Lidhu me ne

Mix

Historia e Romës së Lashtë në vetëm 6 përgjigje

Historia e Romës së Lashtë në vetëm 6 përgjigje

Historiani Miles Russell i përgjigjet pyetjeve me spec rreth Romës së Lashtë

Kush e themeloi Romën e Lashtë?

Ashtu si të gjitha shoqëritë e lashta, romakët zotërojnë një histori themelimi tepër heroike. Ajo që i bëri romakët të ndryshëm, është se ata krijuan dy mite të dallueshme të krijimit për veten e tyre.

Në të parën thuhet se ata e kanë prejardhjen nga refugjati mbretëror trojan Enea (djali i perëndeshë Venusit). Ndërsa në të dytën thuhet se qyteti i Romës u themelua nga Romulo, djali i një princeshe Toke dhe Zotit Mars.

Të dyja mitet ndihmuan në themelimin e romakëve si popull i zgjedhur nga Zoti, prejardhja e të cilëve i kishte gjurmët që nga Troja dhe bota helenistike.

Tradita romake tregon se ishte qyteti i lindjes së Romulos, Palatine Hill, në të cilin u shënua ai që u quajt “Viti 1” (ose viti 753 para Krishtit në kalendarin kristian të perëndimit).

Gërmimet arkeologjike në kodër kanë gjetur pjesë që datojnë të paktën që në vitin 1000 para erës sonë.

Kush sundonte në Romën e Lashtë?

Roma bëri shumë për faktin se ajo ishte republikë, e sunduar nga populli dhe jo nga mbretërit. Roma përmbysi monarkinë e saj në vitin 509 para Krishtit, dhe pushteti legjislativ u shpërnda më vonë në kuvendet e njerëzve: pushteti politik në senat, dhe fuqia ushtarake me dy magjistratët e zgjedhur çdo vit të njohur si konsuj.

Akronimi “SPQR” , për Senatus Populusque Romanus ( “Senati dhe Populli i Romës”), kujtonte se njerëzit Romës (teorikisht) kishin fjalën e fundit.

Nga fundi i shekullit 1, kombinimi i politikanëve të etur për pushtet dhe territoreve të mëdha jashtë vendit rezultuan në ndarjen e sistemeve tradicionale të qeverisjes.

Kush ishin gladiatorët në Romën e Lashtë?

Lojërat mes gladiatorëve janë organizuar nga elitat gjatë gjithë perandorisë romake, për të shkëputur popullsinë nga realiteti i jetës së përditshme.

Shumica e gladiatorëve janë blerë nga tregjet e skllevërve, duke u zgjedhur për fuqinë e tyre, qëndrueshmërinë dhe pamjen e mirë. Edhe pse të marrë nga rendet më të ulëta të shoqërisë, gladiatorët ishin një racë që nuk ngjanin shumë si të burgosur lufte, por si luftëtarë të mirë-trajnuar të cilët herë pas here vrisnin për dëfrimin  e turmës romake.

Megjithatë jo të gjithë ata që luftuan si gladiatorë ishin skllevër apo të dënuar. Për shembull perandori Commodus, thjesht riktheu përsëri lojërat e gladiatorëve për të kënaqur popullin romak.

Cili ishte Ligji i “12 tavolinave” në Romë?

“12 Tavolinat” ishte baza kryesore legjislative për Kushtetutën Republikane Romake, që mbronte klasën punëtore nga dënimi arbitrar dhe trajtimi i keq i elitës në pushtet.

E krijuar rreth vitit 450 para erës sonë, tavolinat ishin kodi që përcaktonte të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve në fusha të tilla si martesa, divorci, varrimi, trashëgimia, prona, plagosja, kompesimi, borxhi dhe skllavëria.

Dispozitat kryesore përfshinin vendosjen e bazave të varrimit jashtë kufijve të mureve të qytetit, kontrollin e pasurisë, kujdestaria e vazhdueshme e grave  trajtimi i fëmijëve dhe i skllevërve si pronë, si dhe vendosja e kërkesave për kompensim për lëndime në punë të qëndrueshme.

Çfarë hanin njerëzit në Romën e Lashtë?

Mishi ishte ndër ushqimet kryesore të tyre, sidomos mish derri dhe mish peshku, megjithatë pjesë e dietës së tyre ishin dhe thjerrëzat, preshi, lakra, drithërat, gruri etj.

Ullinjtë, rrushi, molla, kumbulla dhe fiqtë siguroheshin me lehtësi. Po ashtu qumështi, djathi, vezët dhe bukë ishin gjithashtu prodhime të përditshme.

Romakëve u pëlqente ta varionin gatimin e tyre me gjera të ëmbla, ose me salca të ndryshme.

Pse ra Roma e Lashtë?

Një sërë arsyesh mund të sugjerohen që çuan në rënien e Perandorisë Romake në Perëndim: sëmundjet, pushtimi, lufta civile, trazira sociale, inflacioni, kolapsi ekonomik.

Në fakt të gjitha këto ishin faktorë që kontriuuan në rënies, edhe pse elementi kryesore ishte periudha e gjatë e luftimeve gjatë shekullit të 3 dhe 4.

Konfliktet mes perandorëve dobësuan ushtrinë, gërryen ekonominë, dhe shkaktuan një tendosje të madhe në popullsinë vendase.

Të ardhurat e reduktuara nga krahinat bënë që Roma të mos paguante dot për të ushqyerit e ushtrisë së saj dhe administratës civile. 

/History Extra

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix14 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix14 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet14 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore14 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix14 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix15 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar15 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix15 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal15 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook