Lidhu me ne

Temporal

Horoskopi vjetor 2021

Dashi

Horoskopi vjetor 2021

Vit intensiv dhe i mbushur me të reja. Emocionet gjithashtu nuk do mungojnë. Ju që jeni në çift do keni ndonjëherë edhe mosmarrëveshje me partnerin, por çdo situatë do zgjidhet shpejt. Kujdes vetëm me impulsivitetin. Muajt më të veçantë do jenë prilli, qershori dhe korriku. Ju beqarët do takoheni me shumë persona që do ju pëlqejnë, por do bëni mirë të mos nxitoheni sepse jo të gjithë janë ashtu si duken. Buxhetin do dini si t’i menaxhoni në çdo moment dhe nuk do keni shumë tronditje në këtë sektor. Para hua do bëni mirë të mos jepni. Shëndeti muajt e parë do jetë pak delikat. Mund të prekeni herë pas here nga virozat e stinës dhe nuk do ndiheni mirë. Pas muajit prill situata do jetë më ndryshe. Energjia do rikthehet dhe do jeni më në formë. Në punë do ju hapen horizonte të reja dhe do ju tregoni të gjithëve sesa vleni. Mund të ngjitni edhe shkallë gjigande në karrierë.

Demi

Horoskopi vjetor 2021

Çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet këtë vit. Për të vetmen gjë që duhet të kujdeseni më tepër se zakonisht është shëndeti. Ju të dashuruarit përgjithësisht do jetoni në një ambient të qetë dhe të këndshëm. Herë pas here do i bëni edhe surpriza personit në krah. Edhe ju që keni pasur një vit problematik dhe të mbushur me mosmarrëveshje do ndiheni më mirë. Ju beqarët sado që të lodheni për të kërkuar partnerin ideal me të cilin të kaloni gjithë jetën nuk do e gjeni dot. Gjithësesi aventurat kalimtare nuk do mungojnë. Buxheti do jetë i mirë gjashtë mujorin e parë të vitit, ndërsa më pas duhet të bëni kufizime. Sipas Dritare.net, shëndeti do jetë më delikati. Do ndiheni shpesh pa fuqi dhe do keni dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit. Beni analiza dhe kontrolle për të marre vesh çfarë keni vërtet. Për punën do jetë viti i marrjes së vendimeve dhe viti i ndryshimeve rrënjësore.

Binjakët

Horoskopi vjetor 2021

Ky do jete një vit i paqëndrueshëm për ju. Do keni pengesa, vonesa dhe probleme. Tregohuni sa më të kujdesshëm që të mundeni. Ju që jeni në një lidhje shpesh do keni diskutime të gjata ku nuk do mungojnë debatet dhe fjalët e pamenduara. Çfarëdo që të bëni nuk do i shmangni dot këto gjera. Ju beqarët do keni aspirata të mëdha dhe ka gjasë që nga mesi i vitit të takoni persona që do ua përmbushin kushtet. Për financat do jetë një vit interesant gjatë të cilit ju do reflektoni për hapat që duhet të hidhni. Masat duhen marre sa më shpejt. Shëndeti do ketë periudha të mira sikundër nuk do mungojnë as momentet delikate kur të keni shqetësime. Mbrohuni nga i ftohti ne dimër dhe kujdes me diellin e nxehtë në verë. Në punë duhet të tregoheni shumë më të duruar nëse doni të arrini sa më shpejt atje ku keni dashur. Me më shumë këmbëngulje do ja dilni mbanë.

Gaforrja

Horoskopi vjetor 2021

Gjatë pjesës më të madhe të vitit do jeni energjikë dhe kjo do ju ndihmojë t’ia dilni në shumë fusha. Gjithsesi sezoni më i favorshëm do jetë pranvera. Ju që keni një lidhje dhe që kohët e fundit keni dashur të bëni ndryshime, do keni mundësi t’i realizoni dëshirat gjatë gjysmës së parë të vitit. Do bëni të pamundurën ta kaloni monotoninë dhe të shtoni pasionin. Ju beqarët do preferoni të ruani sa më shumë pavarësinë dhe lirinë, prandaj do preferoni më tepër aventurat kalimtare të cilat nuk iu detyrojnë për asgjë. Për financat ky do jetë një vit i mbarë. Do mundoheni gjatë gjithë kohës që të gjeni mundësi për përmirësime të njëpasnjëshme. Shëndeti do ketë vetëm disa probleme të vogla që do kalojnë shpejt, asgjë për t’u shqetësuar. Megjithatë yjet këshillojnë të mos lodheni shumë dhe të ruani një higjienë strikte. Në punë do ndiqni një tjetër drejtim, por që do keni më tepër arritje sesa atje ku ishit më parë.

Luani

Horoskopi vjetor 2021

Vit i mirë ky për të përmirësuar kushtet e jetës dhe të punës. Për disa do fillojnë projekte të mëdha në fusha të ndryshme. Për ju të dashuruarit do jetë një vit interesant. Shumë gjëra do marrin drejtimin e duhur dhe momentet e veçanta do shumëfishohen. Mund të bëni edhe modifikimet që keni menduar edhe pse kjo gjë mund të sjellë tension për pak kohë. Ju beqarët do i shmangni mundësitë për lidhje interesi dhe do preferoni dashuri të vërteta dhe të sinqerta. Bëjini sytë katër në muajt e parë sepse do jenë më me fat. Financat do kenë edhe vështirësi të vogla, megjithatë në përgjithësi nuk priten probleme serioze. Shëndeti do jete më i mirë nga sa kishit menduar edhe vetë. Në punë do keni iniciativë dhe do merrni edhe rreziqe vetëm që t’ia dilni mbanë. Besimi në vetvete do jetë një nga pikat më të forta.

Virgjëresha

Horoskopi vjetor 2021

Vit jo shumë i mirë ky për ata që janë në një lidhje. Muajt e parë do jenë pak më ndryshe kështu që përfitoni të hidhni hapat e mëdhenj gjatë këtyre muajve. Ju që jeni në një lidhje duhet të reflektoni disa herë para se të hidhni hapa me rëndësi pasi në të kundërt do bëni gabime të pafalshme. Ju që keni shumë kohe bashkë dhe jeni të lumtur do mendoni për martesa. Ju beqarët do doni një lidhje serioze, por nuk do pëlqeni angazhimet strikte. Mundësitë për takime do ekzistojnë, por do e keni vetë në dors se çfarë do bëni. Financat do jens përgjithësisht të mira, vetëm se nga muaji i katërt dhe me tej do jeni dorëlëshuar dhe do shpenzoni pa fund. Shëndeti do ketë disa shqetësime të cilat vetëm duke u këshilluar me mjekët do mund t’i kaloni. Në punë do jeni dinamikë tre muajt e parë dhe do mund të arrini rezultate të shkëlqyera. Muajit ne vijim do vazhdojnë si gjithmonë.

Peshorja

Horoskopi vjetor 2021

Këtë vit duhet thënë se komunikimi me të afërmit dhe personin në krah ka për të qenë i shkëlqyer. Edhe pasioni hera herës do ndizet fuqishëm. Për ju të dashuruarit do jetë një vit interesant dhe i mbushur me momente pikante. Do zbuloni disa tipare të tjera të partnerit që do ju bëjnë ta adhuroni edhe më tepër atë. Në muajin e tetë mund të keni disa ditë disi të tensionuara, por që do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët do keni më shumë dëshirë të argëtoheni sesa të filloni lidhje serioze, megjithatë nga muaji i trete ose i katërt do takoni një person me vlera që do ua ndryshojë mendimet. Sipas Dritare.net, financat duhet t’i keni më tepër në vëmendje sepse po filluan problemet keni për të humbur shuma të mëdha. Shëndeti për fat të mirë do jetë i mirë. Përveç virozave të stinës nuk priten probleme të tjera. Në punë duhet të jeni më këmbëngulës që të arrini objektivat. Mundësitë do i keni.

Akrepi

Horoskopi vjetor 2021

Ky do jetë vit i reflektimit dhe i marrjes së disa masave strikte, të cilat nuk i keni bërë dot deri më tani. Ju që jeni në një lidhje duhet të mendoni më tepër për të ardhmen dhe duhet të merrni vendime. Nëse lidhja me partnerin është ftohur, flisni me të dhe bëni atë që është më e mira për të dy. Keni për ta parë që do ndiheni më të qëtë. Ju beqarët më mirë të tregoheni të duruar sepse përndryshe mund të filloni lidhje të ndërlikuara të cilat nuk do iu çojnë askund. Në planin financiar yjet ju këshillojnë të tregoheni të matur. Mos bëni investime të pamenduara ndërkohë që situata mund të jetë delikate. Shëndeti për fat nuk do jetë i keq. Ushqehuni sa më shëndetshëm. Në punë duhet të bëni plane dhe më pas të ecni në bazë të tyre. Po i latë gjërat pas dore nuk do arrini atje ku keni dashur.

Shigjetari

Horoskopi vjetor 2021

Ky vit do jetë i mrekullueshëm për ju. Do i realizoni ëndrrat më të bukura dhe do përjetoni mjaft kënaqësi. Do ndiheni të përmbushur. Ju të dashuruarit do dini gjithmonë si të veproni në mënyrë që ta ruani harmoninë dhe alegrinë në çift. Mund të ketë martesa ose zyrtarizime të lidhjeve. Ju beqarët nuk duhet të prisni që princi i kaltër t’iu bjerë nga qielli, por duhet të bëni vetë çdo përpjekje të mundshme. Financat do përmirësohen në mënyrë të pabesueshme dhe do arrini të kryeni edhe investime të mëdha. Edhe shëndeti do ketë ndryshime pozitive. Më në fund nuk do vuani më nga sëmundjet kronike që ua bënin ditët të padurueshme. Edhe me lodhjen nuk do e teproni, por do çlodheni herë pas here. Në punë do bëni çdo gjë që të bini në sy dhe do ja dilni. Karriera juaj do marrë zhvillime të pabesueshme.

Bricjapi

Horoskopi vjetor 2021

Gjatë këtij viti do vendosni pikat mbi “i” në shumë fusha të jetës dhe do bëni zgjedhje. Mjaft më duke bërë sikur gjërat ecin mirë. Jeta në çift do përmirësohet pas muajit të dyte pasi deri atëherë mund të keni edhe debate apo konflikte. Do i rindërtoni bazat sepse kjo është e vetmja mënyrë për t’u ndier mirë. Ju beqarët do keni takime të shumta. Nëse nuk vendosni as këtë vit të filloni një lidhje nuk keni për ta gjetur më personin më të përshtatshëm. Në planin financiar do e ruani gjithë kohës ekuilibrin sepse do i bëni me kujdes llogaritë dhe nuk do shpenzoni shuma marramendëse. Shëndeti do jetë i mirë vetëm nëse kujdeseni rreptësishtë për higjienën dhe nuk bëni gjëra që mund të dëmtojnë imunitetin. Ju që keni pasur probleme të mëdha kohë më parë do ndiheni më të qetë. Për punën do jetë një vit intensiv. Do jeni më të organizuar dhe do i logjikoni mirë gjërat para se të veproni.

Ujori

Horoskopi vjetor 2021

2021-i do jetë një vit i shkëlqyer për të ecur përpara dhe për të arritur ato që doni. Për ju që jeni në një lidhje duhet thënë se pasioni do jetë më i fuqishëm se kurrë ndonjëherë dhe kjo do bëjë që t’i harroni shpejt momentet delikate që mund t’iu dalin. Ju beqarët nuk do keni më dashuri platonike, pasi ëndrrat do ju realizohen më shpejt nga sa e kishit menduar. Nuk do e ndieni më vetminë dhe gjithçka do ju duket si një ëndërr e bukur. Financat do dini si t’i menaxhoni në çdo moment, por nuk do mundojnë herë pas here disa vështirësi të vogla. Duhet thënë që familjarët do i keni gjithmonë mbështetje. Në punë do hidhni hapa galopante dhe do i përfundoni projektet më shpejt sesa ju është kërkuar. Maturia dhe organizimi janë pikat që të gjithë ua kanë zili. Ka mundësi të merrni edhe shpërblime për të gjitha përpjekjet si dhe për seriozitetin e treguar.

Peshqit

Horoskopi vjetor 2021

Ky do jetë një vit i mirë për t’u menduar se çfarë do bëni në të ardhmen. Reflektoni me kujdes dhe peshojeni mirë gjithçka. Ju që keni një lidhje do kuptoheni më mirë me personat në krah dhe do mendoni të bashkëjetoni. Do ketë ndryshime goxha të mëdha. Ju beqarët do jeni më gati se kurrë më parë të ndryshoni statusin dhe do shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet. Me shpenzimet do jeni disi më të kursyer dhe do dini ta menaxhoni buxhetin. Ky është viti i duhur për të marrë në dorë situatën financiare. Gjendja shëndetësore do varet nga mënyra sesi do silleni me veten dhe nga përkujdesi që do tregoni. Për çdo shqetësim flisni sa më parë me specialistët. Në punë duhet të reflektoni para se të hidhni hapa sepse në të kundërt do gaboni. Mund të provoni veten në fusha të tjera jashtë profesionit tuaj sepse do ja dilni me sukses.

MË TEPËR

Letersi12 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi12 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix12 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix12 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske12 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal1 ditë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook