Lidhu me ne

Temporal

Vreri i demokratëve, do të sjellë rizgjedhjen në detyrë të Donald Trumpit

Amerikanët tubohen tradicionalisht pas një presidenti të sëmurë. Për shembull, pasi atentatit ndaj tij në pranverën e vitit 1981, popullariteti i Ronald Reganit u rrit në mënyrë dramatike.

Vreri i demokratëve, do të sjellë rizgjedhjen në detyrë të Donald Trumpit

Nga David Catron “The Spectator”

* Demokratët nuk po mundnin ta besonin sa me fat ishin, kur u përhap lajmi se presidenti Donald Trump kishte prekur nga Covid-19. Ata besojnë se ai ka mbaruar politikisht, dhe se kandidati i tyre presidencial potemkinian do t’i fitojë lehtësisht zgjedhjet e afërta.

Titulli në një artikull të ‘Politico’ e përmbledh më së miri këtë iluzion kolektiv:”Bajden gati të vulosë fatin e zgjedhjeve pas izolimit të Trump”. Po kështu reaguan ata edhe ndaj kasetës “Hollywood Access”, që u bë publike në të njëjtin moment të garës presidenciale të vitit 2016.

Shumica e “ekspertëve”, shpallën fundit e fushatës së Trump, ndërsa Hilari Klinton filloi të porosiste perdet e reja që do të përdorte në Zyrën Ovale. Ajo që askush nga ata njerëz nuk u mundua të bënte, ishte të maste efektin e kasetës tek mbështetësit e vërtetë të Trump.

Për pasojë CBS News shkruante më 10 tetor 2016:”Hilari Klinton është 14 për qind në avantazh ndaj Donald Trump”. Kjo histori ia atribuoi epërsinë iluzore të Klintonit “komenteve të ndyra të Trump mbi gratë në vitin 2005”.

Por në fund, votuesit e Trump e injoruan atë kasetë, dhe presidenti pati shumë më shumë mbështetës në shtetet kryesore, sesa mund ta kishin imagjinuar anketuesit dhe ekspertët. Aktualisht Trump është padyshim në një pozitë më të mirë politikisht, sesa ishte pas “javës së tij të Ferrit” të vitit 2016.

Ai supozohet se është sërish poshtë në sondazhet kombëtare. Por sondazhi më i saktë i vitit 2016, tregoi sërish një garë më të ngushtë sesa sondazhet e tjera, dhe studimet e fundit sugjerojnë që mbështetja ndaj Trumpit mund të nënvlerësohet ndjeshëm për shkak të fenomenit të votuesve të ndrojtur të presidentit.

Për më tepër, festimet e demokratëve dhe medias pranë tyre ndaj sëmundjes së Trump, gati me siguri që do të rrisë mbështetjen ndaj tij. Në CNN, në mesin e një diskutimi të lodhshëm rreth “sinjaleve të përziera” që dalin nga Shtëpia e Bardhë, gazetarja e “The New Yorker” Masha Gessen e krahasoi gjendjen e Trump me vdekjen e Stalinit:

Ditët e fundit ka pasur shumë krahasime me Bashkimin Sovjetik. Unë mendoj që ato nuk janë tërësisht pa vend. Periudha e veçantë që më vjen në mendje, është ajo për të cilën kam shkruar shumë. Ishin ditët dhe orës e vdekjes së Stalinit.…Kur si korrespondentët e huaj dhe ata vendas nuk e dinin se çfarë po ndodhte. Askush nuk po u jepte atyre ndonjë informacion.… Të gjithë prisnin njoftimin më të fundit, apo jo? Dhe planeti u mbush me thashetheme”.

Që CNN e pranoi këtë karikaturë groteske të gazetarisë, ky nuk ishte një gjest thjesht i neveritshëm por idiot. Është shumë më e vështirë të imagjinosh një mënyrë më të mirë për të transformuar të pavarurit në mbështetës të Trumpit, sesa të krahasosh presidentin e sëmurë rëndë me një nga vrasësit më famëkeq të historisë, dhe të bësh paralele midis komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë mbi shëndetin e tij, dhe propagandës së Kremlinit

Neveritja që frymëzon kjo sjellje tek mbështetësit e tij besnikë, nuk mund të jetë më e madhe sesa në këtë rast. Amerikanët tubohen tradicionalisht pas një presidenti të sëmurë. Për shembull, pasi atentatit ndaj tij në pranverën e vitit 1981, popullariteti i Ronald Reganit u rrit në mënyrë dramatike.

Siç raportonte “The Washington Post” në atë kohë: Atentati që plagosi presidentin Regan të hënën, shkaktoi një rritje të menjëhershme dhe të ndjeshme të popullaritetit të tij sipas një sondazhi të ri të Washington Post-ABC News…”.

Meqë ra fjala një nga gjetjet më pikante të atij sondazhi, ishte ky:”Amerikanët e refuzojnë në shumicë idenë se presidentët duhet të izolojnë veten nga qytetarët, për hir të sigurisë së tyre”. Pra, megjithëse ish zëvendëspresidenti Xho Bajden e ka quajtur Trumpin “krejtësisht të papërgjegjshëm”për mbajtjen e tubimeve publike, amerikanët nuk janë të prirur për nga temperamenti që kanë, të admirojnë një president që favorizon ngujimin brenda Shtëpisë së Bardhë për të qenë jashtë rrezikut nga virusi.

Për më tepër, siç vuri në dukje Trump gjatë mesazhit të tij të së shtunës nga Qendra Mjekësore “Walter Reed”, nuk është e mundur që asnjë shef ekzekutiv të kryejë detyrat e tij me aq kujdes sa Bajden e ka kryer fushatën e tij presidenciale.

Trump e kupton që nuk mund të udhëheqë dot nga prapaskena. Ky është ndoshta ndryshimi më i rëndësishëm midis presidentit dhe Bajdenit. I pari e kupton se mosha e tij e bën atë pa dyshim të prekshëm nga ndërlikimet e koronavirusit. Por e di se detyra e tij e përjashton fshehjen në Shtëpinë e Bardhë, apo edhe pas një maske.

Bajden është një peng i të majtës. Mbështetësit e tij janë shprehur të kënaqur që Trump është me Covid-19, dhe i urojnë atij haptazi më të keqen:Xho Bajden ka frikë që ta denoncojë një gjuhë të tillë, ashtu sikundër nuk pranon të denoncojë grupimet terroriste amerikane si ANTIFA.

Trump mund të dalë shumë shpejt nga spitali. Por fundjavën e shkuar demokratët, miqtë e tyre në media, dhe kandidati i tyre për president dëshmuan se sa ç’njerëzorë janë. Dhe pikërisht kjo do të sigurojë rizgjedhjen e Trumpit në detyrë.

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix15 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix15 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet15 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore15 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix15 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix15 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar15 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix16 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal16 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook