Lidhu me ne

Aktualitet

Kush e vrau biznesin e vogël: Pandemia apo Qeveria?

Evelina Çela*

Qeveria betohet në çdo dalje publike e sidomos në periudhe fushatash që biznesi i vogël është subjekt i shqetësimeve të saj të pandërprera. Shifrat tregojnë se rreth 70 % e bizneseve janë në prag falimentimi  (e shumë të tjera të falimentuara) dhe nuk dihet saktësisht sa mund të ketë mbetur numri aktiv i të punësuarve kur çdo ditë shqiptarët humbin vendin e punës e për pasojë niveli i papunësisë në vend kap shifra alarmante.

Numri i qytetarëve që largohen për një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë është shqetësues. Largimet masive kane kapur shifrën 219 mijë azilkërkues, gjysma e të cilëve janë mosha te reja. Është ky vallë një gabim i zhdukur që nuk ka më rëndësi ekonomike dhe as politike?  Biznesi i vogël është i nevojshëm për popullsinë e çdo shteti demokratik, burim I krijimit te shtresës së mesme dhe kjo pavarësisht faktit që kapitalizmi ka kohë në Shqipëri.

Nëse i referohemi shteteve me të zhvilluara perëndimore me një ekonomi të qëndrueshme, klima financiare-ekonomike që organizon qeveria është kusht i parimeve demokratike. Në Shqipëri, ne e kemi konstatuar si e ka trajtuar kjo qeveri biznesin e vogël përpara dhe gjatë periudhës së pandemisë: pagat kanë ardhur gjithnjë duke u zvogëluar kurse taksat vazhdojnë të jenë të larta.  Qeveria gaboi duke u treguar e paaftë dhe jo transparente ne përcaktimin e kategorive që do të mbështeteshin me pagën e luftës siç parashikuan. Sipërmarrësit e kanë të pamundur pagesën e pagave të punonjësve në mungesë të fitimit, por shteti nuk i është përgjigjur as në këto kushte me uljen e taksave.

Në fakt, të gjitha shqetësimet e autoriteteve për biznesin e vogël fillojnë dhe mbarojnë me punën e organeve tatimore dhe të inspektimit. Çdo gjë tjetër i ka kthyer shpinën. Për biznesin e vogël çmimet e larta të qerasë janë të papërballueshme dhe nuk u ofrohen as resurse të favorshme kredie që lejon fillimin dhe mbështetjen e mëtejshme të biznesit duke e zhvilluar atë me tej pse jo në biznes të mesëm. Sot biznesi i vogël nuk gëzon as simpati as keqardhje prej qeveritarëve.

Sa i përket prodhuesve të mëdhenj ata nuk kanë probleme e as nevojë për biznesin e vogël, kjo për arsye sepse ata ndërtojnë rrjetet e tyre të shpërndarjes dhe krijojnë tregtarë shumice. Në këtë mënyrë krijohet monopoli në shitje i cili eliminon konkurrencën e panevojshme kur produkti i së njëjtës kompani është në luftë me vetveten për shkak të konkurrencës së ndërmjetësve. Kështu, biznesi i vogël si ndërmjetës përjashtohet nga jeta si i panevojshëm.

Gjetja e një produkti më të lirë diku për ta rishitur me një çmim më të lartë nuk është më e mundur në epokën e rrjeteve të tregtarëve të mëdhenj. Biznesi i vogël nuk mund të shesë më lirë sesa tregtarët e mëdhenj, kjo pasi përveç huave qe ata kane ne kurriz, janë te ngarkuar edhe me kostot e qirasë dhe pagat e stafit të tyre si dhe duke u përballur me një administratë që abuzon çdo ditë me ata, me mohimin e aksesit në drejtësi duke ju prerë shpresën e së ardhmes.

Ndër politikat kryesore që mund të përmendim janë: përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional, stabiliteti dhe rritja e qëndrueshme ekonomike, përmirësimi i infrastrukturës, përmirësimet në klimën e biznesit etj. Ashtu sikurse investitori i huaj duhet të ndihet i sigurt, që do të trajtohet nga ana e shtetit pritës me drejtësi dhe pa diskriminim ashtu edhe sipërmarrësit e vegjël duhet të kenë të njëjtin trajtim brënda shtetit të tyre.

Por, çfarë taksash kemi ne krahasuar me shtetet fqinje nëse hedhim një vështrim përreth? Sa u reduktuan taksat në varësi të llojit të biznesit përgjatë 8 viteve të fundit? A pati përmirësim kuadri ligjor taksor në mbështetje të politikave lehtësuese çështje të ngritura jo rrallë herë në debatet politike të qeverisë?

Atëherë si ta kuptojmë objektivin e qeverisë aktuale dy mandate radhazi sa i përket zhvillimit të shpejtë ekonomik duke filluar që nga mbështetja e biznesit të vogël, rrogës minimale te premtuar qe kurrë nuk u realizua (detyrë kjo që paraqitej si me e thjeshta për qeverinë e sotme. A duhet të besojmë realizimin e objektivave të tjera të cilësuara si më të rëndësishme, të premtuara, të cilat kërkojnë më tepër punë, kosto, siguri ligjore e të tjerë), luftën ndaj korrupsionit, e më pas përmbushjen e gjithë kritereve të tjera të vendosura nga BE për tu bërë pjesë e saj, e shumë objektiva të tjera qe tani papritur i përkasin se ardhmes, të cilat kanë filluar të përsëriten në ekranin e televizorit me shpresën për të përfituar një mandat të tretë?

Në periudhat midis viteve 2008-2011, rritja ekonomike e vendit shënoi hapa pozitiv. Shqipëria, gjatë kësaj periudhe, ka shënuar një ndër rritjet ekonomike dhe mund të thuhet se krizën financiare e ka përballuar relativisht mire, krahasuar me vendet e rajonit pavarësisht pasojave te krizës globale te vitit 2008. Por që fatkeqësisht erdhi duke rënë gradualisht vitet pasardhëse.

Aktualisht, në infrastrukturën që ndodhet shoqëria shqiptare me paga ekstremisht të vogla bërja e biznesit bëhet çdo vit më e vështirë: gjithnjë më shumë taksa, nga ana tjetër blerësit, pra klientët kanë më pak para. Duket se qeveria e ka vendosur se cfarë tu ofrojë pronarëve të bizneseve të vogla dhe ka vetëm dy mundësi: të qëndrojnë në hije (duke u përballur me konkurrencë të pandershme dhe me gjoba të mëdha) ose të largohen nga tregu.

Pra, mëshira e fatit tani mbetet që të vazhdojmë të luftojmë për ekzistencën e biznesit te vogël. Por duke zgjedhur këtë rrugë nuk duhet të kënaqemi me shpresën se sulmet ndaj bizneseve të vogla do të mbarojnë një ditë. Këto nuk janë as masa të përkohshme të qeveritarëve, por janë një strategji e qëllimshme sistematike për të shkatërruar biznesin e vogël. Me fjalë të tjera kjo qasje kuptohet: Mbijeto si të mundesh, nuk është problem i qeverisë. Vallë per ketë lloj qeverisje ne kemi nevoje? Nuk e kemi kërkuar një gjë të tillë e as e kemi pranuar.

Duke u përpjekur ti mbijetojnë kostove dhe çmimeve, bizneset e vogla fillojnë të mashtrojnë me taksa dhe futen në skema pagese të zeza duke bëre kontrabandë në dogana. Kjo e shtyn atë në mjedisin kriminal, ku banditët dhe forcat e sigurisë  e presin me dëshirë. Një përpjekje për t’u integruar në zinxhirët e prodhimit dhe shpërndarjes të sipërmarrjeve të mëdha pa një bazë të fortë materiale dhe financiare (ato lindin vetëm në biznesin kriminal) është e destinuar të dështojë. Kjo, nënkupton shoqërizimin e ekonomisë së vjetër kapitaliste, e cila pushon së qeni kapitaliste dhe gjithnjë e më shumë graviton drejt tipareve socialiste, drejt monopolit përqendrimit ne pak duar te gjithë ekonomisë.

Kjo situatë do të përmirësohet me programin e Partisë Demokratike i cili në qendër të tij ka lehtësime të ndjeshme tatimore me taksën e sheshtë 9%, mbështetjen e tregut të lirë dhe transparent, rritjen e produktivitetit dhe përmirësimet cilësore në organizimin dhe funksionimin e bizneseve të vogla për t’i bërë ato burim të shtimit të punësimit si dhe rritjes të qëndrueshme ekonomike.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore22 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix22 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook