Lidhu me ne

Kryesore

Koronavirusi rezikon të krijojë një emergjencë ushqimore tek të varfërit

Varferia.jpg

Bardha, një nënë e re me dy fëmijë të mitur, burrin e papunë dhe shtëpinë me qira ka si të ardhur të vetme rrogën nga puna në një fabrikë fasoni, që në rastin më të mirë shkon në 25,000 lekë në muaj.

Ajo edhe tani është në borxhe për shkak të pamjaftueshmërisë së të ardhurave, por ndërkohë e ka krejt të pamundur për të përballur karantinën pa punë dhe pa ushqime. Rasti i saj është rasti i të paktën 600 mijë shqiptarëve që sipas INSTAT janë në kufirin relativ të varfërisë.

Shqipëria ofron pagat më të ulta nëEuropë dhe ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë. Më shumë se 60 për qind e popullsisë nuk akses në banka e për pasojë, gjasat për kursime të pjesës së varfër të popullsisë nuk ekziston.

Por teksa masat po bëhen gjithnjë e më ekstreme për lëvizjen e popullsisë, familjet e varfra rrezikojnë të përjetojnë një emergjencë ushqimore.  Ministria e Shëndetësisë qëdrejton edhe funksionet publike të mirëqenies sociale në të periudhë i ka tëperqendruara energjitë në lutën kundër Covid 19, ndërkohë që burimet financiare dhe ato njerëzore për një emergjence sociale duke të pamundura në këto kushte.

Deri tani as qeveria dhe as shoqatat jo qeveritare nuk janë ofruar për furnizime ushqimore ndaj të varfërve në karantinë.

Në vendet e tjera, qëkaluan përvoja të tilla si Kina dhe Italia pati një organizim të qartë në këtë drejtim. Individëve të pamundur u shërbyen me ushqime dhe shërbime të tjera. Një pjesë e e këtyre shërbimeve u kryen në mënyrë vullnetare  nën koordinimin e pushtetit lokal.

Ndërkohë shumë fabrika fason  dhe call center kanë reduktuar punën, për shkak se shumë punonjës kanë refuzuar të punojnë këto ditë. Të tjerët që nuk mundësi financiare do të duhet të ikin në punë megjithë frikën nga COVID, por punët me grumbullime kolektive po shkojnë drejt mbylljes dita ditës, edhe pas urdhrit të fundit të kryeministrit.

Dhoma e Tregtisë së Durrësit dhe Tiranës propozoi dje që punonjësit që do të rrinë në shtëpi për arsye të mbylljes së aktiviteteve, si dhe ato që do të vetekarantinohen, të trajtohen si të sëmurë dhe të paguhen nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore, për një periudhë të paktën 1 mujore dhe pastaj sipas situatës.

Burimet nga Ministria e Financave pohuan se qeveria do të marrë vendimet për trajtime financiare në varësi të situatës. /monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook