Lidhu me ne

Kryesore

Telebamirësia/ Shpërthimi i një pafytyrësie që po banalizohet


Si gjithmonë sa herë në horizont shfaqet ndonjë fenomen karikatural, i pari që e çon në ekstrem atë është Erion Veliaj.

Sjellja e vjetër e atyre që ishin te ndrojtur për ta nxjerrë në pazar bamirësinë që u kishte lindur në zemër, pothuajse është varrosur bashkë me viktimat e koronavirusit. Duke filluar që me disa VIP-a që ndihmonin në fundjavë të varfërit, duke vazhduar me ata që i’u “gjendën” në fatkeqësi të dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit, tani në kohën e pamdemisë, po shndërrohet në fenomen spektakli i bamirësisë.

Si gjithmonë sa herë në horizont shfaqet ndonjë fenomen karikatural, i pari që e çon në ekstrem atë është Erion Veliaj. Ai po na shfaqet përditë në ekrane dhe në mediat që i shërbejnë, me trasta në dorë, rrugëve me baltë të fshatrave, duke i shpënë ndihma familjeve të vobekta. I ka harruar mbjelljet e pemëve, pozat përkrah Noizit dhe Laert Vasilit dhe është përkushtuar telebamirësisë.

Kulmi i paturpësisë, siç bëri sot në Ndorq, i boton dhe emrat e atyre të ngratëve të cilve u shpie nga një qese ushqime. “Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në familjet e Nazim Currit, Bardhyl Trimit dhe Muhamed Trimit në Ndroq” njoftonte zyra e stërmadhe e propagandës së Bashkisë.

Pyetjet që dalin pas kësaj skene të përshtirë që e shohim përditë të xhiruar me një skenografi të re janë disa? Mirë që kanë vendosur t’i çojnë ndihmat të shoqëruar me kamera, po pse aktori i vetëm është Lali Eri? A ka nevojë ai t’i shpërndajë ato personalisht, apo e bën thjesht për t’u dukur? A nuk ka nënpunës të tjerë bashkia, pse ata nuk shfaqen kurrë në TV? Apo mos bëjnë vallë vetë dy qoka në ditë, sa për të në shpifur ekranet duke kujtuar se fitojnë pikë politike në kohë të kolerës?

Nuk ka diskutim që këto pamje që shohim janë një aksion i neveritshëm propagande. Një kopjim banal nga kryebashkiaku i saj që e bën në mënyrë më të sofistikuar dhe në nivel më të lartë Edi Rama.

Edhe kryeministri, me nismën e dërgimit të 30 mjekëve në Itali, pati të njëjtin qëllim, me një serial financiarisht më të kushtueshëm dhe për një publik më të gjerë në numër. Po të mos e kishte për qëllime propagandistike, por thjeshte për solidaritet ndihmën për Italinë, ai nuk do mbante para të 30-ëve një fjalim të panevojshëm në dy gjuhë. Ai nuk do të vishte në mënyrë të panevojshme me skafandra të bardha mjekët që në Rinas, ai nuk do kujdesej që të tregonte pagën e tyre 3 mijë euroshe, për të tërhequr vëmendjen se ata nuk ishin vullnetarë por mercenarë që po paguheshin për një operacion marketingu të ideuar prej tij.

Se sa fort ka dashur Edi Rama të ishte në qendër të vëmendjes në këtë ngjarje, e tregon edhe një fakt i thjeshtë.

E stisi që e stisi fallco, ai mund ta kishte organizuar edhe ndryshe. Duke ditur faktin që Italia kishte bërrë thirrje për ndihmë nga mjekët dhe infermierët ai mund të kishte zgjedhur një regji tjetër. Mund ta kishte bërë seiku vetë 30 shqiptarët iu përgjigjën kësaj thirrjeje. Por jo, ai u kujdes deri në fund që kjo mos dukej si një solidaritet spontan i shqiptarëve të thjeshtë ndaj italianëve që vuanin, por si një bamirësi që ai po i bënte Kontes dhe Di Maios. Ai e kishte propozuar, ai e kishte ideuar dhe ai e kishte financuar. Thesht për të zënë ekranet dhe faqet e para të gazetave.

Ky pra është turpi i kësaj telebamirësie që po banalizohet aq shumë se po tenton të duket si normale. Dhe e keqja është se edhe ndonjë zë i pakët që tenton t’a denoncojë kryqëzohet në turën e druve të turmës së cilës kjo metodë i është bërë një normalitet.

©Lapsi.al

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix6 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi20 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi20 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix20 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix20 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske20 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook