Lidhu me ne

Kryesore

Bashkia Tiranë, parkim me pagesë edhe në periferi

Bashkia Tiranë, parkim me pagesë edhe në periferi

Policë bashkiakë duke gjobitur në Bulevardit Migjeni në Kashar.

Bulevardi “Migjeni” në zonën e Kasharit u përurua nga Bashkia Tiranë vetëm një muaj më parë. Investimi u tha se do t’i jepte zhvillim dhe lehtësira banorëve, të cilët jetojnë në një zonë që mbetet informale për nga projektet e urbanizimit.

“Të ngatërrosh punët e infrastrukturës që ta bën jetën më të lehtë me punët e partisë, është realisht të dëmtosh me duart e tua fatin e familjes sënde” – tha Veliaj gjatë përurimit më 14 janar.

Megjithatë Bashkia nuk është menduar dy herë “për lehtësirat”, por një muaj më vonë ka aplikuar atje parkim me pagesë. Zona përfshihet në kategorinë periferike C të hartës së parkimit dhe nuk është aplikuar shumë në Tiranë duke qenë se pagesa është 20 lekë/ora për 8 orët e ditës nga e hëna në të premte.

Vendosja e parkimit me pagesë ka zhgënjyer banorët, të cilët një muaj më parë e mirëpritën me kënaqësi investimin e Bashkisë.

Ora News intervistoi disa prej tyre të cilët u ankuan për gjobat e vendosura dhe për çmimin që duhet të paguajnë për një zonë e cila ende nuk është urbanizuar tërësisht.

Bulevardi Migjeni është 36 metra i gjerë dhe 1 kilometër i gjatë. Komplekset e pallateve përreth nuk kanë ende rrugë të asfaltuara apo hapësira të sistemuara për parkim.

Ndërkohë prej 1 viti Bashkia ka hequr shërbimin me bileta të parkimit. Parkingu paguhet vetëm me celularë ose në pika elektronike. Pikat elektronike mungojnë në zonat qendrore të Tiranës, aq më shumë në periferi, gjë që nxit rastet e gjobitjes së qytetarëve nëse nuk kanë para në celularë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske10 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar10 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore10 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix10 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix10 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar10 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix11 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix11 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix11 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook