Lidhu me ne

Kioske

Meloni, Macron apo Orbán: Kush do të jetë udhëheqësi i ri i Evropës?

Cilin duhet të telefonojë Trump në Evropë, kur të ketë shpërthyer një krizë?

Meloni, Macron apo Orbán: Kush do të jetë udhëheqësiMeloni, Macron dhe Orban /

Gjatë darkës në Budapest në fund të javës së kaluar, biseda midis udhëheqësve të Bashkimit Evropian ishte natyrshëm e fokusuar tek zgjedhja të martën e kaluar e republikanit Donald Trump për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Përmasat e bujshme të fitores, ishin një befasi për shumicën e tyre. Megjithatë BE-ja këmbëngul se është e mirë-përgatitur për atë që do të ndodhë, qoftë kjo një luftë tregtare përmes vendosjes së tarifave të larta të ndërsjella, një rivaliteti të ashpër ekonomik përmes taksave, apo një tërheqje nga ndihma ndaj NATO-s dhe Ukrainës.

Siç u shpreh dikur Henry Kissinger dilema e Uashingtonit mbetet e njëjta: Cilin duhet të telefonojë Trump në Evropë, kur të ketë shpërthyer një krizë? Presidenti francez Emmanuel Macron, të cilin kryeministri shqiptar Edi Rama e quajti me shaka “Mbret” dhe “Madhëria e Tij” si në diskutimet pas dyerve të mbyllura ashtu edhe para medias, është i dobësuar politikisht pas disfatës së rëndë në zgjedhjet parlamentare të qershorit, dhe detyrimit për të pranuar një qeveri të pakicës, dhe aspak popullore, të udhëhequr nga teknokrati Michel Barnier.

Gjermania është bërë “e sëmura e re” e Evropës, me një ekonomi që mezi po arrin të rritet disi, dhe me një situatë politike në paralizë të plotë, në pritje të zgjedhjeve të reja, të cilat mund të mos zhvillohen deri në marsin e vitit të ardhshëm.

Kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, u ankua në samit për “paqëndrueshmërinë që ekziston në 3 vendet tona fqinje (Gjermani, Francë dhe Belgjikë), dhe kjo nuk është një gjë aspak e mirë”. Ndërkohë kryeministri në largim i Belgjikës Alexander De Croo, vendi i të cilit mbetet ende peng i bisedimeve për formimin e qeverisë së re që nga zgjedhjet parlamentare të qershorit, the se nuk është e nevojshme që gjërat “të dramatizohen më shumë se sa duhet”.

Në këto kushte, kush mund të jetë udhëheqësi i ri i Evropës? Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, bisedoi javën e kaluar me pronarin e Tesla dhe X, Elon Musk, një donator i madh i fushatës së Donald Trump.

Ajo deklaroi të premten se ai “Muks sjell një vlerë të shtuar, ai ka bërë gjëra të jashtëzakonshme dhe mund duhet të jetë një bashkëbisedues edhe për BE-në”. Kryeministri hungarez Viktor Orbán, aleati tjetër natyror i Trump – të cilin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e quajti edhe si “delja e zezë e Evropës” – e përbuzi multi-miliarderin, duke thënë se ai nuk është pretendent për fronin e udhëheqësit të aleancë transatlantike.

“Mos i ngatërroni marrëdhëniet shtetërore me ato personale!”- deklaroi ai të enjten. “Asnjëherë nuk kam thënë, se shpresoj që imazhi im këtu në Evropë do të ndryshojë për shkak të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Nuk është kjo mënyra ime e të menduarit”- shtoi ai.

Është e lehtë të kuptohet se përse Victor Orbán dhe Donald Trump janë shumë miq midis tyre. Gjatë konferencave të njëpasnjëshme për shtyp në Budapest, kryeministri hungarez e përgëzoi veten që kishte të drejtë për gjithçka, nga gardhet me tela me gjemba në kufi (“Unë jam i vetmi kryeministër që i mbijetova krizës së migracionit që nga viti 2015”) e deri tek lufta në Ukrainë (“Ata që duan paqen janë sot gjithnjë e më të shumtë”).

Gjatë darkës 2-orëshe në “Puskás Arena” të Budapestit, një stadium futbolli me kapacitet 67.000 spektatorë që mban emrin e ish-heroit të ekipit kombëtar, Meloni dhe Orbán thanë se udhëheqësit e BE-së duhet që ta kuptojnë më mirë Trumpin. Po ashtu, ata e vunë theksin tek nevoja që Gjermania dhe Franca të rriten në lartësinë që kërkon situata, dhe të negociojnë edhe ata me presidentin e ri të Amerikës.

“Përgjigja është vetëbesimi”- u tha Orbán gazetarëve. Ndërkaq pati një thirrje që Bashkimi Evropian, të rregullojë fillimisht gjërat në shtëpinë e tij. Siç tha të premten Meloni me një lloj ironie: “Mos pyesni çfarë mund të bëjë SHBA-ja për ne, por çfarë mund të bëjë Evropa për veten e saj”.

Kryeministri i Irlandës, Simon Harris, tha se toni i diskutimeve midis liderëve gjatë darkës u përqendrua “tek nevoja që Evropa të veprojë në mënyrë të unifikuar sa herë që bëhet fjalë për konkurrencën”. “Kjo ishte gjuha që po përdorej kryesisht në sallë. Tashmë ka qartësi nga pikëpamja politike, sa i përket kursit që ka të ngjarë të ndjekë SHBA-ja gjatë viteve të ardhshme. Dhe kjo na çdo natyrshëm tek pyetja: Çfarë dëshiron që të bëjë Evropa?”- shtoi më tej ai.

Ndërkohë, Ursula von der Leyen ka strategjinë e saj për t’u përballur me Trump. Ajo tha të premten se mund të përfshijë zëvendësimin e furnizimeve ruse me gazin natyror të lëngshëm (LNG) me ato të Amerikës. Ajo theksoi para gazetarëve në përfundim të samitit: Angazhohuni, shihni interesat e përbashkëta dhe negocioni!”.

“Bussiness Post”

Shkruar nga Sarah Collins

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë është alergjia ushqimore?

Alergjia ushqimore është kur sistemi ynë imunitar reagon në mënyrë të pazakontë ndaj ushqimeve të caktuara. Megjithëse reaksionet alergjike janë...

Mix1 ditë më herët

8 faktorë mund t’ju shkaktojnë një rënie drastike në peshë

Rënia drastike në peshë, veçanërisht kur ndodh pa përpjekje, mund të jetë një sinjal që trupi po reagon ndaj ndryshimeve...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump do ta përdorë FBI për të shantazhuar kundërshtarët politikë dhe gazetarët

Shkruar nga Massimo Teodori Njoftimi i Donald Trump për emërimin e Kashyap “Kash” Patel në postin e drejtorit të Byrosë...

Mix1 ditë më herët

A është i shëndetshëm peshku ton i konservuar?

Peshku toni i konservuar nuk është vetëm i shijshëm por është gjithashtu një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese....

Kryesore1 ditë më herët

Rikthimi i Berishës në Kuvend nuk la asnjë shenjë!

Në ato 40 minuta qëndrim në sallën e Kuvendit, jo vetëm demokratët, por edhe vetë Berisha kuptoi se “arresti i...

Mix1 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të jetë befasues: ndryshime të rëndësishme të dizajnit po vijnë

Kohët e fundit është folur shumë për iPhone 17 Air të Apple i cili është i destinuar të bëhet iPhone...

Mix1 ditë më herët

HUAWEI prezanton serinë Mate 70 dhe braktis të gjitha marrëdhëniet me Google. Çmimi dhe detajet

HUAWEI i rikthehet sulmit me serinë Mate 70, e prezantuar zyrtarisht në Pekin sot më 26 nëntor 2024. Gama e re...

Sport1 ditë më herët

FIFPro World XI, publikohet lista e futbollistëve më të mirë në botë

Sot u publikua lista me 26 lojtarë kandidatë për FIFPRO World XI me emrat më të mirë të këtij viti...

Aktualitet1 ditë më herët

Berisha: Do vendosim minimumin jetik 200 euro, pagën mesatare 1200 euro

Minimumi jetik për çdo shqiptar do të jetë 200 euro dhe rroga minimale 500 euro. Kështu u shpreh kreu demokrat...

Temporal1 ditë më herët

Sa herë ngjallet Feniksi nga hiri?

Nga Edmond Arizaj (Gjysëm portret politik gjashtë muaj para zgjedhjeve) Ky njeri që nuk duhet të ishte më në politikë...

Facebook