Lidhu me ne

Kryesore

Lubonja: Pse kurba e covid në Shqipëri nuk ka asnjë logjikë

“Kthimi duhet të jetë i ngadaltë dhe jo me vrull. Duhet strategji për këtë kthimin gradual. Unë mendoj se nuk kemi strategji për kthimin gradual, por jemi tek shpresa e Zotit, sic thonë shqiptarët. Ka një gjë që ta thotë bonsensi përtej shkencës.

Publicisti Fatos Lubonja thotë se kurba e COVID-19 në Shqipëri nuk ka asnjë lloj logjike dhe një nga arsyet sipas tij është se nuk janë tamponuar asimptomatikët. Kjo gjë për Lubonjën përbën një rrezik tani që jemi në fazën e hapjes.

“Kemi një kurbë që ka rezultuar pak a shumë e çrregullt. Nuk kemi një kurbë që të ketë një lloj logjike dhe një nga arsyet sipas asaj që më rezulton mua është fakti se tek ne nuk ka pasur një strategji tamponimi më të madhe.

Kanë munguar tamponët. Tamponët duhen edhe për të identifikuar edhe ata që janë asimptomatikë. Sa kohë që këta kanë qenë në shtëpi nuk kanë qenë rrezik. Por në momentin që dalin dhe dalin dhe moshat delikate këta bëhen rrezik. Kjo është një e papritur.

Në Itali ka filluar të diskutohet shumë testimi i gjakut për të kapur antitrupat dhe bën seleksionimin tjetër të një pjese të popullsisë e cila e ka kaluar dhe është imunizuar ndoshta dhe jashtë rrezikut dhe këtu nuk flitet fare. Në Itali ka filluar.

E treta që mua më shqetëson në këtë situatë është se dola sot dhe ishte rruga plot. Njerëz pa maska gjysmë për gjysmë dhe ndërkohë në Itali jo vetëm që ka dalë ideja që duhet maska patjetër, por që flitet dhe 50 cent maska.

Ndërkohë që këtu tek ne, maska më e lirë ishte 1 euro e ca, më e shtrenjta 6 mijë lekë të vjetra në farmaci. Të gjitha këto tregojnë se ka mungesë investimi hedhje parash. Ajo që është më e lehta është karantinimi. Tek ne më shumë se bashkëpunim ka qenë dhunë, shtrëngim, frikësim. Unë i shoh njerëzit sikur janë lëshuar tani. Bashkëpunim do të thotë të kesh përgjegjësi dhe për tjetrin”.

Lubonja thotë se qeveria nuk ka një strategji të qartë për rikthim gradual në atë gjendje që ishim më herët.

“Kthimi duhet të jetë i ngadaltë dhe jo me vrull. Duhet strategji për këtë kthimin gradual. Unë mendoj se nuk kemi strategji për kthimin gradual, por jemi tek shpresa e Zotit, sic thonë shqiptarët. Ka një gjë që ta thotë bonsensi përtej shkencës.

Karantina ishte edhe e duhura disi, sepse nuk kemi sot vaksinën. Ajo që bie në sy është se jugu i Italisë është pak a shumë si ne. Nëse infektohen shumë njerëz, atëherë si do ia bëjmë ta ndalim këtë gjë? Janë distancat sociale, janë testimet që duhen bërë, për të parë kush duhet izoluar e kush jo. Ka një masë gjërash që unë i shoh të vështira se mund të bëhen tek ne”, – tha Lubonja në emisionin “Real Story” në News24. 

MË TEPËR

Kryesore33 minuta më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix38 minuta më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi14 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi14 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix14 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix14 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske15 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook