Lidhu me ne

Mix

Pagesat e aktorëve turq për seriale

Aktorja e “Rejan”, Ebru Şahin dhe Akın Akınözü, falë suksesit të këtij projekti kanë kapur pagesa shumë të mira rreth 4 dhe 6 mijë euro për një episod. Ebru paguhet 2 mijë euro më pak se Akin, duke konfirmuar edhe pabarazinë mes burrit dhe gruas në industrinë e filmave.

Tolgahan Sayışman, bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, mbetet një nga yjet kryesorë të showbizit turk. Për një episod të serialit të ri “Kampioni” aktori paguhet rreth 9 mijë euro.

Burçin Terzioğlu, pas suksesit në produksionin e platformës online “Netflix”, i rikthehet serialeve me një pagesë prej 9 mijë eurosh në një episod. Për një aktore jo vetëm të talentuar, por edhe një personazh me influencë në media, një pagesë e tillë është e pranueshme. Engin Akyürek mbetet një fenomen i kinematografisë turke. Pagesa për një episod shkon rreth 27 mijë euro. Engin Altan Düzyatan është një prej aktorëve më të kërkuar në Turqi. Nuk është surprizë që të jetë ndër më të paguarit në industrinë e filmave. Për serialin e ri diskutohen shumat nga 15 mijë deri në 30 mijë euro për një episod. Burak Özçivit, i cili ka luajtur në “Dashuri e pafund”, paguhet më shumë se 40 mijë euro për një episod. Aktori nuk është i dashur vetëm për publikun turk, por edhe jashtë, çka ka bërë që producenti Mehmet Bozdağ të nënshkruajë një kontratë për 5 vitet e ardhshme me të. Në xhirimet e Osman pagesa e lartë është e justifikueshme për shkak të vështirësive fizike në skena të ndryshme. Çagatay Ulusoy paguhet më shumë se 66 mijë euro për një episod të serialit “The Protector” të “Netflix”. Aktualisht, është aktori më i paguar me një shumë fenomenale prej 2,6 milionë eurosh për katër sezonet e serialit. Por ky rast edhe mund të përjashtohet pasi pagat amerikane nuk mund të krahasohen me ato turke. Nëse duket shumë për një aktor turk, pagesa të tilla janë normale në produksionet amerikane, një aktor fëmijë në serialin “Very strange things” fiton 250 mijë dollarë për një episod.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook