Lidhu me ne

Aktualitet

Haradinaj akuzon sërish Ramën: Ideator dhe lobues për ndarjen e Kosovës

Haradinaj akuzon sërish Ramën: Ideator dhe lobues për ndarjen e Kosovës

Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj akuzoi sërish ashpër Kryeministrin Rama. Ai tha për të disatën herë se Rama ka punuar dhe lobuar pro ndarjes dhe shkëmbimit të terriotereve mes Kosovës e Serbisë, të njëjtat akuza për të cilat Rama e paditi Haradinajn për shpifje.

I ftuar tek emisioni Open në Top Channel, Zoti Haradinaj u shpreh:

“Ai [Rama] ka qenë ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës.”

Zoti Haradinaj theksoi se kryeministri Rama i ka sulmuar liderët e Kosovës dhe në takime me ndërkombëtarët duke treguar ndasi mes Shqipërisë e Kosovës:

“A ju duket mirë ju që Rama në takime me ndërkombëtarët ka sharë liderat kosovarë duke e quajtur njërin gënjeshtar, njërin hipokrit dhe njërin neo-marksist?!”

Padinë e Ramës ndaj Haradinajt, ky i fundit e quajti ‘një akt të turpshëm’.

Dyshimet se Rama e Vuçiç kanë ideuar dhe mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, Zoti Haradinaj i ka bërë publike që në maj 2019.

Pyetur nga gazetarja Eni Vasili për qeverinë e re në Kosovë dhe nëse Haradinaj do të ishte pjesë e koalicionit qeverisës, ai tha se:

“Në qoftë se do të kemi një ftesë nga LDK-ja unë do i përgjigjem pozitivisht ftesës përtë biseduar. Por duhet thënë se ka gjasa që qeveria të formohet. Vetëvendosja dhe LDK-ja e kanë shumicën dhe mund ta formojnë qeverinë.”

Pyetjes nëse vendosja e taksës 100 përqind mbi produktet serbe ka ndikuar në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe Gjermaninë, Haradinaj u përgjigj se:

“Jo nuk ka sjell asnjë pasojë. Sot ne kemi bashkëpunime në aspektin e sigurisë me SHBA-të. Kemi 1 mijë herë marrëdhënie më të mira me Gjermaninë.”

Ndër të tjera, kryeministri i Kosovës tha se rreth 150 shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën në luftën në Siri. Ai u shpreh se qendrimi i tij kundër shkuarjes në luftë në Siri e ka penalizuar në zgjedhje:

“Kam qenë kundër shkuarjes në luftë në Siri të Kosovarëve. Aty kam humbur vota se u keqkuptova nga besimtarët e devotshëm. Sot unë i kam kthyer të gjithë ato gra e fëmijë nga Siria. Kanë vdekur 150 kosovarë atje dhe askush nuk mban përgjegjësi. Unë nuk jam ai politikani që e harxhon kohën në media dhe pasurinë e hedh në biznese se kështu do i kisha fituar 30 përqind.”

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook