Podiumi



  • Home
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Temporal
  • Kioske
  • Radar
  • Letersi
  • Kritike
  • Sport
  • Stil
  • Gatime
  • Kontakt
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Gjashtë arsye se përse shqiptarëve nuk u duhet një fitore e Trump

Oct 27, 2020 Editori Kryesore 0


Që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë e deri në periudhën Trump, zgjedhjet në SHBA e kanë ndarë pjesën më të madhe të europianëve perëndimorë sipas afërsive kulturore e politike me partitë liberale të qendrës së majtë e të djathtë që ata votojnë. Këto parti, megjithatë, edhe kur kanë qenë në pushtet, edhe kur kanë qenë në opozitë, janë treguar të kujdesshme për të ndërhyrë me deklarime përpara zgjedhjeve në SHBA. Me Trump-in në pushtet, ujërat janë turbulluar. Qëndrimet e tij në favor të Brexit-it e të sovranizmit antieuropianist, dalja nga traktati i Parisit, masat ekstreme ndaj emigracionit, polarizimi i fortë që ka shkaktuar në Lindjen e Mesme me mbështetjen krejt të njëanshme të Izraelit etj., kanë ndikuar që partitë e qendrës europiane të jenë me afër demokratëve, kurse Trump ka gjetur mbështetës të hapur kundërshtarët e tyre, partitë e djathta sovraniste konservatore. Megjithatë, edhe në prag të këtyre zgjedhjeve, nuk duket që liderët politikë europianë të deklarojnë hapur mbështetjen e tyre për njërin apo tjetrin kandidat.

Në Shqipëri, para Trumpit, edhe për shkak se ndarja qendër e majtë-qendër e djathtë, në kuptimin kulturor dhe ekonomik, thuajse nuk ekziston, qëndrimi ndaj zgjedhjeve të radhës në SHBA është karakterizuar nga pritja në heshtje, pa debate e fituesit, kurse pas zgjedhjeve të dyja palët janë bërë pa asnjë rezervë me Presidentin fitues. Këtë traditë do ta thyente Edi Rama kur deklaroi në CNN më 2016 se Trump ishte një rrezik për botën – deklaratë që e bëri për shkak të lidhjeve të tij (kryesisht nëpërmjet Sorosit) me demokratët amerikanë, si dhe duke besuar në sondazhet që e jepnin Clinton fituese të sigurt.

Për shkak të deklarimit të tij anti-Trump, kombinuar me faktin se administrata e Obamas i kishin dhënë goxha mbështetje dhe legjitimim Edi Ramës (mjaft të kujtosh Reformën në Drejtësi, pasojat dramatike të së cilës po shfaqen sot) ishte e kuptueshme që opozita të shpresonte fitoren e Trumpit. Në fakt, pas fitores së tij ka pasur disa shkrime në mediat amerikane që denonconin politikat pro Rama të Ambasadës Amerikane në kohën e ambasadorit Lu. Por, shpejt u pa se Rama ktheu 180 gradë qëndrimin ndaj Trump-it dhe, ç’është më e rëndësishmja, pragmatizmi plot improvizime dhe jo koherencë i Trump solli në Shqipëri një mbështetje edhe më të madhe të administratës Trump ndaj narkoqeverisë së Ramës, që kulmoi me paralajmërimin e Palmer-it kundër opozitës në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe po vazhdon me qëndrimet e ambasadores Yuri Kim, aq sa sot opozitarët duhet të ndjejnë mall për të shumë kritikuarin Lu. E, megjithatë, paradoksalisht, edhe pse, për hir të së vërtetës, duhet thënë se nuk kemi pasur qëndrime hapur të liderëve opozitarë, nuk janë të paktë sot opozitarët që kërkojnë fitoren e Trump-it, çka bie në sy më shumë në rrjetet sociale.

Në këtë shkrim dua të jap gjashtë arsye sepse një fitore e Biden-it do të ishte më shpresëdhënëse sesa një fitore e dytë e Trump-it për sa i përket aspiratës së shqiptarëve për një vend më të mirë dhe më demokratik (për çka pretendon se lufton dhe opozita).

1. Me presidencën e tij plot me qëndrimet jokoherente të papritura, polarizuese, konfliktuale, prej narcizisti të sëmurë, prestigji i SHBA-ve në botë ka rënë më poshtë se kurrë ndonjëherë, duke e bërë vendin më të fuqishëm e më të rëndësishëm në botë të mos merret ndonjëherë as seriozisht. Në fakt, Trump është vërtet një rrezik për botën, prandaj edhe për ne.

2. Trump është një rrezik për demokracinë. Një fitore e tij do të përforconte një prirje që vihet re sot në vende me demokraci të brishtë të liderëve të fortë që tentojnë të personalizojnë politikën në vend se të punojnë për forcimin e institucioneve dhe ndarjen e pushteteve. Një fitore e tij, pra, do të ishte një inkurajim edhe për sjelljet alla Trump të Ramës në Shqipëri.

3. Nëse do të shohim konfrontimin Trump–Biden për sa i përket vizionit për botën, duke e lidhur atë me problematikat e Shqipërisë, ka disa pika ku qartazi vizioni i Bidenit është më afër nevojave urgjente që ka sot Shqipëria për ndryshim. Kam parasysh këtu ndjeshmërinë shumë më të madhe të Bidenit dhe demokratëve amerikanë në dy çështje, që në Shqipëri ulërasin për ndryshim.

Së pari, ndjeshmëria më e madhe ndaj publikes, veçanërisht shëndetit publik që me Covidin është shfaqur në gjithë dramacitetin e vet.

Së dyti, vizioni i Biden-it pro ambientalist për energjinë e rinovueshme etj., në përputhje me vizionin europian do të ndikonte sado kudo për frenimin e masakrimit ambiental që po pëson Shqipëria për interesat e një oligarkie kriminale.

4. Një riafirmim i Trump-it në Shtëpinë e Bardhë rrezikon të rikthejë skenarin e ndryshimeve të kufijve në Kosovë, me gjithë implikimet që ai mund të sjellë në botën shqiptare dhe në rajon.

5. Trump, mbështetës i Brexit-it, nuk e ka për zemër projektin europian i cili, megjithë shumë dështime, mbetet ende shpresë se mund ta ndihmojë Shqipërinë në proceset demokratike. Një kthim i demokratit Biden, i cili është pro europian, mund ta ndihmojë këtë projekt. Po ashtu, në këtë kontekst, vendet europiane janë bërë gjithnjë e më të vetëdijshme për problemet e korrupsionit, krimit të organizuar e proceseve antidemokratike në Shqipëri dhe i kanë shtuar kritikat, kurse administrata Trump, për shkaqe pragmatiste interesash gjeopolitike deri elektorale të Trump-it, ka shtuar mbështetjen ndaj tij. Mjaft të kesh parasysh diferencën e dukshme në qëndrimeve mes SHBA dhe Gjermanisë dhe vendeve të tjera serioze europiane lidhur me këto. Nuk duhet harruar se administrata Trump bëri një lojë të shëmtuar në Kosovë kur rrëzoi një qeveri të zgjedhur demokratikisht e që jepte shpresë për të goditur sistemin oligarkik kriminal të ngritur atje, duke dhënë mesazhin për udhëheqësit e korruptuar shqiptarë se për të pasur mbështetjen e SHBA-ve mjafton t’u shërbesh interesave elektorale të presidentit të tyre.

6. Dy partitë kryesore opozitare, duke qenë europianiste dhe të lidhura me partitë simotra europiane, nuk kanë asnjë interes të afrohen me Trump-in, që ka punuar kundër tyre, sepse, përveç të tjerash, kjo do t’i largonte nga këto parti dhe mbështetja e tyre e mundshme.

“Panorama.al’


  • trump
  • tweet
Erdogan thirrje të bojkotohen produktet franceze: Macron të vizitojë trurin Basha: Tom Doshi është kryemafia e ilaçeve në Shqipëri

Editori

Artikuj të ngjashëm
  • Disfata e fundit e populizmit alla Trump
    Disfata e fundit e populizmit alla

    Jan 22, 2021 0

  • Shefi i Twitter Jack Dorsey: Vendimi për mbylljen e llogarisë së Trump i drejtë por i rrezikshëm
    Shefi i Twitter Jack Dorsey: Vendimi...

    Jan 14, 2021 0

  • “Hasta la vista, Donald, aty është dera!” – Shvarceneger i dërgon mesazh Trumpit
    “Hasta la vista, Donald, aty është...

    Jan 12, 2021 0

  • Bie vlera e Twitter dhe Facebook në bursë pas pezullimit të Trump
    Bie vlera e Twitter dhe Facebook në...

    Jan 12, 2021 0

Më tepër nga kjo kategori
  • “Presidenti që nuk bëri luftë”
    “Presidenti që nuk bëri...

    Jan 21, 2021 0

  • U ngrit kënga edhe për Erdoganin në Fier (video)
    U ngrit kënga edhe për Erdoganin në...

    Jan 21, 2021 0

  • Berisha: Basha duhet të ftojë Topallin dhe Patozin
    Berisha: Basha duhet të ftojë...

    Jan 21, 2021 0

  • Edi Rama do bëjë çdo gjë për të manipuluar zgjedhjet, por duhet ndaluar.
    Edi Rama do bëjë çdo gjë për të...

    Jan 20, 2021 0


Aktualitet

Fasada e përpjekjeve për drejtësi për “21 Janarin”

Fasada e përpjekjeve për drejtësi për “21 Janarin”

Jan 22, 2021 0

Të enjten u shënuan 10 vjet nga tragjedia e “21 Janarit” të 2011-ës, kur katër qytetarë humbën jetën gjatë një proteste të thirrur nga Partia Socialiste. Për të shënjuar këtë ngjarje, pati tre organizime të ndryshme: Një ditë para u kërkua hapja e hetimeve, viktimat u...
Read More
Njihuni me pjesëtarët e familjes së madhe presidenciale të Amerikës!

Njihuni me pjesëtarët e familjes së madhe...

Jan 21, 2021 0

Çështja e detit / Berisha tregon sa do të zvogëlohet Shqipëria

Çështja e detit / Berisha tregon sa do të...

Jan 20, 2021 0

Biden mban fjalimin e parë si President: Triumfoi demokracia

Biden mban fjalimin e parë si President:...

Jan 20, 2021 0

Lajmet e fundit kryesore nga Shqipëria dhe bota

Lajmet e fundit kryesore nga Shqipëria dhe bota

Jan 20, 2021 0

Të Fundit

  • Fasada e përpjekjeve për drejtësi për “21 Janarin”
    Fasada e përpjekjeve për drejtësi për “21 Janarin”

    Jan 22, 2021 0

  • Disfata e fundit e populizmit alla Trump
    Disfata e fundit e populizmit alla Trump

    Jan 22, 2021 0

  • Lënia e duhanit  ( cigares ) / Çfarë Ndodh Me Trupin Kur Nuk Pini Cigare Për 15 Ditë
    Lënia e duhanit ( cigares ) / Çfarë Ndodh Me Trupin Kur...

    Jan 22, 2021 0

  • Disa nga rrugët më të bukura nëpër Shqipëri
    Disa nga rrugët më të bukura nëpër Shqipëri

    Jan 21, 2021 0

Kritikë

  • “Unë ju akuzoj”… letra e një mësuesi për drejtuesit e programeve të mëdha televizive
    “Unë ju akuzoj”… letra e një mësuesi për...

    Jan 09, 2021 0

  • Kemi tmerrësisht shumë policë rrotull nesh.
    Kemi tmerrësisht shumë policë rrotull nesh.

    Dec 23, 2020 0

  • Heronj që vdesin-shtet që bën sehir!
    Heronj që vdesin-shtet që bën sehir!

    Dec 15, 2020 0

  • Popular
  • Latest
  • Tag
  • Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit
    Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit

    Feb 11, 2018 1

  • Kur fillon Ramazani 2021?
    Kur fillon Ramazani 2021?

    Feb 23, 2017 0

  • Supë pule me perime, shumë e shijëshme
    Supë pule me perime, shumë e shijëshme

    Sep 19, 2018 0

  • Fasada e përpjekjeve për drejtësi për “21 Janarin”
    Fasada e përpjekjeve për drejtësi për “21 Janarin”

    Jan 22, 2021 0

  • Disfata e fundit e populizmit alla Trump
    Disfata e fundit e populizmit alla Trump

    Jan 22, 2021 0

  • Lënia e duhanit  ( cigares ) / Çfarë Ndodh Me Trupin Kur Nuk Pini Cigare Për 15 Ditë
    Lënia e duhanit ( cigares ) / Çfarë Ndodh Me Trupin Kur Nuk Pini Cigare Për 15 Ditë

    Jan 22, 2021 0

  • Kam par ender duke bler vere te kuqe qka do te thott...

    11 months ago

  • […] Reklamoni biznesin tuaj në portalin shumë të njohur për shqiptarët Podiumi.com [̷...

    11 months ago

  • Shume interesante e shume kuptim plote te tera, por nuk mund te jet aq thjesht kur ndan jeten me nje...

    1 year ago

2019 2020 2021 albania albinkurti andibushati artanfuga arturzheji basha cfare e edirama erdogan erionveliaj eshte filma foto hashimthaci horoskopi ilirmeta keshilla klodiantomorri kryesore lajmet lulzimbasha me mustafanano ne per poezi rama receta saliberisha shkrime shqip shqiperi shqiperia shqiptare si spartakngjela te thenie tirane trump veliaj

Te fundit

  • Fasada e përpjekjeve për drejtësi për “21 Janarin”
    Fasada e përpjekjeve për drejtësi për “21 Janarin”

    Jan 22, 2021 0

  • Disfata e fundit e populizmit alla Trump
    Disfata e fundit e populizmit alla Trump

    Jan 22, 2021 0

  • Lënia e duhanit  ( cigares ) / Çfarë Ndodh Me Trupin Kur Nuk Pini Cigare Për 15 Ditë
    Lënia e duhanit ( cigares ) / Çfarë Ndodh Me Trupin Kur...

    Jan 22, 2021 0

  • 3 modele xhinsesh që na duhen me patjetër këtë vit, pasi do jenë për shumë gjatë në modë!
    3 modele xhinsesh që na duhen me patjetër këtë vit, pasi...

    Jan 21, 2021 0

  • Ç’kuptim ka ngjyra lejla në veshjet e Michelle Obama, Hillary Clinton dhe Kamala Harris
    Ç’kuptim ka ngjyra lejla në veshjet e Michelle...

    Jan 21, 2021 0

Na ndiqni ne FB

Kontaktoni: info@podiumi.com