Lidhu me ne

Mix

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

Që prej fillimit të industrisë së filmave, shumë prej tyre janë ndaluar të shfaqen në vende të caktuara, për shembull, filmi “Fifty Shades of Grey” është i ndaluar të shihet në Kambodia, ndërsa filmi “After Death”, ka qenë i ndaluar për 10 vite në Shqipëri.

Lista e mëposhtme përfshin filma të ndaluar nga qeveria amerikane. Disa prej tyre janë lejuar të shihen vite më vonë, disa të tjerë janë ende të ndaluar. Sidoqoftë, në epokën e internetit, nuk është e vështirë të gjesh asgjë.

– The Last Temptation of Christ (1998)

Filmi i Martin Scorsese për jetën dhe vdekjen e Jezu Krishtit pati një sërë kritikash, veçanërisht nga besimtarët e krishterë. “Tundimi i fundit i Krishtit” e përshkruan Jezusin, si dikush me mendime epshore, ndenja frike, dyshimi dhe ndonjëherë të pashpresë, të cilat shumë i vlerësuan si një “kundërshtim” i Biblës. Protestat nga grupet fetare bën që film të zgjaste vetëm pak javë.

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

– Birth Control (1917)

Aktivistja e edukimit seksual, Margaret Sanger, shkroi skenarin, shërbeu si regjisore dhe luajti në këtë film, që lidhet me përpjekjet e saj për të zgjeruar mundësitë e kontrollit të lindjes për gratë. Projekti u shfaq vetëm një herë për 200 persona dhe më pas, komisioneri i licensave të New York-ut, e ndaloi atë, duke e quajtur “imoral, të pahijshëm dhe në kundërshtim me mirëqënien publike.”

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

– Titicut Folliw (1967)

Filmi u ndalua për shkak se portretizonte realitetin e jetës brenda spitalit shtetëror Bridgewater, për të çmendurit që kishin bërë vepra penale. Krijuesit e Titicut Follies, Frederick Wiseman dhe John Marshall, ndoqën të burgosurit në institucion, duke dokumentuar neglizhencën dhe abuzimin me të cilat ata përballeshin nga kujdestarët e tyre. Filmit iu rikthye e drejta e transmetimit, vetëm në vitin 1991.

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

– Ecstasy (1993)

Filmi flet për një grua të martuar, që njihet me një të ri në fshat dhe të dy nisin të takohen fshehurazi. Skenat e lakuriqësisë dhe seksualitetit femëror u cilësuan si “skandaloze” në atë kohë dhe deri në vitin 1940, filmi u ndalua.

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

– Hillary: The Movie (2008)

Në vitin 2008, senatorja e atëhershme, Hilllary Clinton, po kandidonte në zgjedhjet amerikane. Në të njëjtin vit, u publikua edhe dokumentari për jetën e Hillary-t, i cili u ndalua të shfaqej. Problemi? Një ligj në fuqi, Ligji për Reformën e Fushatës Bipartizane, nuk lejonte publikimin e materialve të tilla gjatë një fushate. Republikanët e menduan dokumentarin si propagandë. Sidoqoftë, filmi ngjalli diskutime në lidhje me ligjin, i cili më pas, u ndryshua.

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

 Filma të tjerë të ndaluar, më së shumti të zhanrit horror/thriller përfshijnë:

Faces of Death (1978)

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

Land of the Dead (2005)

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

Maniac (2012)

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

The Human Centipede 2, 3  (2011; 2015)

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

The Last House on the Left (1972) – 2009 Remake

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

Friday the 13th (1980)

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

Braindead-Deadalive (1992)

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

Father’s Day (2011)

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

Traces of Death (1993)

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

The Green Inferno (2013)

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

Martyrs (2015)

Një listë me filma të ndaluar nga qeveria

Burimi: Cheat Sheet

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix3 orë më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske3 orë më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Kryesore3 orë më herët

Neritan Sejamini analizon deklaratat e Metës: Janë skandaloze, përfiton vetëm qeveria

Ilir Meta dhe Neritan Sejamini Në emisonin “Të paekspozuarit” analisti Neritan Sejamini u shpreh se mënyra se si flet ish-presidenti...

Mix3 orë më herët

Koha fluturon, vajza e Tom Cruise dhe Kate Holmes bëhet maxhorene

Suri Cruise po feston moshën madhore. Paparaci ka kapur një foto të saj teksa shëtit me një shoqe. Në njërën...

Mix3 orë më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin e gjirit

Olivia Munn është duke detajuar diagnozën e saj të kancerit në fazën 4, e cila e çoi në një mastektomi...

Radar3 orë më herët

Kim Jong Meta bën susta për krahët, “shërbëtorët” e tij mbajnë shënime

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Çim Pekën. Para intervistës, ai ka publikuar një video nga zyra e vet....

Radar4 orë më herët

Lulzim Basha: Rama e mund Berishën sa herë t’i dojë qejfi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në News24, është shprehur se “problemi i Edi Ramës” është me të dhe...

Radar4 orë më herët

Monika Kryemadhi konfirmon “ndarjen”: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën. Palë të treta kanë hyrë në jetën tonë

Në përfundim të intervistës për “Opinion” gjatë së cilës Monika Kryemadhi foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirisë, sulmet e...

Radar1 ditë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Facebook