Lidhu me ne

Kryesore

Rritet frikshëm numri i divorceve, shkak edhe vjehrrat / vjehrrit

Rritet frikshëm numri i divorceve, shkak edhe vjehrrat / vjehrrit

Numri i divorceve në vendin tonë po rritet çdo ditë, por cilat janë arsyet që i shtyjnë drejt divorcit shqiptarët?

“Emigracioni, tradhtia bashkëshortore, dhuna fizike dhe psikologjike, varësitë ndaj bixhozit, drogës, problemet mendore, fizike dhe seksuale”, shprehet avokatja Denisa Daka për TCH.

Sipas INSTAT-it numri i divorceve në 2018 ishte rreth 4900.

“Po ju përmend rastin e një zonjë që erdhi e shoqëruar për të nisur procedurat e divorcit. Pyeta familjarët nëse ishin përpjekur që ta parandalonin këtë gjë, por mu përgjigjën se janë më keq se zonja nëpër familjet e tyre, dhe se kishin ardhur të shoqëronin atë këtë here”, ka thënë Daka.

Me gjithë përpjekjet që bëjnë kryesisht gratë për ta mbajtur martesën në këmbë, divorcet janë të pashmangshme. Numri i tyre vetëm vjen në rritje.

“Ka raste kur mendësia mes tre brezave që jetojnë nën një çati dhe konfliktet për shkak të saj e bën të pamundur martesën. Ka raste kur burri e gruaja shkojnë shumë mirë më njëri tjetrin, por janë prindërit e bashkëshortit, pra vjehrri dhe vjehrra që ndikojnë për keq”, tha Daka.

“Numri vetëm rritet. Divorci nuk njeh moshë. Vijnë çifte me tre muaj martesë, si dhe çifte të moshës së tretë me 35 apo 45 vite martesë. Numri i çifteve që janë drejt divorcit është shumë më I madh nga ata që paraqiten në gjykatë”, shprehet Daka.

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore23 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix23 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook