Lidhu me ne

Kryesore

Arben Gjata zbulon skenarin e fundit: Do të hapen pavione Covid dhe në spitalet Rajonale, rekrutohen edhe studentët

Arben Gjata zbulon skenarin e fundit: Do të hapen pavione Covid dhe në spitalet Rajonale, rekrutohen edhe studentët

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, njëkohësisht Koordinator Kombëtar i Task Forcës për Burimet Njerezore Arben Gjata, ka qenë i ftuar pasditen e sotme në “Fax News”, ku ka folur për situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Gjata ka zbuluar dhe përgatitjet që po bëhen për përballimin e e situatës, teksa shifrat sa vijnë e rriten. Ai  tha se po trajnohen infermierë të rinj për trajtimin dhe përkujdesjen për të sëmurët me Covid-19.

Po ashtu shtoi se në fazën e fundit, i cili është edhe skenari i fundit, është se do të hapen pavione Covid-19 në qytetet e mëdha për të trajtuar të sëmurët me koronavirus.

“Meqë ka dalë në plan hapja e Covid-3 dhe po mendohet hapja e Covid-4, është menduar një skenar që mjekë shumë të kualifikuar nga shërbimet përkatëse që është ‘Infektivi’, tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’, të organizohen me grupe drejtuese të cilët do të marrin përsipër drejtimin e gjithë trajtimit të shërbimeve qoftë tek Covid 3 dhe Covid 4 ashtu siç veprohet tek Covid 1 dhe Covid 2.

Nga ana tjetër për të siguruar burimet njerëzore është rritur me 50 numri i personelit infermieror. Janë rreth 20 infermierë që janë rekrutuar në punë dhe vazhdon rekrutimi i të tjerëve dhe po trajnohen për t’ua marrë dorën për shërbimin e Covid-19.

Besoj se do të aktivizojmë edhe studentët e ciklit të tretë, sidomos të specialiteteve përkatëse duke i lidhur kontratë dhe ato që nuk kanë kontratë me MSH dhe duke u ofruar pagesën Covid-19,  dhe nga ana tjetër është edhe lista e 3000 vullnetarëve dhe po krihen listat nga ana e MSH-së.

Është parashikuar se nëse do të vijojmë të kemi rritje, kemi edhe një skenar tjetër, që është skenari i fundit, që të hapim pavione Covid-19 në spitalet Rajonale duke filluar nga qytete më të mëdha dhe vendet më të prekura. Zakonisht ku ka ndërtesa vertikale ku mund të ketë ndarje midis një pavioni dhe një pavioni tjetër dhe një nga këto godina mund të dedikohet.

Në qytete të mëdha mund të dedikohet për pacientë Covid-19 dhe ndërkohë stafi i këtyre spitaleve po përgatit grupe që të merren me pacientët Covid, në mënyrë që të kenë mundësi të trajnohen të punojnë me grupe të vogla edhe në Tiranë në mënyrë që të kemi njerëz të trajnuar nëse do të hapen në spitale rajonale. Shpresojmë që qytetarët të ndërgjegjësohen, nuk duhen lënë vetëm mjekët, është një luftë që i përket gjithë shoqërisë shqiptare dhe duhet të zbatohen tre rregulla bazike. Mbajtja e maskave në ambient të mbyllur, distanca fizike, por edhe higjena”, tha Gjata.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook