Lidhu me ne

Kryesore

Dhuron respiratorë dhe një aparat dializë, politikani i PD Agron Shehaj bën gjestin human te spitali “Shefqet Ndroqi” (foto)

Politikani i Partisë Demokratike dhe sipërmarrësi Agron Shehaj ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një aparat dializë ku po trajtohen mbi 200 paicentë, disa në gjendje shumë të rëndë.
Lajmin e ka bërë të ditur shefja e reanimacionit të spitalit Alma Cani përmes një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar publikisht Shehajn duke theksuar rëndësinë e madhe të këtyre pajisjeve për të shpëtuar jetë.
“Jemi të prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe, mbi të gjitha, nga thjeshtësia dhe përunjësia me të cilën Agroni na ndihmoi!” shprehet shefja e Reanimacionit.

Postimi i plotë:

Në emër të personelit mjekësor të Spitalit Shefqet Ndroqi dhe drejtorit Prof Dr Perlat Kapisyzi, dua të falenderoj me mirënjohje të thellë Agron Shehajn për dhurimin e dy pajisjeve respiratore dhe një pajisje dialize, aparate të reja, fjala më e fundit e teknologjisë.
Covid 19 eshte nje perbindesh qe ka ndaluar frymemarrjen e botes mbare.
Dhurimi i ketyre dy respiratoreve dhe aparatit te dializes jane nje mundesi shume e mire qe na ofrohet, per trajtimin efikas e bashkekohor te ketyre pacienteve.
Ne jemi te ndergjegjshem qe nuk mund te kenaqim te gjitha shpresat njerezore, por suporte te tilla jane mese te domosdoshme, pasi komplikacionet qe vijne nga coronavirusi prekin jo vetem mushkerine, por edhe organe te tjera vitale si veshka, etj.
Është një veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë, dhe që sot një i sëmurë rëndë po përfiton nga një prej respiratorëve.
Jemi të prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe, mbi të gjitha, nga thjeshtësia dhe përunjësia me të cilën Agroni na ndihmoi!
Uroj qe ky akt sublim e human te jete nje shembull i qytetarise e fisnikerise qe z Shehaj i ben spitalit tone, te pasohet nga shume te tjere, duke deshmuar qe ne te gjithe sebashku jemi pjese e nje skalioni te luftes kunder kesaj te keqeje qe ka perfshire boten mbare!
I urojmë Agronit dhe familjes së tij gjithë të mirat .
Ju urojmë të gjithë të sëmurëve shërim të shpejtë. Ne jemi çdo çast me ju, të përkushtuar deri në vetëmohim, për të shëruar dhe mbrojtur jetën e çdo njeriu.

117634170_934636850346504_3664338204464487400_n.jpg
117398232_2672276979707603_6778961753072008902_n.jpg
117726964_215744243191618_7969791893903563621_n.jpg
117593326_697016024226341_4089252771348990574_n.jpg

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix24 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix24 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix24 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix24 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix24 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook