Lidhu me ne

Aktualitet

Karantina – Leje për dalje / Çfarë kërkojnë shqiptarët në internet? Rekord leja për të dalë dhe bastet online

Karantina / Çfarë kërkojnë shqiptarët në internet? Rekord leja për të dalë dhe bastet online

Kur po bëhet gati një muaj që ka nisur kufizimi i lëvizjeve dhe shqiptarët janë vendosur në karantinë të detyruar brenda shtëpive të tyre është interesante ajo që ka ndodhur me atë çka ata kërkojnë në internet, ku kanë liri të plotë.

Nëse sheh se cilat janë kërkimet më të zakonshme në Google, në 12 muajt e fundit, statistikat e google tregojnë se shqiptarët kanë kërkuar pafund për koronavirusin që është fjala kyçe e përdorur në ditët e fundit.

Kjo do të thotë që fjala është futur për kërkim aq shpesh sa ka tejkaluar edhe “google translate” që mbante rekordin pak kohë më parë si fjala më e klikuar apo tërmetin si fjalë tjetër kyçe.

Në totalin e 12 muajve të fundit (nga prilli i kaluar deri më tani) fjalët që janë klikuar më shumë janë koronavirus, bet365mx, lux777, koronavirus update (të dhënat më të fundit për koronavirus) dhe “earthquake” apo tërmeti.

Siç mund të shihet dy prej fjalëve më të klikuara u përkasin faqeve të basteve sportive online.

Por çka ndodhur me kërkimet në google në 30 ditët e fundit?

Të dhënat e Google tregojnë se në krye të kërkimit është “leje për dalje”.

Së fundmi nga qeveria janë marrë masa për dalje të kontolluara të qytetarëve në fasha orare të përcaktuara. Po kështu për të dalë duhet të sigurohet autorizim nga e-albania ose nga policia.

Pikërisht vendosja e këtyre mekanizmave të kontrollit ka bërë që në harkun e një muaji kërkimi kryesor në internet të jetë ai sesi të sigurohet një lejë për dalje. Fjala e dytë me të cilën është kërkuar më shumë në google në 30 ditët e fundit është “shqipëriaqëduam.al”.

Rritja e klikimeve për këtë web duket se lidhet me nismën direkte të Kryeministrit që në datë 24 mars vendosi që të gjithë qytetarët që donin të komunikonin me të të shkruanin pikërisht në këtë platformë.

Covid-19 është fjala e tretë kyçe ndërsa e katërta është vlerësimi i popullatës dhe e pesta sërish lidhet me lejet për dalje por këtë herë duke i shoqëruar me fjalën tjetër e-albania.

Nëse kalojmë tek ajo se çfarë kanë kërkuar shqiptarët në kanalin tjetër Youtube rezulton një alternativë e gjerë nga serialet turke si Ertugruli tek recetat dhe specifikisht sesi bëhet pica.

Fjalët kyçe të kërkimit në 30 ditët e fundit:

Fjalët kyçe të kërkimit në 12 muajt e fundit:

Monitor

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook