Lidhu me ne

Radar

Çfarë i bën stresi zemrës, si ta shmangni dhe trajtoni

Stresi, depresioni, ankthi dhe probleme të tjera mendore, mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thotë një studim i ri, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Studimi 4-vjeçar analizoi intensitetin e shqetësimeve mendore mes 200 mijë individëve të shëndetshëm mbi moshën 45 vjeçare.

Historiku familjar i këtyre individëve nuk përfshinte raste të sëmundjeve të zemrës.

Në fund të studimit, rezultoi se rreziku i sëmundjeve të zemrës rritej me 18 përqind për gratë dhe 30 përqind për burrat që  vuajnë nga shqetësime mendore.

Në analizën e riskut u përfshinë edhe faktorë të tjerë siç është duhanpirja, pirja e alkolit dhe kequshqyerja.

Sipas studiuesve, rreziku i ishemisë ishte më i lartë tek personat e stresuar.

Sipas studimit, meshkujt janë më të rrezikuar nga ataku në zemër.

Kjo ndodh sepse ata janë më pak të prirur të kërkojnë kujdes mjekësor ndaj sëmundjeve fizike dhe mendore.

Nga ana tjetër, mjekët nuk përjashtojnë edhe idenë që femrat mund të kenë edhe ndonjë mbrojtje hormonale të panjohur sa  i përket sëmundjeve të zemrës.

Si Të Menaxhoni Stresin Dhe Të Mbroni Zemrën

Studime të tjera për këtë çështje, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë konfirmuar se stresi, veçanërisht ai afatgjatë, është i dëmshëm për zemrën dhe rrit tensionin.

Stresi, Si Ta Largoni Nëpërmjet Këtyre Teknikave

Flini Gjumë Mjaftueshëm

Cilësia e keqe e gjumit ka një ndikim të fortë tek humori, vëmendja, energjia dhe shëndeti fizik.

Nëse flini mjaftueshëm do të jeni më pak të stresuar dhe më pak të prekur nga tensioni i lartë afatshkurtër.

Aplikoni Teknika Qetësuese

Qetësimi i muskujve, frymëmarrja e thellë e të tjera si këto janë baza e teknikave të qetësimit që largojnë stresin.

Ruani Marrëdhëniet Shoqërore

Ekspertët rekomandojnë që të ruani dhe forconi marrëdhëniet shoqërore, të cilat janë thelbësore kundër stresit.

Përpiquni Të Qëndroni Larg Konflikteve

Zbuloni burimin e situatave stresuese dhe konflikteve.

Nëse përballeni me konflikte familjare ose në punë, përpiquni që të përvetësoni teknika të ndryshme përballjeje dhe zgjidhjeje.

Mundësisht qëndrojini larg.

Kujdesuni Për Veten

Lufta kundër stresit nis nga vetja.

Përpiquni të relaksoheni, ushqehuni ngadalë, përqendrohuni tek shija dhe ndjesia që të jep çdo kafshatë.

Ecni dhe dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.

Kërkoni Ndihmë

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga bashkëshorti, partneri, miqtë dhe fqinjët.

Nëse stresi dhe ankthi janë të vazhdueshëm, konsultohuni me një mjek.

Përveç këtyre hapave, AgroWeb.org ju rekomandon të zbatoni një stil jetese të shëndetshme.

Një stil i tillë përfshin ushqyerjen e shëndetshme, lënien e duhanit, aktivitetin fizik.

Konsumi i frutave, perimeve, drithërave të plota, proteinës pa dhjamë dhe yndyrnave të shëndetshme ju vjen në ndihmë jo vetëm kundër stresit por edhe tensionit të lartë të gjakut.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore7 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix7 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix7 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook