Lidhu me ne

Temporal

Përfundon Reforma Zgjedhore – Si do të votojmë dhe zgjedhim qeverisjen e ardhshme në prill 2021?

Nga Neritan Sejamini – Exit.al

Përfundon Reforma Zgjedhore – Si do të votojmë dhe zgjedhim qeverisjen e ardhshme në prill 2021?

Në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, Neritan Sejamini shpjegoi se çfarë parashikojnë konkretisht ndryshimet e Kodit Zgjedhor, miratuar në mënyrë të njëanshme në Kuvend, në 5 tetor.

Kjo është reforma e tetë zgjedhore që nga rënia e komunizmit, ose thënë thjesht çdo 3 vjet, kuvendi ka ndërmarrë një reform zgjedhore.

Por çfarë parashikon ajo dhe si do të votojmë dhe zgjedhim qeverisjen e ardhshme në prill 2021?

Shqipëria vazhdon të ketë sistem proporcional rajonal: në zgjedhje konkurrojnë dhe votohet për partitë politike, në secilën prej 12 zonave zgjedhore.

Vendet në Kuvend u shpërndahen partive sipas përqindjes së votave që secila ka marrë.

Në secilën zonë, zgjedhjet zhvillohen në mënyrë të pavarur nga të tjerat. Secila zonë ka një numër të përcaktuar mandatesh—nga Tirana me 34, tek Kukësi me vetëm 3 mandate.

Reforma zgjedhore ndryshoi tre tipare kryesore të sistemit:

  1. Pragun elektoral kombëtar
  2. Modelin e koalicioneve
  3. Renditjen e kandidatëve më listat zgjedhore

Partitë duhet të marrin të paktën 1% të votave në gjithë Shqipërinë, për të fituar të drejtën të hyjnë në Kuvend. Më parë ky prag ishte 3%.

Pragu 1% është nga më të ultit në botë. Në zgjedhjet e shkuara morën pjesë rreth 1,6 milionë votues. Pragu 1% do të thotë vetëm 16 mijë votues.

Ndryshimi më i rëndësishëm i reformës ishte ndryshimi nga koalicione me lista të veçanta në ato me listë të përbashkët. Partitë në koalicion duhet të paraqesin vetëm një listë të përbashkët kandidatësh dhe të regjistrohen si një subjekt i vetëm zgjedhor.

Kjo do të thotë se zgjedhësit do të votojnë për koalicionin, jo për partitë brenda tij, veç e veç. Ky ndryshim, siç kemi shpjeguar më parë, i bën koalicionet më të vështira.

Ndryshimi tjetër i reformës dhe më i ndërlikuari është ai i listave zgjedhore.

Partitë do të hartojnë lista me kandidatë të renditura paraprakisht. Qytetarët do votojnë për partinë dhe mund të shprehin pëlqimin për një kandidat nga lista e partisë që votuan.

Pas votimit, llogariten votat në total të partisë dhe numri i mandateve që ajo do të marrë në Kuvend.

Lista e kandidatëve të partisë ndahet në dy pjesë, pjesa fituese, e barabartë me numrin e madateve të fituara, si dhe pjesa jo-fituese, pjesa tjetër e listës.

Secila nga dy pjesët ri-renditet, në mënyrë të pavarur, sipas votave pëlqyese të marra nga votuesit. Mandatet që ka fituar partia i caktohen fillimisht personave në pjesën fituese të listës.

Një kandidat jo fitues mund t’ja marrë mandatin personit që renditet i fundit ne listën fituese, nëse arrin të marrë më shumë vota se mesatarja për çdo mandat të partisë. Pra pjesëtohet totali i votave të partisë me numrin e mandateve që ka marrë partia. Dhe nësë një jofitues ka marrë më shumë se kaq, zëvendëson të fundit në pjesën fituese të listës.

Në praktikë kjo gjë do të ndodhë rrallë, por gjithsesi kjo është një mundësi për të thyer renditjen e partisë.

Fatkeqësisht, këto tre ndryshime thelbësore nuk u arritën me konsensus. Këshilli politik arriti dakordësi në përmirësimin e administrimit të zgjedhjeve, por jo për ndryshimet në sistem.

MË TEPËR

Kioske11 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar12 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore12 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix12 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix12 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar12 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix12 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix12 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix12 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook