Lidhu me ne

Kryesore

Dështimi me negociatat, Rama fajëson Holandën: Ka zgjedhje në mars

Kryeministri Edi Rama ia faturon dështimin e integrimit të vendit faktorëve të tjerë dhe aspak mospërmbushjes së kushteve që vendi duhet të përmbushë. Në një intervistë për RTV Ora, Rama tha hapur se shkak për pengesën është Holanda që ka probleme të brendshme për shkak të zgjedhjeve që mbahen atje vitin e ardhshëm.

“Gjermania ushqen flakën e zgjerimit. Formalisht negociatat janë hapur dhe duhet miratuar korniza dhe duhet bërë konferenca. Deri mbrëmë është luftuar për kornizën negociatore. Nuk ka konsensus mes vendeve. Nuk janë 10 vende që kundërsjtojnë, por s’merret dot vendimi po të mos jenë të gjithë dakord.

Historia e procesit nuk është fare e lidhur me çfarë bëjmë ne për sa kohë një vend ka axhendën e tij elektorale. Holanda ka zgjedhje në mars. Holanda nuk na ka penguar sivjet. Procesi është që mbasi hapen negociatat formalisht dhe diskutohen kornizat. Gjatë gjithë kohësh do të jetë kështu” – tha Rama.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e tha hapur se konferenca ndërqeveritare nuk do të mbahet këtë vit, por në këtë rast Rama arrin deri atje sa të thotë se është përkthyer gabim.

“Nuk është ashtu pra tani. E do ashtu, e marrim ashtu. Janë tekste që nuk janë reflektim besnik i fjalëve të thëna. Nuk e premton Merkel se nuk varet nga Gjermania. Holanda nuk e do këtë punë, unë them se ka zgjedhje” – tha Rama.

“Po edhe Bullgaria ka zgjedhje për shembull. Nuk ka Holanda inat me ne, se nuk ka përse ta ketë. Nëse Shqipëria i ka bërë detyrat nuk e përcaktojmë dot. Ua kam thënë në sy të gjithëve. Nëse i kemi bërë kushtet, e përcakton delegacioni i Komisionit Europian. Bën raport bazuar me kritere teknike.

Nuk e dinë në Holandë, as në Berlin se nuk rrinë që të merren me ne. Kur shtojnë ujë dhe miell është mungesë vullneti për të çuar para procesin. Kanë narrativën e brendshme. Më ka ardhur reporteri holandez për të pyetur se çfarë ndodh dhe e zgjidhen për një ditë, ndërsa Komisioni punon për ditë.

Dhe më tha: Si do ta përputhi Shqipëria ligjin e Sheriatit me bllokun e BE? Unë i thashë që nuk e kemi pasur kurrë, e ma ktheni; Po ju jeni vend mysliman? Ky proces do të zgjasë shumë, do ta shihni me të tjerët pas meje” – tha Rama.

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix4 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix4 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet4 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore4 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix4 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix4 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar4 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix5 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal5 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook