Lidhu me ne

Aktualitet

Mediu: Bizneset po falimentojnë çdo ditë

Takim me strukturat e PR-së në Vlorë/Mediu: Rama mbështeti grupet kriminale dhe kanabisin

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po e con vendit drejt shkaterrimit ekonomik.

Gjate fjalës se tij me strukturat e PR-se ne njesine nr.5 në kryeqytet, Mediu deklaroi se “ne kemi përgjegjësinë për të kthyer dinjitetin dhe lirinë tek çdo shqiptar, kemi detyrim për të vendosur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, brenda mandatit të parë të qeverisë së djathtë”.

Statusi i plotë i Fatmir Mediut:

Edi Rama po e çon vendin drejt shkatërrimit ekonomik dhe financiar. Papunësia, varfëria dhe pasugiria është prezent në të gjitha familjet e Tiranës dhe Shqipërisë.

Pandemia po shkakton viktima çdo ditë. Mbështetja e shtetit për të sëmurët me Covid është e papërfillshme.

Ekonomia dhe biznesi po shkatërrohet dhe qeveria nuk ka ofruar mbështetje reale dhe bizneset po falimentojnë çdo ditë. Shqipëria, e cila kur Rama erdhi në pushtet ishte vend anëtar i NATOs, liberalizoi vizat dhe ishte afër statusit të vendit kandidat, sot për fatin e keq është mbrapa Serbisë, që ka qenë kundërshtare e Amerikës dhe Europës.

Rama është vendosur kundër shqiptarëve dhe lirisë së tyre, kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është vendosur kundër BE dhe interesit tonë kombëtar.

Ne kemi përgjegjësinë për të kthyer dinjitetin dhe lirinë tek çdo shqiptar, kemi detyrim për të vendosur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, brenda mandatit të parë të qeverisë së djathtë.

Ne kemi detyrimin të bashkojmë shqiptarët në Europën e Bashkuar.

Shtëpia e verdhë, një lojë e ndyrë kundër interesit kombëtar shqiptar.
Një lojë pa skrupuj e Ramës në dëm të Kosovës dhe që i shërben vetëm Vucic dhe Serbisë.
Vucic kërkon të përsërisë skenarin e Nagorni Karabak në Ballkan, bashkë me Rusinë.

Këto deklarata nuk janë të rastësishme dhe duhet të na zgjojë dhe të na bëjë koshient, se sfidat tona nuk janë të lehta dhe partneriteti me SHBA, BE dhe NATO duhet të ngrihet në një nivel tjetër.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook