Lidhu me ne

Mix

Horoskopi i Shëndetit 

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Ky është një vit i mbarë edhe në aspektin shëndetësor. Gjatë 2020-ës keni për t’iu përkushtuar më tepër kontrollit të shëndetit dhe gjendjes tuaj trupore në përgjithësi. Gjatë këtij viti do të gjeni edhe qetësinë e munguar spirituale. Nuk duket t’i braktisni, madje duhet t’i shtoni ushtrimet fizike, si dhe të vazhdoni të kujdeseni mënyrën e të ushqyerit. Dashi karakterizohet nga nevoja për të zgjedhur gjithmonë ushqim të shëndetshëm. Nuk përjashtohet mundësia e konsultave me doktorin, kontrolle të shpeshta si dhe do të zgjidhni të bëni disa ndryshime madhore dhe pozitive në stilin e jetesës. Por ka githashtu një hallkë të dobët: Sistemi kockor. Rekomandohet të shmangni ushtrimet e rënda fizike, të tregoni kujdes të shtuar gjatë dimrit si dhe mos neglizhoni këshillat e specialistëve nëse keni probleme reumatike apo osteoartikulare.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Ky vit do të jetë plot energji, megjithëse gjendja shëndetësore do të varet së tepërmi nga mënyra se si ju zgjidhni t’i përdorni këto energji. Rekomandohet të prisni, apo rralloni veset, nëse keni, kryesisht atë të duhanpirjes. Dieta është shumë e rëndësishme gjatë këtij viti. Ushqimi i mirë do t’ju japë energjinë e duhur për të arritur qëllimet dhe të përmbushni ëndrrat tuaja. Çdo lloj lëvizje do të jetë pozitive për ju, qoftë shëtitje, piknik në natyrë apo fitnes. Gjatë muajve të parë të 2020-ës, stresi dhe sistemi i tretjes do t’ju shkaktojnë probleme, ndaj nuk rekomandohet të neglizhoni pushimin dhe mirë-ushqyerjen.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Shëndeti dhe gjendja shpirtërore do të jenë të lidhura me njëra-tjetrën gjatë 2020-ës. Kur jeni të trishtuar apo në ankth, sistemi imun dobësohet, e bëheni më të prekshëm nga sëmundjet. E kundërta ndodh kur jeni kofident dhe optimist. Me fjalë të tjera, gjatë 2020-ës nuk do të prekeni nga asnjë problem serioz shëndeti. Ndaj sugjerohet të aktivizoheni më tepër me ushtime fizike por edhe meditim. Shpenzoni më tepër kohë në shoqërinë e atyre që doni dhe kini kurajon të bëni atë që ndjeni. Kjo do t’ju ndihmojë në përmbushjen shpirtërore që kërkoni. Sistemi tuaj endoktrin është tepër sensitiv, ndaj nuk do të ishte keq të bënit disa analiza apo të testoni funksionin e tiroideve. Ndiqni me përpikmëri dietën, aq më tepër nëse një specialist jua ka rekomanduar një të tillë.
Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Kujdes me stresin! Shëndeti juaj gjatë vitit 2020 do të jetë intensivisht i influencuar nga niveli i stresit. Stresi dobëson sistemin imun, duke ulur edhe fuqinë e trupit për të luftuar sëmundjet. E duhet se periudha me më tepër stres gjatë këtij viti do të jetë gjatë verës. Një dietë e pasur me vitamina por me pak kalori, si dhe ushtrimet fizike janë arma që keni në dorë për të tejkaluar këtë periudhë. Nëse regjistroheni në palestër, apo dilni për vrap, gjithçka është një plus, qoftë edhe regjistrimi në grupe aerobie, vallëzimi apo joga. Mos neglizhoni orarin e gjumit. Gjumi është një armik i stresit, sidomos kur vendosni një rutinë të shëndetshme për të fjetur apo relaksuar sa herë që keni nevojë.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Në përgjithësi ky vit do të jetë plot energji që do t’i shpenzoni në të mirë tuajën. Ndoshta prisni shumë më tepër nga vetja…ose është koha të bëni disa ndryshime në jetën tuaj, ndryshime që kanë nevojë për kohë. Por edhe pse ky vit duket tepër i pozitiv, për shkak se jeni të mbushur plot entuziazm, ndoshta të t’ju duhet të rregulloni disa gjëra, përshembull, të seleksiononi rrethin tuaj miqësor. Kështu që përgatituni mentalisht për turbulenca, e për sa i përket shëndetit fizik, asgjë serioze nuk duket në horizont. Sidoqoftë, për shkak të ritmit të shpejtë të jetës, nuk duhet të neglizhoni trupin tuaj, takimet me doktorin, checkup apo adoptimi i një mënyre jetese të balancuar do t’ju bënin mirë. Terapitë alternative për t’u relaksuar si SPA, masazh apo edhe joga do të ishin një zgjidhje e mirë.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Gjatë vitit 2020 nuk do të keni probleme serioze me shëndetin. Kujdes, shqetësime të vogla mund të vijnë nga sistemi tretës dhe mëlçia, ndaj rekomandohet t’i kushtoni vëmendje të veçantë dietës tuaj. Shmangni ushqimet e rënda. Neglizhenca me ushqimin mund t’ju shkaktojë probleme në stomak, keqtretje por edhe nivele të larta kolesteroli. Muajt më të mirë për shërimin e trupit tuaj janë muajt e verës, ndaj nëse keni ndërmend të nisni një trajtim, ndërhyrje sugjerohet kjo periudhë. Për t’u ndjerë mirë dhe plot energji çdo ditë si dhe për të patur një sistem të fortë imun, rekomandohet të provoni trajtimet alternative si SPA, masazh por edhe çdo lloj aktiviteti tjetër që ju jep kënaqësi.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Shqetësimet për shëndetin dhe pamjen fizike do të nisin që në fillim të 2020-ës. Por edhe pse situata shëndetësore është rregulluar ndjeshëm, ju ende mendoni se ka më shumë vend për përmirësim. Gjatë vitit të kaluar keni zbuluar terapi dhe aktivitete që ju kanë ndihmuar së tepërmi. Ajo që mbetet të bëni tani është të ndryshoni mënyrën e jetesës në atë pjesë ku nuk mendoni se ju sjell lumturi dhe qetësi shpirtërore. Këto ndryshime do të kenë edhe përkrahjen e njerëzve pranë jush, ndaj mos hezitoni.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Viti 2020 nuk sjell ndonjë ndryshim të madh, as ndonjë lajm alarmues. Por sjell ndryshim në qëndrimet tuaja dhe mënyrën se si përkujdeseni për mendjen, trupin dhe shpirtin. Do të jetë një riorjentim tepër i mirë për ju, veçanërisht për të ndaluar ato probleme mjekësore që jeni të predispozuar të prekeni. Zgjidhni kinesioterapinë nëse keni probleme me shtyllën kurrizore. Ushtrime të tjera gjimnastikore gjithashtu mund t’ju ndihmojnë. Nëse keni shqetësime me alergjitë, kujdes pasi gjatë këtij viti mund të përkeqësohen. Një tjetër aspekt pozitiv i këtij viti është rritja e energjisë, çka do t’ju ndihmojë të arrini edhe më shumë qëllime.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ky do të jetë një vit i mbarë për shëndetin tuaj. Përpjekjet që keni bërë më parë për të përmirësuar shëndetin, do të japin rezultat këtë vit. Do të ruani një mënyrë jetese të shëndetshme dhe nuk do të neglizhoni si më parë vizitat te doktori, pavarësisht nëse janë kontrolle rutinë apo takime periodike me dentistin. Do të nisni një periudhë të re ushtrimesh fizike si dhe të ushqyerit shëndetshëm. Kjo rutinë e re do t’ju mbushë plot energji. Kujdes me ëmbëlsirat dhe drithërat, po ashtu edhe me alkoolin, pasi pankreasi mund t’ju shqetësojë gjatë këtij viti. Nuk do të ketë asnjë lajm shqetësues për shëndetin.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Përgjithësisht është një vit i mirë për sa i përket shëndetit. Energjia yjore do t’ju ndihmojë të arrini disa prej qëllimeve tuaja si dhe të gjeni kohë për përkujdes personal. Stresi është armiku kryesor i shëndetit tuaj. Ndaj rekomandohen aktivitete të ndryshme relaksuese që mund të arrihen edhe përmes metodave alternative si joga dhe meditimi.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Viti 2020 do të jetë një nga më të mirët për sa i përket shëndetit fizik dhe mendor. Nuk do të keni shqetësime serioze dhe për më tepër do të keni motivimin e duhur për të përmirësuar edhe më tej mirëqenien. Për shqetësimet e vogla mos e neglizhoni doktorin. Shëndetin oral mos e lini pas dore, shkoni te dentisti! Terapi të ndryshme si ecjet, joga apo edhe SPA do t’ju ndihmojnë të fitoni energjitë e harxhuara. Nërsa disa ndryshime duhet t’i bëni edhe për një dietë sa më të shëndetshme. E rëndësishme është që jeni të përkushtuar për t’u përkujdesur ndaj vetes, për të përmirësuar mënyrën se si ndjeheni dhe si dukeni. Me fjalë të tjera, shëndeti i mirë ka për të ardhur më tepër falë meritës tuaj, sesa yjeve. Vazhdoni kështu dhe do të keni para jush një vit fantastik.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Do të shqetësoheni shpesh për shëndetin sepse është në natyrën tuaj të përkujdeseni, por në përgjithësi, si gjendja fizike dhe shpirtërore do të jenë të mira. Do të keni takime me doktorin apo dentistin dhe më në fund pas shumë vitesh mund të vendosni edhe për një ndërhyrje estetike që e planifikoni prej kohësh. Energjia astrale do t’ju ndihmojë të arrini ato qëllime të rëndësishme që keni. Mos neglizhoni shplodhjen, gjumi cilësor do t’ju ndihmojë të fitoni energjitë e harxhuara.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore22 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix22 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook