Lidhu me ne

Kryesore

Kërkon 30 mln euro borxh për teatrin e ri

PD nxjerr dokumentin ku Veliaj i lutet Ramës: Më duhen 30 milionë euro për Teatrin e ri

Partia Demokratike ka zbuluar një dokument, i cili tregon se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, vetëm 4 ditë nga shembja e Teatrit Kombëtar dhe kur në vendngjarje nuk ishin hequr ende rrënojët i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkon ndihmë financiare për të ndërtuar teatrin e ri.

Sipas dokumentit, Veliaj i ka kërkuar Ramës 30 milionë euro kredi për projektin e kompanisë Fusha për teatrin.

Ish-deputetja Jorida Tabaku: ka kërkuar nisjen e hetimeve për Veliajn dhe Ramën lidhur me këtë çështje.

Në letrën e publikuar, Veliaj flet me hamendësime se projekti i ri kushton “rreth 30 mln euro” pa vënë asnjë në dispozicion asnjë preventiv që ta justifikojë këtë shifër.

Madje ai thotë se bashkia ka hyrë në bisedime me Bankën Europiane të Investimeve për të mbështetur projektin me kredi ndaj kërkon ndihmën e qeverisë për të dalë garante.

DEKLARATA E TABAKUT

Si hajdutë e prishën teatrin  në kohë pandemie, si pushtues të lirive përdorën dhunën karshi qytetarëve dhe tani duan të marrin borxhe ndërsa vendi është në krizën e thellë ekonomike.

Paftyrësia e një rregjimi që pasi na la pa një godinë historike do marrë 30 mln euro borxh nga institucione ndërkombëtare për të kënaqur Ramën dhe Veliajn dhe ëndrrat e tyre për pushtet dhe parà në kurrizin e shqiptarëve. Veliaj, njeriu që duhet të largohet një orë e më parë nga kryebashkiaku për tu hetuar nga Prokuroria për shkeljet ligjore sot kërkon të fusë në borxh gjithë Shqipërinë.

Ky është modeli i tyre i zhvillimit, kjo është ajo që dinë të bëjnë: Prishin çdo menorie historike, pastaj rrisin taksat dhe ato taksa I vjedhin,  varfërojnë shqiptarët dhe I zhysin në borxhe që do t’i paguajnë po ato. Nuk është për t’u habitur se hajnitë kështu veprojnë.

Duan të marrin 30 mln euro borxh ndërsa shqiptarët nuk kanë marrë asnjë mbështetje dhe akoma më keq po zhyten në varfëri. Rrisin borxhin publik ndërsa rritet papunësia dhe kjo vetëm që Rama të kënaqë egon e tij dhe Fusha të ndërtojë kullat e radhës.

Kjo shkresë është dëshmi e shtetit antishqiptar dhe oligarkik që kanë ndërtuar.

Pa leje, pa rregulla, në shkelje të Kushtetutës, në kundërshtim me çdo normë e parim demokratik, pa fonde me sy e mendje të errësuar si e si për të pasur miliona euro dhe kullat në qendër janë të gatshëm për të vepruar me çdo mënyrë.

I mbyllin shqiptarët në shtëpi, u heqin lirinë e dinjitetin pastaj u marrim çdo gjë duke i rënduar më tej me taksa. Mos i kërkoni turp hajdutit aq më pak Veliajt dhe Ramës që turpin e kanë ngrënë me bukë prej kohësh! Të dy meritojnë të hetohen por më së pari të frenohen për këtë çmenduri që po veprojnë, po marrin borxh në kurrizin e shqiptarëve për të mbuluar krimin e prishjes së teatrit.

Nuk ka parë Shqipëria kurrë kështu pushtuesish, me pronat publike, me paratë e shqiptarëve, me të ardhmen e tyre!

Nuk ka detyrim më të madh për qytetarët e Tiranës se sa të çojmë përpara drejtësisë kryebashkikun Veliaj që vrau historinë e qytetit.

Nuk ka detyrim më të madh për qytetarët e Shqipërisë se sa të dërgojnë përpara përgjegjësisë penale kryehajdutin Rama që do të fusë një popull të tërë në borxhe vetëm për të ndërtuar një teatër me kulla.

U bëjmë thirrje institucioneve financiare të refuzojnë unanimisht të bëhën pjesë e aferës kriminale. Nuk ka asnjë borxh që shlyen vrasjen që iu bë kulturës, trashëginisë dhe pasurisë publike të një kombi të tërë.

Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë nuk e duan këtë borxh. Ne nuk mund t’ua lëmë këtë turp si barrë fëmijëve tanë. Ne do ta luftojmë atë me çdo mjet ligjor dhe politik.

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix22 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix22 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix22 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix22 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix22 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix22 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix22 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix22 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix23 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook