Lidhu me ne

Gatime

Çfarë të gatuani për mbrëmjen e ndërrimit të vitit / Tri sallatat që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj

Çfarë të gatuani për mbrëmjen e ndërrimit të vitit/ Tri sallatat që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj

Viti i ri 2021 është në prag dhe jeni ende në mëdyshje se çfarë duhet të gatuani në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Më poshtë poi u llistojmë 3 sallatat më të shijshme që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj.

Sallata Ruse

Përbërësit

1 filxhan çaji me bizele

125 gr karrota

125 gr fasule

1 kokërr e madhe patate

3 gota me majonezë

Një lugë e vogël me kripë (sipas preferencës)

Një lugë e vogël piper

Gjysmë kavanoz kastraveca turshi

Tre speca të kuq turshi (gogozhare)

Një lugë vaj ulliri

Përgatitja

Zjejmë të parat fasulet. Më pas karrotat, pataten dhe bizelet i hedhim në një enë dhe i zjejmë.

Në momentin që shohim që janë të zjera i heqim dhe i lëmë të ftohen.

Presim pataten dhe karrotat në kubikë të vegjël, i hedhim në një tas, bashkojmë fasulet e zjera, bizelet.

Presim në kubikë të vegjël edhe kastravecat dhe specat gogozhare (një spec e presim në vija të holla dhe e përim në fund për dekorimin e sallatës), i shtojmë në  tasin me perime.

Hedhim kripën dhe piperin dhe i përzjejmë. Në fund, shtojmë majonezën i përzjejmë të gjitha bashkë derisa sallata të jetë e njëtrajtshme.

Hedhim një lugë vaj ulliri sipër dhe e servirim duke vendosur për zbukurim shiritat e specave gogozhare. Shoqërohet me çdo lloj gatimi, sidomos me mishra, por edhe supra dhe gjellra të ndryshme.

Rukola me Shegë 

Një tas të madh me rukola

Kokrrat e një shege të qëruar

Dy lugë vaj ulliri

Kripë

Një lugë uthull balsamike

Fetëza shumë të holla djathi kaçkavall (sipas preferencës)

Përgatitja

Pastrojmë mirë gjethet e rukolës

(Sipas preferencës, gjethet mund t’i lini të plota ose mund t’i këpusni me dorë në copëza të vogla).

Qërojmë me kujdes shegën dhe në një tas hedhim të gjitha kokrrat e saj dhe i pastrojmë.

Në një tas qelqi ose pjatancë vendosim gjethet e rukolësKokrrat e shegës i shtojmë sipër gjetheve të rukolës.

Në fund hedhim kripën dhe vajin e ullirit.

Uthullën balsamike kujdesemi t’a shpërndajmë me pika të vogla rreth gjithë sallatës, sipas Agroëeb.

Sipas preferencës sipër sallatës vendosim edhe disa fetëza djathi kaçkavall dhe arra.

Lakër e Kuqe dhe e Bardhë me Arra

Përbërësit e sallatës

Gjysmë kokërr qepe

200 gramë lakër të kuqe dhe e bardhë e prerë hollë

1 lugë çaji me mjaltë

1 lugë gjelle me uthull molle

1 lugë gjelle me lëng molle, pa sheqer shtesë

1 lugë gjelle me vaj ulliri

50 gramë arra të copëtuara

Gjysmë luge çaji me kripë

Një majë luge çaji me piper

Udhëzimet

Priteni lakrën hollë.

Prisni qepën dhe shtojeni në enë.

Në vijim, AgroËeb.org ju sugjeron që në një enë tjetër të shtoni uthullën e mollës, mjaltin, lëngun e mollës, vajin e ullirit, kripën, piperin dhe përziejini mirë.

Më pas hidheni salcën e krijuar sipër sallatës.

Shtypini arrat me dorë dhe më pas shtojini në sallatë./

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook