Lidhu me ne

Mix

Origjina e bluxhinseve

Men's Jeans

Joseph Stromberg

Në 109-vjetorin e vdekjes së Levi Strauss, produkti i tij kryesor – bluxhinset – janë kthyer në një industri prej 91 miliardë dollarësh në vit, një ikonë e kulturës amerikane, dhe me shumë gjasa artikulli më popullor në kategorinë e veshjeve. Levi Strauss, më shumë se çdo emër tjetër, evokon pëlhurën e ashpër të xhinsit dhe qepjet e dukshme të pantallonave të preferuara në Amerikë. Por lindja e bluxhinseve erdhi në rrethana të habitshme – dhe paraardhëset e xhinseve të sotme vështirë se ngjajnë me to.

Gjithçka nisi në vitin 1871, kur rrobaqepësit Jacob Davis nga Reno, Nevada, i doli një problem. Pantallonat që ai po qepte për minatorët nuk ishin mjaftueshëm të forta sa t’i qëndronin kushteve në minierat lokale; ndërsa xhepat dhe zona e kopsës griseshin vazhdimisht. “Gruaja e një minatori erdhi te Davis dhe i kërkoi atij që të bënte me pantallona që mund t’i rezistonin punës“, thotë kuratorja Nancy Davis, nga Muzeu Historik Amerikan. Dejvis pa mbërtheckat metalike që përdorte në pajisjet e veta dhe sende të tjera. “Në atë moment, lindën pantallonat me perçina”.

Ndërsa minatorët e zonës i kapnin kominoshet e bëra prej tij me kapëse metalike dhe doku të fortë në zonat ku zakonisht griseshin, Davis kuptoi se duhej ta mbronte idenë e tij. “Ai duhej të nxitonte, për shkak të faktit se këto marifete funksionuan shumë mirë“, thotë Nancy Davis.

Ai e kuptoi se kishte diçka“. Duke mos pasur para për të plotësuar dokumentet për një biznes, ai iu drejtua Levi Strauss, një emigrant gjerman i cili kohët e fundit kishte hapur një degë të dyqanit ushqimor të familjes së tij në San Francisko dhe të dy morën një patentë për një palë pantallona të forcuara me perçina.

Shumë shpejt Dejvis u transferua në San Francisko dhe prodhimi në masë i pantallonave me perçina nisi për herë të parë. Strauss drejtoi biznesin, ndërsa Davis u bë menaxher i prodhimit. “Ai ishte personi i ngarkuar për t’u siguruar që pantallonat të kryenin atë funksion“, thotë Nancy Davis. “Ai ishte personi që dinte se si duhet të funksiononin këto pantallona“.

Biznesi eci shumë mirë ndërsa pantallonat zhdukeshin nga raftet. “Strauss po ia dilte mjaft mirë në sjelljen e mallrave nga Lindja, por kjo ishte diçka shumë e mirë sepse nuk ishte nevoja të sillte gjithçka. Ai mund t’i prodhonte atje, dhe kjo shkurtonte shumë kosto“, thotë Davis. “Ai nuk i bëri thjesht xhinset, por kjo ishte gjëja kryesore që ai po bënte, dhe ato u bënë shumë të njohura“.

Thelbësore për emrin e Levis ishte integriteti dhe ashpërsia e pantallonave. Siç shihet në një palë pantallonave në Muzeun e Historisë Amerikane, të bëra diku midis 1873 dhe 1896, etiketa shpreh qartë ” Çdo palë e garantuar. Asnjë nuk është origjinale nëse nuk mban këtë etiketë. ”

Edhe kur patenta skadoi në 1890, Levi Strauss & Co. ishte asociuar me një produkt jashtëzakonisht popullor dhe në rrugë suksesi afatgjatë. Por prezantimi i një cope të re, më fleksibile – xhins blu – për të shkuar me idenë e perçinës doli të ishte kombinimi që do të formonte veshjet amerikane për më shumë se një shekull dhe që vijon edhe sot.

Krijimi i vitit 1890 i stilit ikonik Levi’s 501, në veçanti, bëri të xhinset denim të bëheshin më popullore, duke u zhvendosur përfundimisht jashtë klasës punëtore e duke u përqafuar nga masa në modën e përditshme. “Fillimisht, me Davis, ishin njerëzit që kishin vërtet nevojë për pantallona të dobishme dhe u duheshin të tilla që të jetonin më shumë se të tjerat“, thotë Nancy Davis. “Pastaj kemi të dhëna – që në vitet 1930 – të tjerë, përveç punëtorëve të jakave blu, vishnin xhinse. Ka njerëz që i veshin ato, pavarësisht se nuk kanë nevojë t’i veshin, veçanërisht të rinjtë“.

Në gjysmën e fundit të shekullit XX – dekada pas vdekjes së Strauss në 1902 – xhinset blu arritën një rëndësi të gjerë kulturore. “Ata me të vërtetë vijnë në kulmin e tyre në vitet 60 dhe 70”, thotë Davis. “Gjëja interesante është se ky lloj i veçantë pantallonash, bluxhinset, janë bërë ndërkombëtare,” shton ajo. “Është ajo për të cilën njerëzit mendojnë. Kur mendojnë për Amerikën, ata mendojnë për bluxhinset”.

Burimi: Smithsonian Magazine

Përkthimi: Gazmira Sokoli

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Këto janë tre smartfonët më të mirë për të shkrepur foto natën

Këtu janë tre telefonat inteligjentë më të mirë për fotografitë gjatë natës, të disponueshëm aktualisht në treg. Më i miri...

Mix6 orë më herët

Samsung Galaxy Ring, ja sa mund të kushtojë

Një çmim midis 300 dhe 350 dollarë dhe një abonim mujor prej 10 dollarë. Ky do të ishte shpenzimi i...

Radar6 orë më herët

SPAK po i heton pasurinë? Noka: Kam vetëm një apartament dhe makinë me kredi

Flamur Noka Demokrati Flamur Noka ka deklaruar se nuk është në dijeni që SPAK ka nisur një hetim pasuror në drejtim të...

Mix6 orë më herët

Rikthehet Demi Moore, skena nudo në filmin e fundit

Në moshën 61-vjeçare Demi Moore ende dëshiron të guxojë. Këtë bëri me filmin e saj të fundit, “The Substance”, i...

Mix6 orë më herët

Kelly Rowland flet për incidentin në Kanë

Kelly Rowland po flet për grindjen verbale tashmë virale që pati me një roje sigurie në Festivalin e 77-të Vjetor...

Mix6 orë më herët

Timothée Chalamet nderohet me statujë prej dylli

Timothée Chalamet, aktori i mirënjohur i njohur për rolet e tij në “Lady Bird”, “Call Me By Your Name” dhe...

Mix6 orë më herët

Glen Powell heq dorë nga Hollywood

Glen Powell po largohet nga Hollivudi dhe po kthehet në shtetin e tij . Në një intervistë të re me...

Mix6 orë më herët

Camila Cabello tregon kur e humbi virgjërinë: ‘Ishte dashuri…’

Gjatë një interviste në podkastin ‘Armchair Expert’, këngëtarja tregoi  se si u ndie kur u dashurua për herë të parë....

Mix6 orë më herët

Cassie Ventura thyen heshtjen pas videos së abuzimit nga Sean ‘Diddy’ Combs: Dhuna më theu

Cassie Ventura ka thyer heshtjen me një deklaratë emocionale gati një javë pasi u shfaqën pamjet e kamerave të sigurisë...

Mix6 orë më herët

Celine Dion është gati të tregojë gjithçka për betejën shëndetësore në dokumentarin e saj ‘I Am: Celine Dion’

‘Amazon MGM’ ka publikuar trailerin e parë për dokumentarin e Celine Dion “I Am: Celine Dion”. Dokumenti zbulon më shumë...

Facebook