Lidhu me ne

Mix

Fiat 500, zbuloni detajet e modelit të ri elektrik

Fiat 500: the iconic Italian city car | Fiat

Kompania torineze ka krijuar modelin e ri elektrik me karikim të shpejtë, teknologji e lartë në bord dhe mbulesë prej xhami. Një çmim prej 34.900 euro

Fiat-i ka hapur mundësinë e porosive për versionin e ri të modelit sedan, 500 elektrike. Pasi zbuloi modelin kabrio në mars, kompania torineze prezantoi modelin e ri me bateri, i cili karakterizohet nga një pjesë e sipërme panoramike me xham. Modeli 500 është fillimisht i disponueshëm në versionin “Prima” me një çmim prej 34.900 euro me opsionin “easyWallbox” të përfshirë.

Baza e njëjtë

Sjellja e re vijon me atë që tashmë është parë në versionin e kufizuar kabrio 500, e cila ka dalë tashmë në treg. Në fakt, të dy makinat kanë të njëjtën mekanikë të mbështetur mbi të njëjtën platformë me motor elektrik prej 118 kuaj fuqi të mundësuar nga një bateri 42 kWh që ju lejon të udhëtoni deri në 320 km me një rezervë të plotë të elektroneve në ciklin Wltp dhe deri në 400 km në qytet.

Mënyrat e drejtimit janë të njëjta me ato të kabrios: Normale, Range (për efikasitet maksimal) dhe Sherpa (për tu siguruar që të arrini destinacionin tuaj ose stacionin më të afërt të karikimit). Modeli i ri 500 elektrik mund të arrijë nga 0në 50 km/orë në 3.1 sekonda, të kapë 100 km/orë në nëntë sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale të vetëkufizuar prej 150 km/orë.

Karikimi

Në modelin e ri elektrik 500 ekziston një sistem karikimi i shpejtë prej 85 kW që lejon të zvogëloni kohët e karikimit të baterisë. Në fakt, për të krijuar autonomi prej 50 km, mund të duhen pesë minuta, ndërsa për të rikarikuar baterinë në 80% duke përdorur stacionet e shpejta, duhen 35 minuta. Foleja e karikimit është model Combo 2 e pozicionuar në anën e djathtë në pjesën e pasme, ku është gjithmonë pjesa e mbushjes së karburantit.

Gjithashtu, modeli 500 elektrik mund të karikohet edhe në shtëpi, duke përdorur një kabllo furnizimi me fuqi deri në 2.3 kW, ose përmes EasyWallbox, i cili arrin në 7.4 kW. Një kabllo Mode 3 është gjithashtu standard, me të cilën është e mundur të lidhni makinën me stacionet e karikimit publike ose shtëpiake, me fuqi deri në 11 kW.

Teknologjia në bord

Ashtu si në modelin kabrio, edhe modeli sedan 500 ka gjithashtu karakteristika të ndryshme për ndihmë në drejtim dhe sigurinë aktive. Varianti “La Prima” ka sisteme standarde siç janë frenimi automatik, kontrolli adaptiv i drejtimit, ruajtja e trajektores, Urban Blind Spot, Attention Assist, kamera të pasme me rezolucion të lartë dhe sensorë parkimi 360 gradë.

Në bord mbizotëron infotainment-ii lidhur UConnect 5 nga 10.25 inç me radio Dab, navigator dhe lidhje wireless për Android Auto dhe Apple CarPlay. Përmes një aplikacioni smartphone, drejtuesi gjithashtu mund të shikojë parametra të ndryshëm të makinës, duke përdorur funksionet My Car, My Remote, My Navigation, My eCharge, My Wi-Fi, My Alert dhe My Assistant.

Derë e re bagazhi dhe mbulesë xhami

Për të dalluar sedanin ka disa detaje, duke filluar me pjesën e sipërme prej xhami, të krijuar për ta bërë pjesën e brendshme të makinës të ndritshme. Duke pasur parasysh mungesën e hapjes elektrike të pjesës së sipërme,versioni i ri ka një bisht të pasmë specifik të krijuar për të përmirësuar efikasitetin aerodinamik. Gjithashtu, ndryshon edhe sistemi i hapjes së bagazhit. Ekzistojnë tre ngjyra për klientët: Celestial Blue, Ocean Green dhe Mineral Grey. Për të gjitha modelet“La Prima” ka rrota 17 inç, fenerë Full Led, pjesë të brendshme të kromuara dhe tapicerieko-lëkure për sediljet dhe kroskotin.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook