Lidhu me ne

Aktualitet

Remdesivir, ilaçi që po jep efekt te pacientët me covid-19

“Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t’u shëruar”, u tha zoti Fauci gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. “Ai është një ilaç mund të bllokojë këtë virus”.

Remdesiviri, një ilaç eksperimental antiviral, ka rezultuar i efektshëm në trajtimin e pacientëve me COVID-19. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, doktor Anthony Fauci.

“Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t’u shëruar”, u tha zoti Fauci gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. “Ai është një ilaç mund të bllokojë këtë virus”.

Më 21 shkurt në Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive nisi një gjykim ndërkombëtar i një prove klinike mbi efektin e placebos tek qindra pacientë me koronavirus të shtruar në spital tha zoti Fauci. Pacientët që trajtoheshin me Remdesivir u duhej 11 ditë kohë për t’u shëruar krahasuar me 15 ditë që u nevojiteshin atyre pacientëve që u jepej placebo.

“Sa herë ka prova të qarta se një ilaç funksionon, kemi detyrimin etik që tua tregojmë menjëherë njerëzve që janë në grupin e atyre që trajtohen me placebo, që dhe ata të mund të kenë qasje. Provat e tjera që po kryehen tashmë me ta kanë një standard të ri të kujdesit”, u tha zoti Fauci gazetarëve.

Remdesiviri, një ilaç antiviral i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Sciences”, është një ilaç për përdorim intravenoz, që ndërhyn tek një enzimë që riprodhon materialin gjenetik viral. Në testet e kryera tek kafshët kundër SARS-it dhe MERS-it, sëmundje të shkaktuara nga koronaviruse të ngjashme, Remdesiviri ka ndihmuar në parandalimin e infeksionit dhe uljen e ashpërsisë së simptomave. Por ilaçi nuk është miratuar për përdorim të mundshëm nga asnjë vend në botë. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të japë të mërkurën autorizimin për përdorimin urgjent të tij për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Një studim tjetër me Remdesivir nuk ka dalë në ndonjë përfundim pozitiv, çështje për të cilën gazetarët e pyetën zotin Fauci.

“Është një studim i mangët”, tha zoti Fauci për studimin botuar në revistën mjeksore “The Lancet” sipas të cilit Remdesiviri nuk ishte efektiv në trajtimin e pacientëve me COVID-19. “Nuk është studim adekuat”, tha ai. COVID-19 ka shkaktuar deri tani vdekjen e më shumë se 226,000 njerëzve në të gjithë botën, nga të cilët mbi 60 mijë në Shtetet e Bashkuara. Numri i personave të infektuar në SHBA e tejkalojn të një milion vetët, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Të mërkurën Presidenti Donald Trump la të kuptohet se shifra është “tregues i mundësive superiore testuese të vendit”.

“Të mendosh që Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste sesa Kina a beson vërtet dikush këtë gjë?!” shtoi zoti Trump. Ai fajësoi sërisht Kinën, vendi ku raportua rasti i parë me koronavirus, si dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, lidhur me pandeminë.

“Ata na keqinformuan”, tha zoti Trump për OBSH-në, duke e quajtur atë “një instrument të Kinës”.

“Ata (Kina) nuk mund të përshëndeten rreth asaj që ndodhi dhe OBSH në thelb po bën këtë gjë”, u tha zoti Trump gazetarëve. “Kjo krijon probleme me ne”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji Presidenti ndërpreu fondet amerikane për organizatën, që llogaritet çdo vit nga 400 në 500 milionë dollarë. OBSH-ja thotë se po punon me partnerët e saj për të mbyllur hendekun financiar të krijuar për shkak të vendimit të administratës Trump. Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i OBSH-së. “Mund t’ua japim ato (paratë) grupeve më të vlefshme. Do të marrim një vendim në një të ardhme të afërt”, tha Presidenti Trump. /VOA

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook