Lidhu me ne

Kioske

Udhëtimet bëjnë mirë… Nise nga vendi yt!

Udhëtimet bëjnë mirë… Nise nga vendi yt!

Për të arritur përmirësimin e vetvetes, sidomos në aspektin shpirtëror na nevojiten një mori aktivitetesh. Në disa raste nuk është e lehtë të përcaktosh aktivitetin e duhur për arritjen e këtij qëllimi. Udhëtimet janë ndër aktivitetet më frytdhënës në rigjetjen e ekuilibrit të humbur. Mendimet, qëndrimet e ndjenjat kur qëndrojnë nën frustrimin e inercisë bllokohen. Bllokim ky që pason në demotimin dhe mos funksionim në aspektin e duhur social.

Nga Albjona Rrapaj, psikologe klinike

Individi ka nevojë të vazhdueshme për hapësira dhe frymëmarrje larg vendit të përhershëm. Ndonjëherë e shohim si të panevojshme të lëvizim diku, duke menduar se shpenzimet apo punët e përditshme nuk do na lejojnë. Këto sigurisht janë justifikime të cilat i përdorim herë pas here. Pavarësisht impenjimeve, secili duhet të kontribuojë në realizimin e udhëtimeve duke e nisur nga vendi i vet.

Kur fillon dhe zbulon bukuritë e vendit tënd dhe emocionet që ato të dhurojnë kupton se sa pak duhet për të arritur të motivohesh sërish dhe për të kuptuar se streset e përditshme janë të rutinës dhe jo të personalitetit apo aq private sa duken. Duke alternuar në mënyrë të vazhdueshme punën dhe impenjimet e përditshme, me udhëtimet zhvillojmë një mënyrë më të shëndetshme jo vetëm në aspektin fizik, por mbi të gjitha në aspektin psikologjik e shpirtëror.

Disa nga përfitimet kryesore të udhëtimeve sidomos në vendin tonë:

– Vendi ku jetojmë është faktor shumë i rëndësishëm për përmirësimin e ndjenjave drejtuar jetës dhe vetes, prandaj udhëtimet në të dhe eksplorimi i bukurive dhe risive na bëjnë të ndihemi më mirë dhe më të qetë.

– Streset e akumuluara dëmtojnë në mënyrë të dukshme mirëfunksionimin tonë si qenie individuale dhe sociale. Ndaj, udhëtimet relaksojnë mendjen duke na bërë t’i përballojmë më thjeshtë këto strese.

– Gjatë udhëtimeve relaksimi i mendjes bën që të motivohemi sërish dhe të jemi më krijues në gjithçka.

– Udhëtimet na bëjmë më pozitivë në raport me veten dhe të tjerët.

– Gjatë udhëtimeve mund të shtojmë rrethin e të njohurve dhe pse jo të miqve të rinj.

– Marrim informacione të shumta për historinë, kulturën dhe njerëzit e vendit drejt të cilit udhëtojmë. Informacione që mund të na shërbejnë në shumë procese personal jetësore.

Përfitimet e mësipërme që përmendëm, duhet të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë për të ridimensionuar mendimet e ndjenjat tona të lodhura e të plogështuara nga e përditshmja.

Në këtë mënyrë do fitojmë energji të reja dhe do përmirësojmë konsumimin. Energjitë e mira udhëheqin mendimet dhe ndjenjat pozitive.

Ndaj sa më tepër të jemi në kërkim të këtyre energjive, aq më shumë do duam mënyrën tonë të jetesës, vendin ku jetojmë, duke krijuar kështu një hartë tepër produktive të të menduarit që pason një jetesë të shëndetshme.

Fiksoni momentet më të bukura që përjetoni gjatë udhëtimeve dhe qëndroni disa çaste në to, në formë meditimi, edhe pse në të vërtetë mund të ndodheni në vendin tuaj të punës apo ambientin ku jetoni.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook