Lidhu me ne

Temporal

Fale për hatër të vetes… / Dr. Adem Harxhi

Fale për hatër të vetes…

Dr. Adem Harxhi*

Ndarjet mes çifteve që kanë shumë vite bashkë si dhe divorcet mes çifteve të martuara janë nga përvojat emocionalisht më traumatike.

Shpesh kjo ndryshon gjithçka në jetën tuaj. Më me rëndësi akoma, ndarja dhe/ose divorci ka ndryshuar vetë veten tuaj. Ju keni humbur gjithë ato shpresa. Shpesh, heshtja e njerëzve që të rrethojnë, e bën jetën tënde edhe më të vështirë.

1-Kujdes nga një dashuri e re

Shumë të sapodivorcuar i fillojnë menjëherë takimet. Kjo mund të duket vërtet, një mënyrë e mirë për të shpëtuar emocionalisht. Por më përpara se të fillosh takimet, duhet të jesh e sigurtë dhe të kesh krijuar besimin tek vetja.

Mos u tërhiq nga mendimet romantike dhe të fillosh qorrazi një marrëdhënie të re. Hiq dorë nga takimet, për aq kohë sa emocionet dhe mendimet nuk i keni akoma të qarta; për aq kohë sa plaga e ndarjes, akoma, nuk është shëruar.

Shumë bëjnë një gabim të madh, ata nuk i japin vetes kohën e duhur. Nxitimi për t’u futur në një shtrat tjetër, është vendim i shpejtuar.

Mbani mend: Për të tërhequr dikë tjetër në mënyrë të shëndetshme, duhet vetë të jesh e shëndetshme. Prit deri sa plaga e ndarjes të jetë shëruar

2- Njih emocionet e tua

Pas çdo ndarje mbetet një boshllëk emocional. Ky boshllëk mbushet me vetmi, me zemërim dhe me depresion.

Ti nuk thua gjë për këto çrregullime psiko-emocionale. Por këto ndodhin tek të gjithë të ndarët.

Mundohu të dallosh dhe të pranosh gjithçka që do të ndjesh emocionalisht. Përpiqu të lexosh literaturë, që do të të ndihmojë të reflektosh mbi ndjenjat dhe që do ta zbusë shpirtin tënd.

Mos lejo që këto ndjenja të bëhen shkak që të izolohesh. Afrohu me familjen dhe miqtë, sepse vetëm ata mund të ndihmojnë.

Përsëris: Nuk do ta lehtësosh gjendjen e vetmisë duke u rilidhur menjëherë. Shpesh, nga nguti kjo bëhet me një partner jo të përshtatshëm. Mbaj mend: nuk ka vetmi më të madhe, se sa kur të ndjehesh e vetmuar në një lidhje.

Të qëndrosh disa muaj me veten pas ndarjes, nuk do të thotë që ta ndëshkosh veten me vetmi. Lidhu me beqarë të tjerë. Shko me ta në shëtitje, në kinema. Hani së bashku një drekë, ose një darkë. Dilni jashtë, por mos e prishni rehabilitimin tuaj shpirtëror dhe mendor.

3-Falni

Eshtë me shumë rëndësi të dini të falni. Madje, edhe ata që nuk kanë fëmijë, duhet të falin për të mirën e vetes. Falja për ish-partnerin dhe kapërcimi i situatës sa më butë, janë çelësi për të ndërtuar një jetë emocionale të shëndetshme.

Falja, natyrisht, është një nga detyrat më të vështira qe mund të bëhen, veçanërisht, kur njëri nga të dy kërkon revansh. Të falësh nuk do të thotë gjithmonë të harrosh. Por po nuk e fale atë tjetrin, ti do të mbetesh rob/robinjë e tij. Zemërimi do t’ju mbajë të lidhur ditë e natë, madje, ai do të kontrollojë  vendimet tuaja. Përpiqu t’i largohesh zemërimit.

Po qe se gjithë jetën do të mbartësh mbi vete dhimbjen e ndarjes, ti do të dëmtosh veten dhe kurrë nuk do të jetosh jetën që ke menduar të jetosh. Edhe kur nuk dëshiron ta falësh, fale atë për hatër të vetes tënde.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore7 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix7 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix7 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook