Lidhu me ne

Kioske

Filmat që “parashikuan” koronavirusin rikthehen në vëmendje

Filmat që “parashikuan” koronavirusin rikthehen në vëmendje

Mes frikës së shkaktuar nga koronavirusi, “Contagion”, një film i vitit 2011, në lidhje me një pandemi me ngjashmëri të frikshme me ngjarjet e fundit, reflektonte sesi njerëzit shpesh përdornin trillimin si një mjet për të përpunuar realitetin.

Nuk është për t’u habitur se versioni Hollivudian i pandemive globale shpesh ka dalë në drejtime fantastike, duke drejtuar ushtritë me zombi në filma si “Njeriu Omega”, “Lufta Botërore Z” dhe “Pandemi”.

Një virus fatal i kthen njerëzit në diçka të egër në “Luftën Botërore Z.”

Shembujt e hershëm përfshijnë thriller-in e vitit 1971, “Strain Andromeda”, përshtatur nga një libër i autorit Michael Crichton, i cili u kthye vazhdimisht tek koncepti, në të cilin përparimet shkencore dhe teknologjike krijuan kërcënime ekzistenciale për njerëzimin.

Përzierja e atyre impulseve brenda zhanrit mund të shihet në dy filma të publikuar në 1995: “12 Monkeys”, një komplot fantastiko-shkencor në lidhje me përdorimin e udhëtimit në kohë për të provuar shkatërrimin e një plage të rrallë, që do të zhdukte pjesën më të madhe të njerëzimit si dhe “Outbreak”, një film, në të cilin një virus ajror hyn pa dashje në SHBA nga Afrika, duke kërkuar një ekip mjekësh (të udhëhequr nga Dustin Hoffman), për të garuar kundër kohës, duke u përpjekur për të shpëtuar një qytet ku infeksioni po përhapej.

Vitin e kaluar, rrjeti “National Geographic” transmetoi “The Hot Zone”, një realizim i bazuar në fakte për virusin Ebola në 1989-ën.

“Contagion” lidhet më drejtpërdrejt me rrezikun aktual, duke filluar me atë që ndodhi me një grua (e luajtur nga Gwyneth Paltrow), e cila kthehet në Minesota me një sëmundje të çuditshme pas një udhëtimi në Hong Kong.

Brenda disa ditësh, ajo vdes, duke e lënë burrin (Matt Damon) në një gjendje shoku, para se të tjerët të fillonin të shfaqnin të njëjtat simptoma, pasi sëmundja përhapej në të gjithë botën.

Në të tregohen sakrificat dhe përpjekjet që bën mjekësia për të gjetur një vaksinë. Filmi është një paralajmërim i rreptë që tregon me hollësi se si një vendim i gabuar i politikës mund të ketë pasoja fatale që mund të shuajnë të gjithë njerëzimin.

“Contagion” na rikujton se  disa nga tregimet më të frikshme nuk përfshijnë kërcënimet e mbinatyrshme, por ato që i afrohen më shumë realitetit.

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore11 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix11 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook