Lidhu me ne

Radar

Erion Veliaj, politikani i vetëm shqiptar me lidhje iraniane

Berisha: Erion Veliaj, politikani i vetëm shqiptar me lidhje iraniane

Në një konferencë për mediet, kryetari i PD-së Sali Berisha foli për nxjerrjen e të dhënave nga kaherat mbi fluturimet e kryeministrit Edi Rama jashtë vendit.

Ai e konsideroi këtë një çmenduri: ”Më lejoni t’ju informoj statistikën e fundit, që tejkalon çdo imagjinatë. Ai, si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe i botës, i ka lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi. Në 8 vite në mandatin e tij, presidenti amerikan Bush, ka udhëtuar me Air Force One, 74 herë, gjysmën e Edi Ramës, dhe ka vizituar 43 vende në 4 kontinente të botës. Por Air Force One nuk është përdorur kurrë për vikende, për udhëtime boshe, etj. Kjo është një çmenduri. Kancelari i Austrisë, një vend dhjetë herë më i pasur se Shqipëria, nuk udhëton me çartë, por me linjë tregtare. Nuk i transporton ministrat me avion taksi, por me linja tregtare.”

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se nuk ka rëndësi kush ia nxori të dhënat, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj apo Homeland, ky mbetet “superskandal”.

“Nuk mund të mashtrojë, nuk mund të gënjejë, të gjitha këto janë të nxjerra nga TIMS-i.

Ia nxori Homeland, apo Erion Veliaj, ky është problem tjetër, nuk ka rëndësi për mua. Rëndësi ka qe është dokumenti i abuzimit më të madh pas djegësave të këtij njeriu në detyrë.

Nuk ka skandal më të madh. Ky superskandal tregon më së miri psikologjinë antiqytetare të këtij njeriu.

Kur pashë këtë listë, m’u rikujtua parlamenti i vitit 1991. Në atë parlament, një deputet i PPSH u shpreh: kam qenë i verbuar nga këta njerëz. Nuk kam besuar kurrë se familja Hoxha mund të kishte një dynym qilima, që familja tjetër mund të kishte pishinë. Por u garantoj se ata së bashku, nuk bënin më shumë se 7-8 milionë. Kurse ky vetëm udhëtime ka shpenzuar të paktën 22 milionë euro, sipas të dhënave të fundit të fluturimeve. Qytetarët do flasin, ndaj e ftoj të japë dorëheqje dhe të mos presë protestën.”- tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët se përse përmendi emrin e Veliajt për këtë çështje, Berisha tha se kryebashkiaku i Tiranës është politikani i vetëm në Shqipëri që ka fluturuar herë pas here në Teheran.

“Informacionin tim e kam paraqitur para jush. Politikani i vetëm shqiptar me lidhje iraniane është Erion Veliaj dhe kur unë e kam denoncuar këtu para jush, ju me sa kuptoj unë nuk e mbajtët shënim. Udhëtimet e Erion Veliajt në Iran gjatë kohës që unë kam qenë kryeministër kanë qenë frekuente dhe reale sipas agjencive të vendeve partnere. Cila ishte lidhja e Erion Veliajt me Teheranin atë nuk kam mundur ta zbuloj. Di që udhëtime ka bërë edhe Edi Rama por në atë rast ka qenë një mbledhje internacionale socialiste. Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt, biznesi apo lidhje të tjera këtë nuk e di. Ishte politikani i vetëm shqiptar që bënte udhëtime frekuente në Teheran.”- tha Berisha.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook