Lidhu me ne

Aktualitet

Sfida reale e Ali Ahmetit!

                Koment nga Zylyftar Bregu

Kur Ali Ahmeti artikuloi se është koha për kryeministrin shqiptar (në Maqedoninë e Veriut) pak kush e morri seriozisht. Shumë syresh menduan se është thjesht slogan i gjetur për makinën elektorale që do të shuhej, sapo të certifikohej rezultati i zgjedhjeve. Koha zhgënjeu skeptikët duke i dhënë të drejtë Ali Ahmetit, intuita e të cilit e ka shpërblyer sa herë ka guxuar në politikë.

Votuesit i dhanë mjaftueshëm mandat liderit të BDI-së për të materializuar sloganin. Ndërsa ish-aleati I tij, Zoran Zaevi, me shprehjen e tij të pa menduar gjatë (se shqiptarët nuk vlejnë pesë lekë) i dha motivin për të mos toleruar në negociata.  E ja ku jemi!

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sot politikisht kanë të njëjtin kurs shkembimi “një me një” me Maqedonasit e Zaevit. Drejtojnë pushtetin legjislativ, nëpërmjet politikanit me përvojë Talat Xhaferri. Por kanë shtuar fuqinë politike edh në ekzekutiv. Në teorinë politike, tri shtyllat e qeverisjes janë Rendi, Ekonomia dhe Diplomacia. Shqiptarët do të drejtojnë marrëdhëniet e Maqedonisë me jashtë, pra Ministrinë e Jashtmë, do të drejtojnë Ministrinë e Financave dhe do të kenë zëvendëskryeministrin e parë. Koha për kryeministrin shqiptar do të jetë në 100 ditët e fundit të këtij mandati.

Deri atëherë ka ende kohë.

Deri atëherë Ali Ahmeti në veçanti, por edhe lidershipi shqiptar në tërësi, ka të tjera sfida përpara, formulën e zgjidhjes të të cilave ai e mendon larg tundimit të posteve instuticonale dhe në freskinë e Zajasit ku vazhdon të banojë. Sfida kryesore immediate është përfaqësimi dinjitoz për të përmbushuar pushtetin politik. Personalitetet e parashikuara për postet e marra duhet të jenë të tillë që të demostrojnë nivel të lartë intelektual, figura të pastra e modele për shoqërinë në tërësi në Maqedoninë e Veriut.

Pas kësaj, duket se është koha të mendohet për një strategji të re sa i përket faktit që avancimi politik të ecë edhe me përparimin real të qytetarëve shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Përgjegjësia në këtë rast nuk është përtej gardhit. Është detyrë e lidershipit shqiptar të emancipojë, motivojë, orjentojë e të mos getoizojë shqiptarët e Maqedonisë. Nëse ndodh kjo, “eksperimenti” me kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të këtij mandate nuk do të dështojë. Suksesi i këtij eksperimenti do të jetë pika, ku Ali Ahmeti mund të vendosë levën për zgjedhjet e ardhshme. Koha ikën shpejt.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore7 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix7 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix8 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook