Lidhu me ne

Kryesore

Albana Vokshi: Të shkarkohet Erion Veliaj, SPAK ta hetojë për kërcënimet ndaj gazetarëve

Mesazhet kërcënuese të Erion Veliajt, të bëra publike dy ditët e fundit, përbëjnë prova ligjore të një akti të dënueshëm kriminal. Ato e nxjerrin në pah kryebashkiakun e Tiranës si një politikan mafioz, armik të lirisë së medias.

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi kërkon nga SPAK-u që të nisë hetimet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Vokshi kërkon shkarkimin e Veliajt, duke thënë se kryetari i Bashkisë i ka dërguar mesazhe kërcënuese gazetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë se SPAK duhet të hetojë Veliajn për dy veprat penale: shpërdorim i detyrës dhe pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur.

“Mesazhet kërcënuese të Erion Veliajt, të bëra publike dy ditët e fundit, përbëjnë prova ligjore të një akti të dënueshëm kriminal. Ato e nxjerrin në pah kryebashkiakun e Tiranës si një politikan mafioz, armik të lirisë së medias.
Gjuha e egër, denigruese dhe e urrejtjes ndaj një gruaje gazetare, mesazhet kërcënuese ‘se nuk ka për t’ia falur’ Beti Njumës pse u dha zë artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, provojnë se Erion Veliaj përbën një kërcënim të rëndë për fjalën e lirë, i gatshëm të eliminojë këdo që cënon pushtetin e tij, duke u thënë qytetarëve të vërtetën.”- shkruan Vokshi.

Sipas Vokshit, janë të ditura metodat e Erion Veliajt për t’u mbyllur gojën gazetarëve. Ato nisin sipas saj me dhurata të vogla për festa, udhëtime jashtë vendit, projekte të ndryshme të bashkisë, lejet e ndërtimit, licensat vendore, tjetërsimi i pronës publike për 1 euro deri tek ortakëria në koncesionin korruptiv të inceneratorëve.

Ajo shton: “Partia Demokratike kërkon fillimin e menjëhershëm të hetimit penal ndaj Erjon Veliajt për kryerjen e të paktën 2 veprave penale: shpërdorim i detyrës dhe pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur.
Erion Veliaj duhet shkarkuar menjëherë dhe duhet vënë para drejtësisë.”

Reagimi i zonjës Vokshi vjen pak ditë pasi “Ora News” publikoi një bashkëbisedim midis pronarit të saj Ylli Ndroqit dhe kryebashkiakut Veliaj.

Ky i fundit në mesazhe dukej tejet i irrituar me gazetaren Beti Njuma, që sipas tij është përpjekur të ndryshojë përmbajtjen e lajmeve.

Sipas Veliajt, Beti Njuma i merr lajmet e gatshme nga Partia Demokratike dhe i boton ato me qëllim prishjen e imazhit të Bashkisë Tiranë dhe të tij.

Në mesazhe ishte e qartë që Ndroqi dhe Veliaj kishin patur një bashkëpunim që bashku, por që marrëdhëniet mes tyre ishin prishur.

Kujtojmë se biznesmeni Ylli Ndroqi është në konflikt ligjor me kryebashkiakun e Tiranës, të cilin e ka kallëzuar në SPAK se përmes shpifjes ka prishur në publik imazhin e medias së tij, RTV Ora, dhe gazetarëve të tij.
Ndërkohë SPAK-u nga ana tjetër ka sekuestruar pasuritë e Ylli Ndroqit, duke e akuzuar se i ka siguruar ato përmes parave që vinin nga krimi, pas dyshimeve për përfshirjen e tij në trafikun e lëndëve narkotike.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix15 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix15 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix15 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix15 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix15 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook