Lidhu me ne

Kryesore

Qeveria kërkon pushtetin për të përgjuar qytetarët pa vendim gjykate

Nga Megi Ndregjoni – Exit.al

Qeveria kërkon pushtetin për të përgjuar qytetarët pa vendim gjykate

Pergjim

Qeveria po kërkon që policia të përgjojë qytetarët pa vendim prokurorie dhe gjykate, çfarë do të jetë jo vetëm dhunim i të drejtave kushtetuese të qytetarëve, por do t’i japë qeverisë një mjet të rrezikshëm që mund të abuzohet për qëllime politike apo private.

Qeveria ka miratuar dhe i ka dërguar në shkurt 2020 Kuvendit disa ndryshime në ligjin për policinë, të cilat nëse do të miratohen do t’i japin policisë së shtetit të përgjojë dhe gjurmojë qytetarët vetëm me vendim të saj për një periudhë deri në tre muaj, pa kërkuar fare leje nga gjykata.

Mbikqyrja që kërkon të kryejë policia përfshin:

—Përgjimin audio të mjedisve dhe bisedave telefonike

—Filmin dhe fotografimin e personave

—Ndjekjen e lëvizjes dhe vendodhjes së personave

Qeveria është justifikuar se këto kompetenca të jashtëzakonshme të policisë janë të nevojshme për të për të parandaluar veprat penale, por edhe nëse kjo mund të jetë e vërtetë në parim, qeveria nuk sqaron se pse parandalimi i krimit mund të bëhet duke shmangur prokurorinë dhe gjykatat.

Aktualisht policia i ka të gjitha këto kompetenca, por ato mund të ushtrohen vetëm me urdhër të prokurorisë dhe gjykatës.

Përgjimi është një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm që mund të abuzohet lehtë, ndaj për të garantuar që ai përdoret në mënyrë të drejtë dhe vetëm kur është e domosdoshme. Arsyet për përgjim dhe procedura e vendim-marrjes për përgjimin e shtetasve janë të përcaktuara qartësisht, në mënyrë të ngurtë nga ligjet e vendit—nga Kushtetuta deri tek Kodi i Procedurës Penale—dhe i nënshtrohen rishikimit nga disa organe, përfshi gjyqësorin, përpara se të bëhen të zbatueshme.

Procedura e parashikuar nga ligji është:

  • Policia i kërkon prokurorit autorizim për të përgjuar
  • Prokurori jep autorizim, por kërkon brenda 24 orëve miratimin nga gjykata.

Projekti i propozuar i fshin të gjitha këta mekanizma kufizues dhe kontrollues dhe mundëson uzurpimin nga policia të kompetencave të sistemit të drejtësisë, prokurorisë dhe gjykatës.

Përgjimi është veprim, i cili kryhet vetëm në rastet kur ka një hetim. Prokuroria është i vetmi organ, i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për kryer hetime për veprat penale.

Me anë të këtij projektligji, qeveria ia kalon kompetencat e prokurorisë, Policisë së Shtetit, organ në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Kjo gjë jo vetëm shkel Kushtetutën, por dhe parimin e ndarjes së pushteteve, duke i dhënë qeverisë kompetencat e prokurorisë.

Ligji shmang të gjithë procedurën e parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale, i cili ja jep gjykatës të drejtën për të autorizuar përgjimin ndaj një qytetari. Kodi përcakton se rastet kur mund të përgjohet janë për vepra penale të rrezikshme, të cilat dënohen deri në 7 vjet burg.

Projektligji i jep të drejtën policisë të vendosi përgjimin ndaj qytetarëve pa asnjë kontroll, pa asnjë procedurë dhe në për çdo vepër penale.

Mbi të gjitha, projektligji dhunon hapur të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, të mbrojtura nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare.

Përgjimi i një qytetari cenon të drejtën e tij për një jetë private. Gjykata e Strasburgut ka përcaktuar qartë se ndërhyrja në këtë të drejtë mund të bëhet vetëm në rastet e domosdoshme dhe procedura duhet të jetë qartësisht e përcaktuar, në mënyrë që të mos lëri hapësirë për abuzim.

Në kundërshtim me këtë standart të Strasburgut, ligji nuk përcakton asgjë në lidhje me mënyrën, procedurën dhe rastet e përgjimit, duke ia lënë në dorë policisë.

Ndaj Kuvendi duhet ta hedhi poshtë këtë nisëm të tillë antikushtetuese me pasoja të rënda për të drejtat e njeriut.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook