Lidhu me ne

Kryesore

Padia e Ramës ndaj Haradinajt, indinjatë në Kosovë dhe “festë” në Serbi

Padia e Ramës ndaj Haradinajt, indinjatë në Kosovë dhe “festë” në Serbi

Padia e kryeministri Edi Rama ndaj Ramush Haradinaj duket se ka rënë si një bombë në Kosovë, por është pritur me “festë” në Serbi.

Padia ishte e paralajmëruar më parë nga kreu i qeverisë shqiptare, por askush në Prishtinë nuk e priste që të dorëzohej në përvjetorin e masakrës së Reçakut, detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të opinionit publik dhe mediave në Prishtinë.

Shumë komentues në mediat sociale në Kosovë kanë reaguar ashpër kundër kryeministrit Rama, me disa që i kujtojnë se Haradinaj ka kaluar gjysmën e jetës nëpër gjykata për shkak të Beogradit dhe të tjerë që e akuzojnë se po punon në emër të Serbisë apo për tradhëti kombëtare.

“Mirë që nuk e ka paditur në Beograd”, shkruan një komentues në portalin e gazetës “Ekspres”.

Të tjerë shprehin shqetësim për dëmin që mund të ketë kjo padi tek marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, të cilat janë futur kohët e fundit në një sërë turbulencash politike, jo vetëm për shkak të përplasjeve Rama-Haradianaj, por edhe për mospjesëmarrjen e Kosovës në Mini-Shengenit Ballkanik.

Shkuarja në gjyq e dy kryeministrave shqiptarë ka marrë një vëmendje të jashtëzakomshme edhe në Serbi ku është pasqyruar nga pothuajse çdo gazetë serbe, të cilat nuk i kanë kursyer komentet.

“Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj është paditur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama për shpifje në lidhje me shkëmbimet territoriale”, shkruan gazeta serbe “’Blic”.

Nga ana tjetër, gazeta serbe “Politika”’ shkruan se kjo padi vjen si hakmarrje kryeministrit Rama për deklaratat e Haradinaj se Kryeministri i Republikës së Shqipërisë po i shërben idesë së shkëmbimit të territoreve në kurriz të interesave të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të Kosovës” .

Gazeta serbe “Espreso” shkruan se Rama vendos të shkatërrojë Haradinajn dhe se shkak është Serbia.

“Edi Rama paditi dje homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit”, shkruan ajo.

Nga ana tjeter, ajo që nuk i ka shpëtuar syrit të mediave, por edhe komentuesve në Kosovë është edhe fakti se kryeministri Rama nuk doli me asnjë deklaratë publike për masakrën e Reçakut, e cila u mohua nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç pak ditë përpara se të vinte në Shqipëri për samtin e Mini-Shengenit.

Ky detaj ka bërë që shumica e komentuesve në rrjetet sociale në Kosovë ta cilësojnë kryeministrin shqiptar si “tradhtar”.

Në padinë prej 30 faqesh të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh.

Por në reagimin e tij të parë ndaj kësaj padije, Haradinaj u shpreh se akuzat e kryeministrit Rama janë plotësisht të pabazuara.

“Është thjesht një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë”, shkroi Haradinaj në rrjetin social Facebook. “Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, shton ai.

Rama nuk ka caktuar shumën e dëmshpërblimit , por përveç kompensimit të dëmit kërkon që Haradinaj të dalë dhe të përgënjeshtrojë publikisht deklaratat që kryeministri shqiptar, i quan shpifje.

Në padi janë të shkruara edhe fjalët që Haradinaj ka deklaruar nëpër emisione të ndryshme, për të cilat Rama shprehet se kanë pasur në kontekst përgatitjet për procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë e jo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Për ish- ministrin e Tregtisë së Kosovës, Bajram Hasani është e turpshme që kjo padi erdhi ditën e masakrës së Recakut.

“Edi Rama sot i quan miq, ata që vrasjen e 45 civilëve shqiptarë e quajtën ‘trillim’ e ngjarje “ë fabrikuar,” ka shkruar Hasani.

Një reagim edhe më i ashpër ka ardhur nga gazetari Berat Buzhala përmes një postimi në Facebook, ku e akuzon Ramën se po dëmton marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë.

“Ndërkohë që padit Kryeministrin e Kosovës, Presidentin e Serbisë Rama e shëtit nëpër ekskursion tek familjet shqiptare”, thotë Buzhala. “Kjo është tmerrshme. E pabesueshme. Bizare. Mizore”, shkruan ai.

Edi Rama dhe Ramush Haradinaj duket se kanë vendosur një rekord në nivelin më të lartë të politikës shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë dhe në raportet mes shefave të dy qeverive.

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahen mend për konfliktet dhe përplasjet publike këtej dhe andej kufirit dhe akuzat e ofendimet publike ndaj njëri-tjetrit.

Lëvizja e Ramës vjen pas akuzave publike të Haradinajt në një intervistë televizive, ku tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Rama kanë tentuar të grabisin miliarda euro nga ndarja e Kosovës.

Sipas Haradinajt, 3 udhëheqësit planifikonin të grabisnin 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës nëpërmjet ndarjes territoriale të Kosovës, por ky plan, sipas kryeministrit në ikje, u prish prej tij.

 “Me një investim jo më të madh sesa 140 milionë €, Trepça jep një fitim neto rreth 500 milionë € në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë €, të cilat duhet t’i gëzojë Kosova dhe Serbia. Ndalova grabitjen 10 miliardë €, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por, unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, tha Haradinaj.

Të dy kryeministrat kanë pasur përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Haradinaj akuzoi kohë më parë Ramën se ky i fundit i ka ushtruar presion për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, si edhe që ishte një nga mbështetësit e planit për ndarjen e Kosovës.

Në një intervistë televizive në korrik, kryeministri Haradinaj “fshikulloi” këdo që mbështeste shkëmbimin e territoreve, duke thënë se Kosova nuk i kishte marrë asgjë Serbisë, që të detyrohej t’i jepte diçka. Ai ka kritikuar edhe qëndrimin e mbajtur nga qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama, duke theksuar se “disa nga armiqtë e Kosovës flasin shqip”.

“Në Uashington po lobohet nga Kosova, Serbia, por dhe Tirana zyrtare për t’i bindur zyrtarët amerikanë se korrigjimi i kufijve është formula e duhur. Po bëjnë shumë gabim”, tha Haradinaj duke nënvizuar se dhe media ka rënë në grackën e këtyre. “Kushdo që kërkon njohjen nga Serbia me shkëmbim territoresh ose me lëvizje kufijsh është armik i 17 Shkurtit të vitit 2008, i Kosovës së Pavarur dhe Kushtetutës. Kushdo që ende më tutje e zvogëlon këtë Kosovë është armik. Çdo ngacmim i kësaj arritjeje, apo çelje është kthim prapa për shqiptarët”, deklaroi kryeministri.

Ai hodhi akuza të forta, duke deklaruar se në Shqipëri janë paguar pará në favor të projektit të ndarjes së Kosovës.

Sipas kryeministrit kosovar, burim i këtyre parave është Rusia, e cila ka arritur të “shtijë në dorë media dhe pushtetarë”.

“Në Shqipëri është lobuar edhe më parë për projektin e ndarjes. Gazetarë dhe analistë nga Kosova… kanë hyrë me shumë para në Shqipëri. Rusët kanë mbërritur në Shqipëri dhe kanë hedhur shuma të mëdha parash për të ndarë Kosovën, duke lobuar në media, televizione dhe pushtetarë”, deklaroi Haradinaj, duke theksuar se kushdo në Shqipëri që del publikisht dhe thotë t’i japin Serbisë Veriun e Kosovës, së bashku me minierën e Trepçës, është duke folur me paratë e rusëve.

Por, përplasja e fortë mes Ramës dhe Haradinajt ishte pas takimit të Berlinit, ku kryeministri i Kosovës tha se kryeministri i Shqipërisë i kishte bërë presion në prezencë të liderëve të Ballkanit kancelares Merkel dhe presidentit Macron për heqjen e taksës.

Rama ka një tjetër version dhe thotë që nuk i ka bërë aspak presion Haradinajt në Berlin, por i ka kërkuar që të pranojë propozimin e Francës.

Ky propozim sipas Ramës ishte që Kosova të pezullonte dhe jo të hiqte taksën për disa muaj dhe presidenti francez në këmbim të kësaj lëvizjeje ofronte heqjen e vizave për Kosovën.

“Sot qytetarët e Kosovës do të lëviznin pa viza dhe nuk do të ishin më në izolim, dhe kjo është mundësi që të vjen një herë”, tha Rama në atë kohë.

Gazeta Si

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook