Lidhu me ne

Aktualitet

Basha padit për shpifje kryebashkiakun Veliaj

“Ka 4 vila” – Basha padit për shpifje kryebashkiakun Veliaj

Partia Demokratike ka paditur në gjykatë për shpifje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Padia penale argumenton se Veliaj, “si drejtues i fushatës së PS-së për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin zotit Basha.”

 Padia konsideron si 3 shpifje të Veliajt akuzat se:

• Kryetari i PD-së u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë
• Kryetari i PD-së ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë
• Kryetari i PD-së ka ndërtuar kate pa leje.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.

Sjellim ndërmend se dy ditë më parë, në një takim të Partisë Socialiste në njësinë Nr.1 në Tiranë, Veliaj hodhi akuza shumë të forta ndaj kreut të opozitës.

Veliaj e akuzoi Bashën se vendos gjoba dhe se ka braktisur protestat duke marrë “diçka në këmbim”, ndërsa shtoi se kryedemokrati së fundmi ka marrë katër vila, edhe pse ky ka qenë një vit i vështirë për shqiptarët. Ai madje shprehte habi se një politikan në opozitë mund të pasurohej aq shumë.

Çfarë thoshte Veliaj?

“Kryetari juaj, ai i gjumit, ai që i ngeci sahati sapo u bë me katër vila të reja. Vitin e tërmetit, si ka mundësi? Si ka mundësi vitin që të gjithë shqiptarët o i humbën, o iu dëmtua shtëpia, kryetari i opozitës bëhet me katër vila, me këto gjobat që iu thashë.

Gjobë këtij e gjobë atij që t’i mbyllin gojën, një biznesmen thotë po t’i jap çfarë do dhe të bie rehat. I keni vënë re si janë mbyll protestat. U mbyll protesta e rrugës së kombit, ca mori në këmbim, pse heshti? Si u mbyll protesta e Astirit, ca mori në këmbim, pse heshti?
Pse nuk flet për hallet e njerëzve të thjeshtë, por në çdo debat pazarin e vet. Ku jam në listë, ku është koalicioni, sa është përqindja, si do i marr vilat?

Pra në vitin më të vështirë ekonomik, të gjithë të tjerët kanë mbajtur një peshë, të gjithë të tjerët kanë pasur një vuajtje, të gjithë të tjerët janë tkurrur. Si ka mundësi vetëm kunati i vet i ka shku fitimi përpjetë. Nga vijnë këto para, si shtohet dhjetëfish të ardhurat e një familje duke qenë në opozitë. Këta nuk kanë lidhje me hallet e njerëzve. Këta nuk janë përpjekur një ditë për hallet e njerëzve. Këto katër vite kam qenë këtu çdo muaj, e keni parë ka katër vjet. Do të kthehet për vota, por kur të kthehet për vota do të jetë shumë vonë”, shprehej Veliaj

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook