Lidhu me ne

Mix

Gjëra që duhet t’i bëni për të mirën e syve, sa s’është vonë

Gjëra që duhet t'i bëni për të mirën e syve,

Shumë prej jush mund të punojnë me kompjuter, ose e përdorin si një mënyrë për t’u argëtuar, për të kaluar kohën, për të mësuar. Nga ana tjetër celulari që është thuajse 24/7 me ne është një tjetër problem madhor për sytë dhe mendjen tonë. E dini që sa herë që ne pulisim sytë, në të formohet një si shtresë loti që e ndihmon syrin që të jetë i mbrojtur. Pas disa sekondash ajo thahet dhe ata duhet të kapsiten sërish për të qenë të mbrojtur. 5-7 sekonda është quajtur koha normale midis tyre.

Kur ne ulemi përpara këtyre pajisjeve teknologjike, normat e kapsitjes së syve bëhen çdo 12 sekonda. Kjo i thanë sytë tuaj duke shkaktuar “dehidratimin dhe vdekjen e qelizave të sipërfaqes”. Për veç kësaj mund të shkaktohen edhe probleme të tjera shëndetësore siç janë ato të gjendrave, inflamacioni etj.

Eshtë e vërtetë që kompjuteri nuk na bën të verbër, por i thanë shikimet tona dhe i bën të rraskapitur. Këto janë disa nga mënyrat që mund të përdorni për të shmangur këto probleme me shikimin.

Bëni pushim

Për të paktën 6 herë në ditë, shtypini sytë për 10 sekonda. Kjo gjë do të shmangë krijimin e gjendrave në sy. Përpiquni ta bëni këtë një zakon të përditshëm. Vendosni alarmin në telefonin tuaj derisa të mësoheni. Po ashtu edhe përdorimi i kompresave të ngrohta për të paktën 7 minuta në ditë do t’ju ndihmojë.

Përdorni lot artificial

Ashtu siç bëni me trupin tuaj duhet të bëni edhe me sytë kur bie fjala për dehidratimin. Përdorini lotët artificialë katër herë në ditë edhe nëse sytë tuaj nuk janë të thatë.

Konsideroni një filtër për dritën blu

Duke parë dëmin që kompjuteri shkakton në sy, konsideroni të gjeni një palë syze që do të filtrojnë dritën e dëmshme dhe që lejon kalimin e “dritës së mirë”. Ato do të reduktojnë reflektimet dhe lodhjen,” thotë Schachter. Për të gjetur lente të tilla mund të konsultoheni me mjekun e syve.

Kujdes me vendosjen e kompjuterit

Problemi ndonjëherë mund të jetë edhe qëndrimi i kompjuterit tuaj në zyrë. Përpiquni që ta mbani monitorin nën nivelin e syve tuaj. Në këtë mënyrë ata do të jenë më pak të hapur dhe më pak të tensionuar. Nëse pozicioni nuk është i tillë ngrini më shumë karriken tuaj të punës.

Burimi: Byrdie

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix9 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix9 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix9 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore9 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix9 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix9 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook