Lidhu me ne

Kioske

Pyet më parë te kompania INSIG

Sigurojeni makinen, pronën apo çfare tjetër të dëshironi me çmimet më të lira në treg

Mos e bëj siguracionin e makines pa pyetur me parë te zyrat kompanisë INSIG

INSIG sh.a - Home | Facebook

KUJDES Mos e bëj siguracionin e makinës pa pyetur më parë te kompania INSIG sepse INSIG është kompania e parë në tregun e sigurimeve në Shqipëri.

INSIG, EDI GEGA, RRUGA TEODOR KEKO, TIRANE, Tirana (2020)
INSIG, EDI GEGA, RRUGA TEODOR KEKO, TIRANE, Tirana (2020)

Historiku

1991 – INSIG krijohet me ligjin Nr. 7506, datë 31 Korrik 1991 “Për Institutin e Sigurimeve” të Parlamentit Shqiptar, si institucion i vetëm shtetëror që ushtron veprimtarinë e sigurimeve dhe risigurimeve në Republiken e Shqipërisë

1991 – Këshilli i Ministrave nxjerr Vendimin nr. 265, datë 02.08.1991 “Për ndarjen e Institutit të Arkave të Kursimit dhe të Sigurimit”

1992 – INSIG, si përfaqesuese e Byrosë Shqiptare Motorrike bëhet anëtar i Këshillit të Byrosë, kompania fillon sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorrike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë

1999 – Me vendimin Nr. 21463, datë 08.06.1999 “Për rregjistrimin e personit juridik” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, forma juridike e INSIG është ajo e shoqërise anonime me 100 % kapital shtetëror, Aksionar – Ministria e Financave

2000 – Me autorizimin zyrtar Nr. 3, datë 08.06.2000 të Komisionit Mbikqyrës të Sigurimeve (KMS), INSIG autorizohet të kryejë sigurime për dëmet, si dhe leja Nr. 42 prot, datë 08.06.2000 bashkëngjitur. Me autorizimin Nr. 4, datë 08.06.2000 përsëri të KMS, INSIG autorizohet të kryejë sigurime për jetën, si dhe leja Nr. 43 prot, datë 08.06.2000 bashkengjitur

2000 – INSIG sh.a. zgjeron aktivitetin e tij sigurues në territorin e Kosovës, duke qenë një nga kompanitë më të suksesshme në tregun kosovar të sigurimeve

2001 – U hartua strategjia e privatizimit të INSIG sh.a. me asistencen e Bankës Botërore./p>

2001 – U hartua strategjia e privatizimit të INSIG sh.a. me asistencen e Bankës Botërore

2002 – Parlamenti Shqiptar miraton Ligjin Nr. 8899, date 22.5.2002 “Për përcaktimin e formës dhe formulës së privatizimit të INSIG sh.a.”

2003 – INSIG sh.a. u licensua për të ushtruar aktivitetin e sigurimeve në territorin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonise

2003 – Në përputhje edhe me ligjin që percaktoi formën dhe formulën e privatizimit të INSIG sh.a., më datë 28 Tetor 2003 u nënshkruan marrëveshiet midis Qeverise së Shqipërisë dhe dy institucioneve financiare ndërkombëtare, IFC dhe BERZH

2004 – Filiali INSIG Maqedonia SHA Shkup fillon aktivitetin e tij të sigurimeve në territorin e Maqedonisë

2004 – Parlamenti Shqiptar ratifikon marrëveshiet:
a) e blerjes së aksioneve (Ligji Nr. 9176, datë 29.01.2004),
b) midis aksionerëve (Ligji nr. 9177, datë 29.01.2004);
c) të rishitjes së aksioneve (Ligji Nr. 9178, datë 29.01.2004)

2004 – Me ratifikimin e tri marrëveshieve, Aksionerët e INSIG sh.a. jane: Republika e Shqiperise, e perfaqesuar nga Ministria e Finances me 61 % të aksioneve ose 1.036 (një mijë e tridhjete e gjashtë) aksione. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me 19.5 % të aksioneve ose 332 (treqind e tridhjetë e dy) aksione. Koorporata Financiare Ndërkombetare (KFN) me 19.5 % të aksioneve ose 332 (treqind e tridhjetë e dy) aksione

Parlamenti shqiptar miraton Ligjin Nr. 9649, date 27.11.2006 “Per percaktimin e formes dhe formules se privatizimit te INSIG sh.a.”, i cili shfuqizon Ligjin nr. 8899, date 22.05.2002

2006 – Parlamenti shqiptar ratifikon ndryshimin në marrëveshien e rishitjes së aksioneve të INSIG sh.a. me Ligjin Nr.9651, datë 11.12.2006

2008 – Parlamenti shqiptar ratifikon ndryshimin e dytë të marrëveshies së rishitjes së aksioneve të INSIG sh.a. me Ligjin Nr.9891, datë 20.3.2008.

2009 – INSIG sh.a. ndryshon pronësinë e aksioneve, të cilat zotërohen në masën 100% nga Ministri i Financave dhe në vazhdim.

2015 – INSIG sh.a. ndryshon pronësine e aksioneve, të cilat zotërohen në masën 100% nga Ministria e Ekonomisë.

2016 – INSIG sh.a. privatizohet dhe ndryshon pronësinë e aksioneve, te cilat zotërohen në masën 100% nga Shoqëria e Sigurimeve “EUROSIG” sh.a.

Misioni

Ashtu siç dhe ka sloganin, “I madh dhe i sugurt”, INSIG ka si mision të tij sigurinë për konsumatorin, për kleintët e tij. Me gamën e gjerë të produkteve të sigurimit jo-jetë, me përkushtimin dhe korrektësinë, INSIG ofron mbrojtjen më të mirë për konsumatorët, duke bërë kështu që reputacioni dhe emri i tij të jenë në majat e industrisë së sigurimeve. INSIG do të vazhdoj të punojmë për të forcuar identitetin tonë, duke ofruar gjithmonë shërbime sa më korrekte, për të krijuar një imazh sa më të konsoliduar në tregun e sigurimeve, mbi bazat e një biznesi të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt kërkesave të klientit. Produktet e reja, duke iu përshtatur nevoja të klientit dhe eksperienca e stafit të kualifikuar, bëjnë që INSIG të ketë gjithmonë një ofertë e produkt, të jetë gjithmonë garancia financiare e atyre që na besojnë, me shërbim cilësor dhe të shpejtë.Vizioni

Kompania INSIG sh.a. e themeluar në vitin 1991, si Institut i Sigurimeve, është një kompania që në qendër të vëmendjes ka klientët, shërbimin ndaj tyre, korrektësinë dhe besimin. Me një staf të kualifikuar, korrekt e të përkushtuar, INSIG ka nje vision të qartë për rëndësinë e sigurimeve në raport me klientëve, ofrimin e shërbimit të produkteve e paketave dhe mbi të gjitha, besimin që iu ofron atyre. Si një ndër kombanitë më të besuara në fushën e sigurimeve, INSIG njeh vetëm rritje në treg, gjë që tregon se, besimi i tyre është në rritje, e po kështu, shërbimi jonë ndaj tyre.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix18 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix19 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix19 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix19 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix19 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix19 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix19 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix19 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix19 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook