Aktualitet
Sulmohet me armë një nga kompanitë e Kastratit
Një sulm me armë ka ndodhur në një prej kompanive të Kastratit në mëngjesin e së shtunës.
Sipas BalkanWeb, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri në anën ballore të kompanisë “Mercedez Benz”.
Nga raportimet e tanishme nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Sulmi ndaj Kastratit, Policia arreston dy persona
Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar për sulmin me armë drejt kompanisë së Kastratit. Në një njoftim zyrtar, policia shkruan:
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.”
Mëngjesit e shtunës disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri në anën ballore të kompanisë “Mercedez Benz”.