Lidhu me ne

Kryesore

Çështja e “Detit”/ Analisti Lubonja: Pala greke më fituese, ka mungesë transparence

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, vizitën e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Tiranë, ku pas takimit me kryeministrin Edi Rama, palët ranë dakord që të dërgonin çështjen e detit në gjykatat ndërkombëtare.

Lubonja u shpreh se pala greke është më e fituar nga kjo marrëveshje, teksa hodhi dyshime që Greqia mund jetë blerë nga qeveria shqiptare për të dhënë “Ok” për integrimin e Shqipërisë në BE.

Pyetje: Si e komentoni vizitën e ministrit grek në Tiranë?

Lubonja: Nuk e kam të qartë një hartë që të më tregojë se si e kishte dizenjuar ai projekti i 2009-s territorin, detin. Çfarë korrigjoi Edi Rama në bisedimet e tij? Për t’i krahasuar të dyja dhe për të thënë se cili e bëri më mirë. Këto dyja duhen krahasuar. Sot dua të di: ky projekti që ka bërë Rama ose Bushati, ku ka ngecur? Çfarë po kontestohet nga pala greke apo nga pala shqiptare, që ne po shkojmë në gjykatë ndërkombëtare. Këtë nuk e dimë, pra ka mungesë transparence.

E dyta, takimi me ministrin e Jashtëm grek ishte shumë i qetë, shumë i mirëpritur, sikur të dy palët bien dakord të shkohet në gjyq. Po përderisa ne po shkojmë në gjyq, kemi një pa dakordësi.

Jo se Rama duhet të bënte sherr me atë ministrin, por ishte një veprim politik i Ramës, ku fjala kyçe që e shpjegon këtë takim miqësor ishte fjala “patriotët”. Kjo nënkupton që kjo ka kosto dhe njëkohësisht e shtyn për pas zgjedhjeve. Kjo nënkupton që nga ajo marrëveshje për të shkuar në gjykatë është më fituese pala greke, ajo është më e kënaqur dhe ka arritur ta detyrojë Shqipërinë. Siç thoshte një gazetë greke, kjo ka lidhje me integrimin. Unë nuk jam kundër asaj që të shkohet në gjykatë, por ama të jemi të qartë për çfarë po shkohet, cilat janë pretendimet e dy palëve. Jo se s’duhen zgjidhur këto probleme, por unë do të isha për një lloj negocimi, që në fund fare të ruhej sa të ishte e mundur deti. Deti duhet t’iu lihet peshqve, jo sondave”, tha Lubonja.

Pyetje: Doktrina e Ramës kur erdhi në pushtet ishte ‘zero probleme me fqinjët’, cili është bilanci pas 8 vitesh në pushtet…

Lubonja: Probleme serioze me fqinjët nuk ka krijuar Rama, por për fat të keq ka shumë më tepër probleme me shqiptarët, për shkak të zero problemeve me fqinjët. Po të marrim çështjen e Kosovës, Rama ka mbajtur raporte shumë të mira me Vuçiç, por pas këtyre raporteve ne u kërcënuam nga ndryshimi i kufijve të Kosovës. Tani zero probleme me Greqinë është që meqë duam të hyjmë ne në BE, duhet të lëshojmë ca ujëra. E shkuara në gjykatë po bëhet në një mënyrë pa ditur çfarë pretendimesh kemi. Më duket shumë skandaloze kjo, dhe këtu e kam edhe për grekët. Po pse mjafton që të marrin ca ujëra dhe mbyllin sytë për problemet e tjera? Ata duhet ta japin “Ok” për integrimin, nëse ne e meritojmë. Por, nëse kjo “OK” blihet me ca kilometra det, atëherë çfarë Evrope qenka kjo.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore8 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix8 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix8 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook