Lidhu me ne

Kryesore

Propozimi i PD: Të ofrohet internet falas për familjet me fëmijë, që kanë nevojë të mësojnë online


Partia Demokratike kërkon nga kompanitë telefonike dhe ato të internetit që të mundësojnë internet falas për familjet që kanë fëmijë, pasi këtyre të fundit iu duhet të mësojnë online, pas mbylljes së shkollave deri në datën 23 mars.

“Mijëra fëmijë janë duke marrë mësim online dhe kanë nevojë për internet. Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare e kanë të pamundur të përballojnë faturën e internetit. Një masë e dobishme nga kompanitë celulare është të mundësojnë internet falas gjatë krizës për të gjithë njerëzit në nevojë dhe për prindërit e fëmijëve në shkollë, duke siguruar akses të plotë në mësimin online”, thuhet në deklaratën e PD.

Reagimi i plotë
Partia Demokratike ka marrë me mijëra ankesa dhe mesazhe nga
qytetarët të shqetësuar për vonesa dhe anomali në lidhjet telefonike me familjarët apo miqtë, për shkak të një mesazhi pengues zanor personal të Edi Ramës, që i paraprin telefonatave të tyre.

Në çdo vend, ku Kryeministri shqetësohet për qytetarët dhe jo për propagandën e tij, mesazhet sensibilizuese për shëndetin dërgohen nga institucionet e shëndetit publik, jo nga politikanët.

Partia Demokratike e dënon këtë akt flagrant të ndërhyrjes në privatësinë dhe mundësinë për komunikim normal të qytetarëve nga Edi Rama, që përdor AKEP-in si zyrë propagande të PS.

PD apelon kompanitë celulare që të ndërpresin menjëherë shkeljen e ligjit dhe kushteve të kontratës me klientët dhe të rikthejnë komunikimin e shpejtë dhe normal mes qytetarëve.

Kompanitë celulare, në vend që t’i shërbejnë një individi dhe propagandës personale të tij, mund të luajnë një rol të dobishëm në këto momente kritike për bashkëqytetarët tanë.

Mijëra fëmijë janë duke marrë mësim online dhe kanë nevojë për internet. Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare e kanë të pamundur të përballojnë faturën e internetit.

Një masë e dobishme nga kompanitë celulare është të mundësojnë internet falas gjatë krizës për të gjithë njerëzit në nevojë dhe për prindërit e fëmijëve në shkollë, duke siguruar akses të plotë në mësimin online.

Partia Demokratike dënon thirrjen e papërgjegjshme të Edi Ramës për të bojkotuar mediat. Në një vend demokratik, media e lirë është mjeti më i besueshëm i marrjes së informacionit nga qytetarët.

Përmes medias dhe çdo forme tjetër komunikimi, qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë zërin e mjekëve dhe të specialistëve, jo zërin e propagandës apo të kryeministrit në hall për pikët në rënie të pushtetit të tij.

Në vend që të politizojë gjithçka, duke shqetësuar qytetarët dhe duke sulmuar opozitën, Edi Rama duhet të kryejë detyrat e kryeministrit për t’ua lehtësuar qytetarëve dhe personelit shëndetësor këtë moment të vështirë.

Kryeministri ka detyrë që të rrisë buxhetin e nevojshëm për përballimin e kësaj situate. 3 milionë euro janë krejt të pamjaftueshme!

Në vend të mesazheve telefonike, qytetarët duan që Kryeministri të marrë masa për të mbrojtur biznesin nga mbyllja e përkohshme e detyrueshme, duke e lehtësuar nga detyrimet tatimore. Qytetarët duan siguri nga profesionistët, jo propagandë nga pushtetarët!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix23 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix23 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar23 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar24 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix24 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook