Lidhu me ne

Kryesore

Erdogan thirrje të bojkotohen produktet franceze: Macron të vizitojë trurin

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i bëri thirrje turqve që të bojkotojnë mallrat franceze pas një grindjeje mbi qëndrimin e ashpër që Franca po mban ndaj Islamit radikal. Për homologun e tij francez Emmanuel Macron, Erdogan tha se duhet të bëjë një kontroll të shëndetit mendor.

Në një fjalim në televizion, Erdogan u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të mbrojnë muslimanët “nëse ka shtypje ndaj muslimanëve në Francë”. 

Erdogan kritikoi i zemëruar Presidentin Emmanuel Macron për zotimin për të mbrojtur vlerat laike.

Kjo vjen pasi një mësues frëngjisht u vra barbarisht pasi shfaqi karikaturat e Profetit Muhamed në klasë.

Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”, tha Presidenti Macron në fillim të kësaj jave.

Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe janë fyese për shumë myslimanë.

Por sekularizmi shtetëror – ose lacité – është thelbësor për identitetin kombëtar të Francës. Frenimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë minon unitetin, thotë shteti.

Për çfarë është mosmarrëveshja? 

Erdogan bëri thirrje për bojkot në një fjalim televiziv të hënën.

“Asnjëherë mos u jepni vlerë mallrave me etiketa franceze, mos i blini ato,” tha ai në kryeqytetin Ankara, duke shtuar se “udhëheqësit evropianë duhet t’i thonë presidentit francez të ndalojë fushatën e tij të urrejtjes”.

Kjo erdhi pasi Macron u zotua të mbrojë sekularizmin dhe të bllokojë Islamin radikal pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty. Këtij iu pre koka në 16 tetor nga 18-vjeçari Abdullakh Anzorov.

Dy javë para sulmit, Macron e përshkroi Islamin si një fe “në krizë” dhe njoftoi masa të reja për të trajtuar atë që ai e quajti “separatizëm islamik”.

 (Macron në funeralin e mësuesit Samuel Paty) 

Franca ka popullsinë më të madhe myslimane të Evropës Perëndimore, dhe disa akuzojnë autoritetet se po përdorin sekularizmin për t’i targetuar ata.

Turqia nuk është i vetmi vend që kritikon komentet e Macron. Kryeministri i Pakistanit Imran Khan akuzoi presidentin francez për “sulmimin e Islamit” në një cicërimë të dielën në Tuitter, ndërsa produktet Franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordani dhe Katar. Ka pasur protesta edhe në Libi, Siri dhe Rripin e Gazës.

Por Gjermania ka shprehur “solidaritet” me Macron pas deklaratës së presidentit turk.

“Ato janë komente shpifëse që janë plotësisht të papranueshme, veçanërisht në sfondin e vrasjes së tmerrshme të mësuesit francez Samuel Paty nga një fanatik islamik,” tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.

Si janë marrëdhëniet e Francës me Turqinë? 

Thirrjet e Erdogan për një bojkot vijnë pas muajsh tensionesh në rritje midis Francës dhe Turqisë.

Ndërsa të dy vendet janë anëtare të NATO-s, ata mbështesin palë të ndryshme në konfliktin e vazhdueshëm midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe në luftën civile në Libi.

Presidenti Macron është përplasur gjithashtu me Presidentin Erdogan për kërkimin e naftës dhe gazit turk në ujërat e diskutueshme në Mesdheun lindor. Franca vendosi avionë dhe një luftëanije në rajon në gusht mes tensioneve.

Thirrja për bojkot vjen gjithashtu një ditë pasi Erdogan tha se Macron kishte nevojë për një kontroll të shëndetit mendor derisa flet me aq forcë mbi Islamin.

Vërejtjet e tij bënë që Franca të tërheqë ambasadorin e saj në Turqi për konsultime.

BBC

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix15 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix15 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix15 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix15 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook