Lidhu me ne

Kryesore

Pse keqkuptohet përherë për politikën e jashtme ky mjeshtër i fjalës?

Edi Rama mund të jetë ndoshta i vetmi kryeministër që pas thuajse çdo deklarate që ka të bëjë me politikën e jashtme, i duhet të zhvillojë një fushatë sqaruese disa ditore për të shpjeguar atë që ka dashur të thotë. Kjo I ka ndodhur me deklaratat që bëri në fushatën elektorale në ShBA, për deklaratat në Beograd, për Minishengenin, për raportet me Turqinë, për qëndrimet ndaj europarlamentarëve të ndryshëm, për idenë e ndërjes së Kosovës. Dhe tani së fundmi edhe për zgjedhjet në Mal të Zi.

Skema e veprimit për të shpjeguar kryeministrin është kjo: ai deklaron diçka duke i shkelur syrin vetes se edhe këtë radhë e bëri një provokim dhe luajti si strateg. Rezulton se provokimi është budallallëk me brirë, ridel me një tjetër deklaratë përmes së cilës integron vërejtjet e bëra që i kamuflon pas akuzave se ka qenë i keqkuptuar.

Më pas nis telenovela e shkrimeve që kanë si kapitull të Gjenezës letrat e hapura për kombin shqiptar, gjeneratën tjetër, të Baton Haxhiut. Këtu ndihmon idiotizmi i pakonkurueshëm i krahut tjetër mediatik që nuk ka kandar ta peshojë. Dhe ja gafa e radhës iku. U tret, u harrua. Po edhe ca gjëra u sqaruan.

Shikoni sesi kryeministrit shqiptar, që përflitet si publicist dhe intelektual, iu desh të bënte tre deklarat për zgjedhjet në Mal të Zi: njërën në dy gjuhe, tjetrën në shqip dhe të tretë në përultësishten e një zëdhënësi të vetes që është kapur për të satën herë në gabim.

Më vjen shumë keq, po ne kemi bërë përpjekje për t’i bashkuar faktorët atje dhe ministri në detyrë sot Cakaj ka punuar intensivisht me faktorët shqiptarë.

E dyta nëse unë do t’i bëja thirrje shqiptarëve për të mos votuar për Listën Shqiptare do e bëja shqip mesazhin nga fillimi deri në fund siç e bëra sot. Ai ishte një mesazh i kërkuar si kontribut nga partia simotër Social Demokrate e Malit të Zi dhe Presidentit Gjykanovic dhe ishte bindja ime. Mesazhi i sotëm për shqiptarët ishte mesazhi i sotëm për të votuar për listën shqiptare.

Dhe pse këto dy mesazhe janë komplementare me njeri-tjetrin?

Për një arsye shumë të thjeshtë. Partneriteti i shqiptarëve me Presidentin Gjukanoviç është një risi strategjike për shqiptarët dhe për vetë Shqipërinë si fqinje dhe aleate me Malin e Zi

ka thënë z. Rama.

Fjalia e fundit është thelbi, ndonëse me një korrigjim: partneriteti me Gjukanoviçin nuk është risi strategjike sepse ka qenë. Theksimi i saj zbulon një risi strategjike për marrëdhëniet personale mes Ramës dhe Gjukanoviçit arsyet e së cilës mund të jenë të shumta, por vetëm shqiptarëve në përgjithësi nuk u shërbejnë. Në çdo rast është e çuditshme të shohësh këtë mjeshtër të fjalës të përpëlitet në deklarata pas deklaratash pa kuptim kur p.sh edhe presidenti që nuk shkëlqen në lëmin e fjalës nuk nakatoset kështu me këmbët e veta. Por xhanëm avokatët e tij mundet që një ditë ta nxjerrin këtë si strategji diversioni. Nuk thonë kot, budalllallëku ndonjëherë është fat. / Respublica.al

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix15 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix15 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix15 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix15 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix15 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook