Lidhu me ne

Kryesore

Një sakrificë dhe heroizëm që nuk duhet të kalohet thjesht si lajm kronike

Një sakrificë dhe heroizëm që nuk duhet të kalohet thjesht si lajm kronike

Being Saved from Drowning

Një 39 vjeçar, baba i katër fëmijëve po kthehej me motorr nga qyteti ku kishte blerë disa ushqime për familjen dhe dhurata për fëmijët e tij të vegjël për Bajram.

Duke kaluar afër lumit të Bunës dëgjon një grua që bërtiste me ngashërim dhe kërkonte ndihmë se po i mbytej fëmija.

Pa e menduar gjatë, lë motorrin e tij në rrugë dhe vrapon drejt lumit për ti ardhur në ndihmë fëmijës të panjohur të gruas së panjohur.

Por, nuk qe e thënë… ujërat e rrëmbyeshme që kishin përpirë 14 vjeçaren, shkëputën edhe babain e ri nga katër fëmijët e tij të mitur.

E pamë në lajme si kronikë të katërt apo të pestë dhe me siguri që nuk ia mbajmë mend emrin heroit.

Gjithsesi veprimi i tij nuk është më pak heroik se i shumicës së herojve të kombit.

Ai quhej Dhurim dhe me sakrificën e tij sublime për ti shpëtuar jetën një fëmije që nuk e njihte, na dha të gjithëve një mësim, pikërisht në ditët e “Bajramit të Sakrificës”.

Dhurimi ishte një mysliman i ri, nga një familje e nderuar në fshatin Belaj që po kthehej të lumturonte fëmijët e tij të vegjël me dhuratat e Bajramit, ndërsa fëmija që deshi të shpëtonte ishte nga një familje katolike nga Puka dhe kishte hyrë të freskohej në ujrat e Bunës.

E ç’rëndësi ka kjo!? Tek e fundit çdo jetë është e shejtë dhe është urdhër hyjnor që të bëhet çdo sakrificë për ta shpëtuar.

E ne teksa flasim me shumicë e me fjalë të mëdha për sakrificën në këto ditë, duhet ti bëjmë vetes disa pyetje të thjeshta. Sa jemi të gatshëm të sakrifikojmë për të tjerët? Çfarë jemi të gatshëm të sakrifikojmë? A jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjërat tona më të vyera për të tjerët?

E pra, kur tu bëni dhurata njerëzve tuaj të dashur në këto ditë, kujtoni edhe fëmijët e Dhurimit, të cilët shtërngojnë fort dhuratat e Bajramit që u kishte blerë babai i tyre dhe i kishte lënë mbi motorrin e tij në rrugë, teksa vraponte për të shpëtuar një fëmijë tjetër…

(Agron Hoxha)

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix12 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix12 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix13 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore13 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix13 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix13 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar2 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore2 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook