Lidhu me ne

Kryesore

Kryetari i hap luftë kulturës së mallkimit

Para disa ditësh biznesmenia Vilma Nushi firmosi një letër publike kundër “atij që e mallkonte”. Zonja Nushi është prekur nga CoVid-19 dhe po trajtohet në një spital jashtë vendit. Letra ishte një parashtrim i përpjekjeve të zonjës që rrekej të sqaronte popullin e lexuesve se pasurimi i saj është një histori suksesi, jo korrupsioni. Me këtë rast mallkuesit kanë gabuar shënjestrën dhe po hyjnë në gjynah. 

Kundër mallkimit ka folur sot edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij ka një kulturë mallkimi që duhet të korrigjohet pasi siç thotë ai “jemi shqiptarë”. 

Nuk dua që të ndaloj polemikat, por dua që të ndaloj kulturën e mallkimit, kulturën e ndjelljes së të keqes, kulturën e gëzimit për fatkeqësinë e tjetrit

tha ndër të tjera Veliaj.

Në këtë periudhë karantine Veliaj është tallur dixhitalisht si pak të tjerë dhe është syrgjynosur me mallkime që hyjnë në fondin e rrallë të krijimeve origjinale gjuhësore, ndaj edhe ankesa e tij ka kuptim. 

Në fakt nuk ka gjë të mirë te mallkimi; ai veç ngarkon më tej një klimë të helmuar dhe një raport urrejtjeje me politikën në Shqipëri. Një raport që është fundosur nga shërbyesit mediatikë të Veliajt që vetëm lavde dhe gënjeshtra botojnë, apo nga hipokrizia e mbarë politikës që luan një teatër lakuriq.  Sigurisht që Veliaj dhe të tjerë në politikë janë edhe prindër, madje shyqyr që nga njëra anë janë edhe të tillë – dhe duhet të jetë shumë e pakëndshme, shqetësuese pse jo të lexosh lumin e mallkimeve dhe nëmave për familjen. Nuk mund të qëndrosh i qetë. 

Mirëpo poshtë këtij manifestimi të vegjëlisë qëndron pamundësia për të ndëshkuar njerëz si Veliaj, që mund të thonë çdo gjë, të firmosin çdo gjë, të flenë në dhoma hoteli 1000 euro/nata e të kalojnë paq, të pasuruar si rrallëkush dhe që po e shndërrojnë këtë vend në çiflig. Është pamundësia e funksionimit të një sistemi të shpallur si demokratik, por që është i tillë në letër. 

Mallkimi në kohë pandemie është pasqyra më e mirë për sorollopin politik të tipit Veliaj që nuk mund të fshihet pas alibisë se “kush punon shahet”. Zotërinë do të duhet ta shqetësonte fakti se është kaq i urryer, një urrejtje që ka tejkaluar pragun e reklamës së keqe, që kaq shumë përdoret. Sigurisht në atë pasqyrë Veliaj dhe Rama e të tjerë mund të shohin veten si shumë të bukur, por ja që nuk po i mallkon kush për bukurinë, as për kombësinë që e tundin kaq shpesh si letër garancie. Por për ato zullume që i dinë edhe vetë. / Respublica.al

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar13 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore13 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix13 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix13 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar13 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix13 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix13 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix13 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook