Lidhu me ne

Gatime

Vetitë / Gjethet e dafinës shërojnë këto sëmundje, ja receta që duhet ta provoni patjetër

Gjethet e dafinës shërojnë këto sëmundje, ja receta

Dafina është përdorur nga paraardhësit tanë për të përgatitur finjë (dezinfektant ose sapun) për të pastruar rrobat dhe enët e kuzhinës, veçanërisht në rastet e shfaqjes së epidemive. Romakët e lashtë e përdornin dafinën për të trajtuar sëmundjet e mushkërisëNë ditët e sotme vlerat e dafinës shkojnë përtej dhe përfshijnë stomakun dhe veshkat. Këto gjethe fantastike kanë aftësi të detoksifikojnë trupin, ngadalësojnë procesin e plakjes, përshpejtojnë procesin e shërimit, mbrojnë organizmin nga infeksionet, mbajnë diabetin nën kontroll, përmirësojnë shëndetin e zemrës, reduktojnë inflamacionin, rregullojnë frymëmarrjen, përmirësojnë tretjen, lehtësojnë dhimbjet nga reumatizma, luftojnë bronkitin, parandalojnë gripin e shumë të tjerë. Gjethet Gjethet e dafinës vijnë nga familja Laurus Nobilis vendlindja e të cilës është Mesdheu. Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitaminë C, vitaminë B dhe A. Kjo e fundit është një antioksidant natyral që njihet për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive. Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, potasi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Potasi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut. Hekuri është thelbësor në prodhimin e qelizave të kuqe. Dafina dhe sistemi tretës Gjethet e dafinës kanë një impakt të fortë në sistemin tretës si diuretik që ul nivelin e toksinave në trup dhe reagon ndaj helmimeve ushqimore. Përmbajtjet organike të gjetheve gjithashtu ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë një stomak të trazuar dhe zorrët. Dafina dhe frymëmarrja Vaji i dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin dhe ndihmuar me problemet me frymëmarrjen. Nëse nuk keni mundësi të përdorni vaj, mjafton të zieni ujë më dafinë dhe të shfrytëzoni avullin që do t’ju lehtësojë dhe do të eliminojë bakteret e rrezikshme që gjenden në sistemin e frymëmarrjes. Por kujdes se përdorimi i vajit të dafinës i ndalohet grave shtatzëna. Përmirëson shëndetin e flokëve Nëse do të përmirësosh shëndetin e flokëve dhe të heqësh zbokthin atëherë përdor gjethe dafine. Lagi ato në ujë dhe fërko lëkurën e kokës pas larjes. Përbërësit e dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë. Dafina ka efekt anti-inflamator Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është se këto gjethe reduktojnë inflamacionin në organizëm. Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element të njohur si parthenolide që redukton irritimin në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti. Dafina ndihmon zemrën Gjethet e dafinës kanë në përmbajtjen e tyre acid kafeik dhe rutin, dy elemente që i japin zemrës forcë. Rutina forcon kapilarët e gjakut në zemër, ndërkohë që acidi largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular. Parandalon kancerin. Kombinimi i fuqishëm i antioksidantëve që gjenden te dafina mbrojnë organizmin nga radikalet e lira që shkaktojnë mutacion të qelizave të shëndetshme në kancerogjene. Këto përbërës parandalojnë një mutacion të tillë. Dafina kundër ankthit dhe stresit Dafina ka një efekt lehtësues, çlirues dhe qetësues. Trumza, borziloku dhe dafina kanë në përmbajtjen e tyre linalol, një element që ul hormonet e stresit në organizëm. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësohesh edhe në momentet më stresuese kur ankthi është i lartë. Dafina kundër diabetit. Gjethet e dafinës kanë lidhje direkte me rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul rrezikun e sëmundjes së diabetit.   Vaj ulliri me gjethe dafine -kurë për të trajtuar variçet dhe dhimbjet e kyçeve Përbërësit: 60 gramë gjethe dafine të njoma ose të thata 500 ml (dy gota) vaj ulliri Mund t’i shtoni rozmarinë për aromë Udhëzimet: Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës Hidhini në kavanozë qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë Herë pas here, shkundini kavanozët e qelqit që të lejohet përzierja e njëtrajtshme Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët Përdorimi Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin. Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit. Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës. Dhimbja do të ikë brenda pak kohe. Konsumimi Këtë vaj mund ta pini për problemet e stomakut, mëlçisë dhe oreksin. Mund të konsumoni një lugë gjelle në mëngjes esëll për 30 ditë. Kurën e përsërisni nëse e ndjeni të nevojshme. Me dafinë kundër gripit, bllokimeve dhe sekrecioneve Kura me avullin e lëshuar nga dafina i hap rrugët e frymëmarrjes dhe zhbllokon hundët. Ekspertët rekomandojnë zierjen e 6 gjetheve të dafinës në dy gota me ujë. Pasi uji të ketë marrë valë, hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një enë tjetër. Mbulojeni kokën me peshqir dhe mbajeni fytyrën pranë enës. Merrni frymë thellë duke nuhatur aromën e këndshme të dafinës. Shurup kolle përgatitur në shtëpi Dafina përbën një mënyrë efikase për të trajtuar kollën e thatë. Kura kundër kësaj kolle përgatitet shumë lehtë në kushtet e shtëpisë. Në një tenxhere ose çajnik ju udhëzon që të hidhni dy gota me ujë dhe më pas 6 gjethe dafine. Pasi të kenë zier për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe lëreni të ftohet. Lëngun hidheni në një tas qelqi dhe shtoni gjashtë lugë gjelle me sheqer kaf dhe lëngun e një limoni. Përziejini mirë përbërësit me njëri tjetrin dhe lëngun futeni në një kavanoz me kapak, të cilin mund ta ruani në frigorifer për 7 ditë. Kompresat me gjethe dafine Gjethet e dafinës janë shumë të mira kundër bronshitit. Me to ju mund të bëni kompresa të mira e shëruese. Në një tenxhere të vogël hidhni dy gota me ujë dhe pasi të kenë marrë valë shtoni 3 gjethe dafine. Fikeni sobën dhe pas pak minutash, në tenxhere hidhni një napë të cilën më pas mund ta përdorni si kompresë e ta mbani në kraharor. Një mënyrë tjetër është që pasi gjethet e dafinës të kenë qëndruar në ujë të ngrohtë për disa minuta, t’i vendosni menjëherë mbi kraharor. Vaji esencial i dafinës Aroma e thellë e dafinës ju ndihmon të merrni frymë lirisht. Për përgatitjen e vajit të dafinës ju duhen 4-5 gjethe dafine dhe 2 gota me vaj bajameje të ëmbël. Pastrojini gjethet dhe hidhini në një kavanoz bashkë me vajin e bajames. Lërini së bashku për 40 ditë dhe më pas mund ta përdorni vajin për të përmirësuar frymëmarrjen ose kundër sinozitit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook