Podiumi



  • Home
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Temporal
  • Kioske
  • Radar
  • Letersi
  • Kritike
  • Sport
  • Stil
  • Gatime
  • Kontakt
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Historia e panjohur e ‘Dedës’. Familja thirri në dasmë aktorin

Jan 08, 2021 Editori Temporal 0


Publikohet historia e panjohur e Pjetër Llesh Dodës, me origjinë nga fshati Domgjon i Mirditës, i cili në mëngjesin e 31 dhjetorit 1966, u nis të rregullonte linjën që lidhte Kukësin me Tiranën dhe nuk u kthye më në shtëpi! Dëshmitë e rralla të bashkëshortes së tij Liza dhe të birit, Zefit mbi historinë e dhimbshme të ‘fillrojtësit Dedë’, i cili sikur kishte parandjerë fundin e tij tragjik, i kishte lënë amanetet gruas së tij!

Si dështuan përpjekjet e fshatarëve të asaj zone për gjetjen e tij në malet më dëborë të asaj zone të thellë në Veri të vendit dhe dyshimet e Sigurimit të Shtetit, të cilët mendonin se ai ishte arratisur në Jugosllavi dhe u bënë gati t’i internonin familjen?! Si u bë e mundur gjetja e tij në shkurt të vitit 1967, në fshatin Kolsh të rrethit të Kukësit dhe varrimi madhështor pasi ai u shpall “Hero i Punës Socialiste”, si dhe kujdesja e shtetit dhe e vetë udhëheqësit kryesor, Enver Hoxha, për t’u mbaruar shtëpinë e lënë përgjysmë, shkollimin e fëmijëve, dhe punësimin e Lizës si centraliste. Historia e rrallë e ‘fillërojtësit Dedë’, familja e të cilit thirri aktorin Rikard Ljarja në dasmën e djalit të dytë, madje duke e vënë atë në krye të vëndit, aty ku do ishte Pjetri, ndërsa me centralisten ‘Zana”, do të takoheshin familjarisht, vetëm në vitin 2015, në studion e një emisioni televiziv …?!

Memorie.al, publikon për herë të parë historinë e panjohur, edhe në shenjë homazhi për aktorët Rikard Ljarja dhe Elida Cangonji, si dhe të Lizës, bashkëshortes së fillërojtësit Pjetër Llesh Doda, e cila u nda nga jeta para disa ditësh, në moshën 84 vjeçare!

Rrëfimi i Rikard Ljarjes dhe emisioni televiziv në 2015-ën, ku e gjithë familja e ‘fillrojtësit Dedë’, u takua edhe me, ‘Zanën”, Elida Cangonjin!

“Mbasi u dhashë fjalën se do shkoja në dasmën e djalit të tyne, pas disa ditësh, e shtunë ka kenë, dola nga shtpia dhe u nisa me shku te Kafe “Flora”, ku kisha lënë me u taku me dy punonjësit e Kinostudios, që do vinin me më marr me makinë, për me shku në fshatin Domgjon të Mirditës, ku e kishte shtëpinë familja e fillrojtësit Pjetër Llesh Doda. Pak pa mrrit te vëndi ku ata do vinin, rastësisht takoj Dor Kekon, që sapo kishte dalë prej shpiet qe kish po aty ngjit me Kafe “Flora”, i cili më ftoi të uleshim aty për kafe dhe ndonjë gotë. Edhe pse Keko insistoi shumë, nuk neja, duke i than se nuk kisha kohë, pasi po më priste makina, me të cilin do udhëtoja për në fshatin e largët të Mirditës dhe i tregova arsyen se pse po shkoja atje. Pa maru mirë fjalën, Dori më tha: ‘Ouuu, po kjo qenka një mrekulli, do t’ja propozoj shefit tim, kryeredaktorit, sa të shkoj ne redaksi dhe do ta bëj shkrim te “Drita”, ku…’! dhe aty u damë me Kekon, pasi e lamë me u taku përsëri, kur të kthehesha unë. Kshu, unë shkova në atë darsëm, ku më pritën me shumë përzemënsi, duke më vënë në krye të venit, si i pari dasmës, njisoj sikur aty të ishte i zoti i shtëpisë, Pjetër Llesh Doda, fillërojtësi, rolin e të cilit unë e kisha pas rastin me e lujt n’ film. Pas dy tre ditësh, erdhi më takoj Keko-ja, i cili bëri një shkrim në “Drita”, për atë histori që i kallxova…”!

Kjo ishte një nga ngjarjet që na pat treguar disa vite të shkuara, i madhi Rikard Ljarja, miku im, gjatë një dreke në fshatin Skuraj të Kurbinit, ku na kishte ftuar Lek Pervizi (me bashkëshorten e tij, Beba, ish-të përndjekur politik), kur aty ra biseda për doket, zakonet, traditat e gjithë historinë e asaj treve që kufizohej me rrethin e Mirditës, për të cilat, Rriku (siç e thërrisnim ne), kishte aq njohuri, saqë pa e tepruar aspak, them se do ja kishin zili edhe studjuesit e historianët më në zë. Ngjarjen në fjalë, pra pjesmarrjen e aktorit dhe regjizorit të madh Rikard Ljarja në dasmën e djalit të ‘fillërojtësit Dedë’, diku aty nga pranvera e vitit 2015, ja tregova gazetares dhe moderatores së njohur, Sonila Meço, kur punonim bashkë në televizionin ‘Agon Channel’ dhe po përzgjidhnim temat për emisionin ‘Surpriza je ti’, ku unë isha skenarist-autor dhe ajo moderatore. Sonila u mrekullua nga ajo histori dhe vendosëm menjëherë ta realizonim emisionin, edhe pse që në fillim u pezmatuam disi, pasi ndeshëm në refuzimin e prerë të Rikardit, të cilin ne donim t’ia bënim suprizë familjes së fillërojtësit, Pjetër Llesh Doda. Lidhur me këtë ide tonën, Rriku na “ngushëlloi”, duke na thënë: “Shikjo…, nuk shkon me ardh unë në emision, pasi jam kenë njiherë te dasma e tyne, por ma mirë merrni Elida Cangonjin dhe do të shikjoni sa mirë ka me u dal…”. Dhe kështu ndodhi vërtetë, Elida Cangonji pranoi me shumë kënaqësi të ishte pjesë e atij emisioni që realizuam asokohe bashkë me Sonilën dhe gjithë stafin realizues, aqsa, duartrokijet e publikut që ishte i pranishëm në atë format, vazhduan gjatë. Ngjarjen në fjalë, si dhe gjithë historinë e reale të familjes së


  • Dedës, historia
  • tweet
Banesa, toka e rrugë të përmbytura, si paraqitet situata në vend pas shirave të dendur Bleona Qereti bën vaksinën ndaj COVID dhe publikon foton veshur si infermiere

Editori

Artikuj të ngjashëm
  • Historia e panjohur e Sandër Prosit, stomatologu që u bë aktor dhe fundi tragjik
    Historia e panjohur e Sandër Prosit,...

    May 27, 2020 0

  • Ditëlindja e Furtunës dhe historia ime e lindjes në luftë (dëshmia që i mbulon me turp të zi Batonët)
    Ditëlindja e Furtunës dhe historia...

    May 02, 2020 0

Më tepër nga kjo kategori
  • Paradoksi i pushtetit
    Paradoksi i pushtetit

    Jan 15, 2021 0

  • Të rinjtë profesionistë shqiptare po bëhen milionerë nga puna online për të huajt
    Të rinjtë profesionistë shqiptare po...

    Jan 14, 2021 0

  • 91 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA, rekord në rajon e Europë bashkë me Bosnjë-Hercegovinën
    91 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA,...

    Jan 12, 2021 0

  • Monologu i Dinjitetit
    Monologu i Dinjitetit

    Jan 08, 2021 0


Aktualitet

Basha: Vendimi i opozitës, 1 koalicion dhe 1 qëllim

Basha: Vendimi i opozitës, 1 koalicion dhe 1 qëllim

Jan 15, 2021 0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të enjten se ai do të jetë kandidati për kryeministër i opozitës. Në Opinion, Basha tha se vendimi strategjik i opozitës është një koalicion dhe një qëllim. Basha deklaroi: “Vendimi strategjik i opozitës është 1 koalicion...
Read More
Nard Ndoka: Partia ime është kundër LGBT

Nard Ndoka: Partia ime është kundër LGBT

Jan 14, 2021 0

Lajmet e fundit kryesore nga Shqipëria dhe bota

Lajmet e fundit kryesore nga Shqipëria dhe bota

Jan 14, 2021 0

E bëri çorap edhe punën e vaksinës

E bëri çorap edhe punën e vaksinës

Jan 13, 2021 0

Barkderrat e Nusretit

Barkderrat e Nusretit

Jan 12, 2021 0

Të Fundit

  • Krokodilët nuk kanë ndryshuar formë që prej krijimit të tyre
    Krokodilët nuk kanë ndryshuar formë që prej krijimit të...

    Jan 15, 2021 0

  • Skuadrat & lojtarët që fitojnë më shumë duele në fushë
    Skuadrat & lojtarët që fitojnë më shumë duele në...

    Jan 15, 2021 0

  • Spiropali: Rama, kryeministri që i duhet vendit
    Spiropali: Rama, kryeministri që i duhet vendit

    Jan 15, 2021 0

  • Kryeministri Rama: Ditmir Bushati gaboi!
    Kryeministri Rama: Ditmir Bushati gaboi!

    Jan 15, 2021 0

Kritikë

  • “Unë ju akuzoj”… letra e një mësuesi për drejtuesit e programeve të mëdha televizive
    “Unë ju akuzoj”… letra e një mësuesi për...

    Jan 09, 2021 0

  • Kemi tmerrësisht shumë policë rrotull nesh.
    Kemi tmerrësisht shumë policë rrotull nesh.

    Dec 23, 2020 0

  • Heronj që vdesin-shtet që bën sehir!
    Heronj që vdesin-shtet që bën sehir!

    Dec 15, 2020 0

  • Popular
  • Latest
  • Tag
  • Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit
    Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit

    Feb 11, 2018 1

  • Kur fillon Ramazani 2021?
    Kur fillon Ramazani 2021?

    Feb 23, 2017 0

  • Supë pule me perime, shumë e shijëshme
    Supë pule me perime, shumë e shijëshme

    Sep 19, 2018 0

  • Një listë me emra djemsh për çdo shkronjë: Zgjidhni të preferuarin tuaj!
    Një listë me emra djemsh për çdo shkronjë: Zgjidhni të preferuarin tuaj!

    Jan 15, 2021 0

  • A është sushi një ushqim i shëndetshëm?
    A është sushi një ushqim i shëndetshëm?

    Jan 15, 2021 0

  • Si të kombinoni veshjen më trendy dhe komode të sezonit
    Si të kombinoni veshjen më trendy dhe komode të sezonit

    Jan 15, 2021 0

  • Kam par ender duke bler vere te kuqe qka do te thott...

    11 months ago

  • […] Reklamoni biznesin tuaj në portalin shumë të njohur për shqiptarët Podiumi.com [̷...

    11 months ago

  • Shume interesante e shume kuptim plote te tera, por nuk mund te jet aq thjesht kur ndan jeten me nje...

    12 months ago

2019 2020 2021 albania albinkurti andibushati artanfuga arturzheji basha cfare e edirama erdogan erionveliaj eshte filma foto hashimthaci horoskopi ilirmeta keshilla klodiantomorri lajmet libri lulzimbasha me mustafanano ne per poezi rama receta saliberisha shkrime shqip shqiperi shqiperia shqiptare si spartakngjela te thenie tirane trump veliaj

Me te lexuarat

  • Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit
    Kuptimi i ëndërrave te renditura sipas alfabetit

    Feb 11, 2018 1

  • Kur fillon Ramazani 2021?
    Kur fillon Ramazani 2021?

    Feb 23, 2017 0

  • Supë pule me perime, shumë e shijëshme
    Supë pule me perime, shumë e shijëshme

    Sep 19, 2018 0

  • Lista / Emra modernë për djem dhe vajza
    Lista / Emra modernë për djem dhe vajza

    Feb 07, 2017 0

  • Emra italian për djem dhe vajza
    Emra italian për djem dhe vajza

    Apr 30, 2017 0

Te fundit

  • Një listë me emra djemsh për çdo shkronjë: Zgjidhni të preferuarin tuaj!
    Një listë me emra djemsh për çdo shkronjë: Zgjidhni të...

    Jan 15, 2021 0

  • A është sushi një ushqim i shëndetshëm?
    A është sushi një ushqim i shëndetshëm?

    Jan 15, 2021 0

  • Si të kombinoni veshjen më trendy dhe komode të sezonit
    Si të kombinoni veshjen më trendy dhe komode të sezonit

    Jan 15, 2021 0

  • Meditimi nuk funksionon për të gjithë dhe për këtë ndikon mjedisi
    Meditimi nuk funksionon për të gjithë dhe për këtë...

    Jan 15, 2021 0

  • Krokodilët nuk kanë ndryshuar formë që prej krijimit të tyre
    Krokodilët nuk kanë ndryshuar formë që prej krijimit të...

    Jan 15, 2021 0

Na ndiqni ne FB

Kontaktoni: info@podiumi.com