Lidhu me ne

Aktualitet

“Kastrati Sha” fitoi një tender fiktiv që i jep të drejtë ekskluzive të furnizojë qeverinë me karburant per 3 vitet e ardhshme.

Skandali korruptiv me tenderat/ Shehaj:  Si i fali Rama miliona euro kompanisë ‘Kastrati’

Gara sipas Shehajt është kryer midis dy kompanive, Kastrati Sha dhe AT&T, ku e dyta është paraqitur në garë thjesht për një mbulim, pasi dukshëm tenderi ka qenë i paracaktuar.Featured image of article: Skandali korruptiv me tenderat/ Shehaj:  Si do t’i falë Rama miliona euro kompanisë ‘Kastrati’Agron Shehaj

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka denoncuar një skandal korruptiv me megatenderin 21.5 milionë euro të karburanteve. Përmes një postimi në Facebok, Shehaj thotë se Kompani “Kastrati Sha” fitoi një tender fiktiv që i jep i të drejtë ekskluzive të furnizojë qeverinë me karburant per 3 vitet e ardhshme.

Gara sipas Shehajt është kryer midis dy kompanive, Kastrati Sha dhe AT&T, ku e dyta është paraqitur në garë thjesht për një mbulim, pasi dukshëm tenderi ka qenë i paracaktuar.

Më tej Shehaj shpjegon se ajo që e bën tenderin një aferë korruptive është fakti se qeveria do ta blejë karburantin më shtrenjtë sesa mund ta blejë në tregun e lirë.

Postimi i plotë i Agron Shehajt:

Skandali korruptiv me megatenderin 21.5 milionë euro të karburanteve. Kastrati Sha fitoi një tender fiktiv që i jep i të drejtë ekskluzive të furnizojë qeverinë me karburant per 3 vitet e ardhshme. Qeveria Rama do blejë karburantin me shumicë me përreth 180 lek për litër, me pothuajse të njëjtin çmim që e blejnë konsumatorët të pompa e karburantit.

Më 12 shtator, Ministria e Brendshme zhvilloi tenderin më të madh për blerje karburanti në historinë e shtetit shqiptar: 21.5 milionë euro për blerje kaburanti për tre vjet u tenderuan në tre lote.
Në të tre lotet morën pjesë dy kompani të njëjta, Kastrati Sha dhe AT&T.

AT&T u regjistrua në garë si mbulesë dhe nuk paraqiti asnjë ofertë dhe asnjë dokument. Si rezultat, Kastrati Sha i fitoi të tre tenderat automatikisht si i vetmi ofertues, me metodën e zakonshme të vjedhjes së parave publike nën qeverisjen Rama.

Kështu Kastrati Sha siguroi monopolin e furnizimit me karburant të gjithë shtetit shqiptar për të tre vitet e ardhshëm.

Çmimi me të cilën u akorduan tenderat është skandaloz: çmimi i importit me shumicë plus një marzh fitimi prej 15,9%-17,9%, marzh fitimi disa herë më i lartë se ai i tregut.

Po të bësh llogaritë nisur nga çmimet e tanishme të importit, i bie që qeveria shqiptare po ble një litër naftë me 177,1 lekë për litër.

Aktualisht, kompanitë e karburanteve i furnizojnë konsumatorët e mëdhenj me çmim shumice prej 161-163 lekë për litër. Kjo do të thotë se shteti shqiptar po e ble karburantin me çmim rreth 15 lekë për litër, ose 10 për qind, me shtrenjtë se po ta blinte në tregun e lirë.

Për blerjen me vlerë 21,5 milionë euro nga Kastrati Sha, qeveria do të paguajë mbi 2 milionë euro më shumë se sa po ta blinte karburantin direkt në treg, pa patur nevojë për tender dhe për garë.

Klientelismi, korrupsioni dhe abuzimi me paratë e taksapaguesve shqiptarë, janë qëllimi kryesor i qeverisë Rama.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix23 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix24 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix24 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix24 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix24 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook