Lidhu me ne

Aktualitet

Rreth avionit të përbashkuar

Ata që duhet të heshtnin folën. U shkëlqenin sytë nga tituj të tipit “dhe 10 minuta avioni i Pacollit zbret në aeroport”. Uturrima e motorëve të avionit vetjak ishte muzikë për veshët e atyre që duhet të kenë belbëzuar me ngazëllim vargjet e Naimit “hingëllin e s’mbahet kali, që sjell mbretnë e Shqipërisë”, sepse “pëllumbi i shkruar po vjen të shpëtojë mëmëdhenë”.
Ata që duhet të vepronin heshtën gjithashtu.

Nga Ilir Babaramo

Plot 205 vjet më parë, në pranverën e vitit 1815, bota u gdhi me një lajm të frikshëm. Gjithë fronet mbretërore e perandorake, nga Londra në Vjenë, nga Moska në Paris, përfshirë dhe fronin e Papës së Romës, u tronditën. Njeriu që kishte përmbysur ekuilibrin botëror dhe ndryshuar përfundimisht rrjedhën e historisë, kishte braktisur ishullin e Elbës.
Me një saktësi dhe entuziazëm të pakrahasueshëm itinerarin e Napoleonit të parë, nga zbarkimi në gjirin e Zhyonit, marshimin triumfal nga Antib deri ne hyrjen e bujshme në Tuillerie, e përshkruan gazeta zyrtare e kohës “Moniteur”. Titujt e asaj gazete të kohës ngjasojnë mjaft me entuziazmin, me të cilin portalet dhe analistat që janë në payroll të Hashim Thaçit, pëshkruan një tjetër udhëtim që pritet të sjellë një tjetër përmbysje ekulibri po aq dramatike, atë të Behgjet Pacollit, nga Lugano drejt Tuillerie-së shqiptare të Marecit.

Ata që duhet të heshtnin folën. U shkëlqenin sytë nga tituj të tipit “dhe 10 minuta avioni i Pacollit zbret në aeroport”. Uturrima e motorëve të avionit vetjak ishte muzikë për veshët e atyre që duhet të kenë belbëzuar me ngazëllim vargjet e Naimit “hingëllin e s’mbahet kali, që sjell mbretnë e Shqipërisë”, sepse “pëllumbi i shkruar po vjen të shpëtojë mëmëdhenë”.
Ata që duhet të vepronin heshtën gjithashtu. Skenën e pushtuan dy vetë; Hashim Thaçi që përdori imunitetin e kryetarit të shtetit dhe vendosi të bëhet një korrier i postës së shpejtë, duke kaluar kufirin shqiptar për t’i marrë me ngut, vetë me dorën e tij, firmën Pacollit për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. I dyti, ishte ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm. Paniku i deklaratave të Xhelal Svelcës mund të krahasohet më atë të Hekuran Isait, kur diversanti Xhevdet Mustafa zbarkoi në pyllin e Divjakës.
Autoritetet e Tiranës heshtën dhe nuk vepruan. Në tetë javë të karantinës, avioni i Pacollit ishte i vetmi fluturim që thyente monopolin e Air Byrazer. Avioni u ul, pasagjeri kaloi nga pjesa VIP e aeroportit dhe Pacolli ishte i pari që hynte në territorin shqiptar pa iu nënshtruar karantinës. Madje, karantinës nuk i kishte shpëtuar as dhe dikush që vuante nga kanceri në gjendjen terminale dhe vdiq në hotelin e Sadriut, deputetit të PS-së, pak ditë pasi kishte ardhur zbritur në Rinas. Por, i gjori nuk ishte pacoll. Bexhi, siç e quajnë miqtë, apo baci siç e thërrasin ata që marrin ndonjë të shkoqur, ka avion personal. Ata që duhet të vepronin ngritën traun, jo vetëm se e kanë marrë si favor atë avion për të fluturuar deri në Pekin, por donin t’i ngulnin një thikë qeverisë që rreket të këpusë fijet okulte që lidhin politikanët e Prishtinës e Tiranës bashkë. Ata që duhet të flisnin heshtën. Bexhi është bujar, baci ka hotel në Lugano, ku mund të shkosh për fundjavë. Që nga koha e Mahmut Bakallit kështu ka qenë gjithmonë, i gjindshëm si ai.
Avioni i Pacollit është shumë më shumë se kaq. Madje, fluturakja e Behgjetit është më shumë se institucion. Nëse dikush do përpiqej të gjente një simbol të 20 viteve të fundit politike të Kosovës, pa dyshim do ishte mjeti fluturues i atij që disa e thërrasin me dashuri, Bexhi dhe ca të tjerë që e quajnë baci, me përkëdheli. Gojët e liga mund të thonë se avioni i tij është endur kot mes reve dhe politika që ka prodhuar Pacolli është një re e madhe e flashkët në pantallona. Gabohen. Ai i di mirë llogaritë e veta. Ku është parë ndonjëherë në historinë botërore që dikush që ka vetëm një deputet të marrë katër ministri, përfshirë zëvendëskryeministrin e parë, ministrin e jashtëm, të brendshëm dhe të ekonomisë? Si mund t’i thuash shejtan-budalla me një sukses të tillë?
Pacolli ka shumë profesione. Ai i stjuard të një avioni-charter i shkon më mirë se çfarëdo. Me një avion të tillë fluturoi nga Moska në Beograd, ku u prit nga Milosheviçi dhe më pas u dërgua në Sllatinë për të marrë po me avionin e tij Rugovën për të bërë kompromis në Beograd. Dihet që Rugova nuk pranoi ta takojë emisarin e Kremlinit. Kjo ndodhi, në kohën kur avionët e NATO-s kishin marrë action order. Ishte koha, kur një tjetër emisar , Baton Haxhiu merrte në makinën e tij në Prishtinë Mahmut Bakallin për ta çuar në bisedime në Brezovicë me shefin e përgjithshëm të UDB-s, Stanishiç.
Në fakt, statusin e një simboli kombëtar avioni i Pacollit e mori dy vjet më parë. Kishte ardhur momenti, kur në bisedimet me Vuçiçin , Thaçit i duheshin si dekor kryetarët e partive të tjera. I futi të gjithë në bord. Ramushin, Kadriun, Fatmirin. Shkuan në Bruksel. Aty i la pas dere. Por, u ngushëlluan nga një darkë e bollshme që Behgjeti din të ofrojë si askush tjetër në vaki të tilla. Kush tjetër, veç “kronikanit personal” të Thaçit mund ta përshkruante më mirë endjen e çarterit me baballarët e kombit në bord. Sipas Batonit, vetëm syçeltësia e Pacollit e shpëtoi kombin shqiptar nga një tragjedi. Gjithnjë sipas dëshmimtarit më të besueshëm, piloti zgjodhi korridorin më të shkurtër, atë që kalon mbi Serbi. Askush nuk e kuptoi, përveç Pacollit, i cili e urdhëroi menjëherë pilotin të ndryshojë kurs. Pjesa tjetër e kësaj aventure merret me mend, sërish mes reve në pantallona.
Tani Thaçit i duhen pasagjerë të tjerë në bordin e avionit të Pacollit. Ka shtuar Isa Mustafën bashkë me bastunët e tij në LDK, akademikët Agim Veliu, Hajrullah Hoti, Gani Geci e Lutfi Haziri. Sërish përmes Batonit testoi opinionin publik: “Shiqo kjo histori nuk mund të zhagitet. Ngo, ka vetëm një mundësi: zhbërrje e gjykatës speciale dhe definim i veriut”-, tha duke ju dridhur zëri korrieri i Brezovicës. Pazar më të shkoqur nuk mund ta shqiptonte as stjuardi i avionit: Japim veriun e Kosovës dhe Thaçi shpëton nga gjykimi në Hagë.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook