“Unë ju akuzoj”… letra e një mësuesi për drejtuesit e programeve të mëdha televizive(Përveçse do ndërroja emrat e do t’i zëvendosoja ata me ca shqiptarë, nuk do t’i hiqja asgjë)Marco Galice, mësues në ItaliBarbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi dhe gjithë ushtrinë e këtij ferri.Unë ju akuzoj se jeni ndër fajtorët kryesorë të dekadencës kulturore të vendit tonë, barbarizmit të tij shoqëror, korrupsionit dhe gryerjes të tij morale, destabilizimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik të tyre, shtrembërimit arsimor të fëmijëve tanë.Ju, me televizionet tuaja groteske e vulgare, me programet tuaja plehra, spektaklet tuaja artificiale, false, mashtruese dhe pseudo, keni kontribuar (në vetën e parë dhe pa skrupuj) në dekadentizmin e mijëvjeçarit të tretë.
Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të këtij procesi pervers mediatik që ka rrënjosur bindjen e një vetë-realizimi bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në kërkim të famës, suksesit dhe bukurisë, në kërkimin e vazhdueshëm të klikimeve, për ndërtimin e asaj që të tjerët duan dhe jo atë që ne jemi.J
u keni kultivuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve shoqërore. I keni dhënë famë personazheve injorantë dhe pa edukatë që nuk kanë vlera, nuk kanë kulturë e as moral.Ju keni frikë nga të diplomuarit shkëlqyeshëm, nga ata që studiojnë dhe investojnë kulturë.
Ju jeni investuar në përshkallëzimin e arratisë nga vendi të të irrituarve prej programeve tuaja me aktorë rruge.
Unë flas si mësues, që shoh nxënësit të imitojnë në mënyrë të egër arrogancën, gënjeshtrën, pamjen e jashtme, provokimin, vrazhdësinë që përhapin personazhet e televizioneve tuaja.
Realiteti i trishtuar që ju përhapni ngjall te nxënësit e mi, te ata që nuk përshtaten me atë që ju na prezantoni, mungesë besimi për të ardhmen, frikë, hutim, izolim.
Dhe si shpërblim marrin margjinalizim dhe tallje.Unë si mësues shoh qindra nxënës të sillen si replikantë të personazheve të turpshëm që mbushin programet tuaja, për t’u përpjekur të jenë si ata.Unë ju akuzoj, sepse ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha këto.
Shpresoj në shkatërrimin tuaj profesional dhe zhdukjen tuaj mediatike, sepse vetëm këto mund të jenë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar këtij vendi”.Përktheu Ilir Çuçi
Letrat e dhimbjes së shqiptarëve në regjimin komunist të cilat u ndaluan nga Sigurimi i Shtetit për të shkuar në...
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka trokitur prej ditësh dhe ndërsa i afrohemi 25 prillit, motorët e partive kryesore në vend...
Sa herë ndodh të jetë e ftuar në “Rudina”, Eni Çobani gjithmonë ndan me publikun, përveç profesionit, edhe sekrete e...
Kriza në Aeroportin e Rinasit është përpjekja e fundit Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga Skandali Becheti. Kështu u...
Klodian Tomorri Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një deklaratë të fortë , teksa ka folur për tenderat që po bëhen...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se do të rikandidojë për një...
Po çfarë bëri tjetër Rama? E bëri Shqipërinë vilajet të Turqisë. Nëse Berisha e priste në Tiranë Bushin, Rama i bën...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të premte është...
ITALI– Kryeministri Italian, Mario Draghi ka zemëruar Turqinë duke e quajtur presidentin Rexhep Tajip Erdogan “një diktator” dhe duke e...
Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti...